TË FUNDIT

    Kush është gruaja që dyshohet se u përfshi në zhdukjen e biznesmenit Bedri Rexhepi?

    June 14, 2022

    Këmisha e duksa, Kuran e verëra: Këto janë krejt dhurata që mori Kurti prej se erdhi në pushtet (Dokument)

    June 14, 2022

    Vuçiq s’e ndalë propagandën, teksa në Beograd kujtojnë disfatën e Serbisë në Koshare

    June 14, 2022
    Facebook Twitter Instagram
    Korrekt Press
    • Ballina
    • Lajme
    • Bota
    • Shqipëria
    • Sport
    • Shëndetësi
    • Showbiz
    • Opinione
    • Kuriozitete
    Facebook Twitter Instagram LinkedIn VKontakte
    Korrekt Press
    You are at:Home»Lajme»33-vjeçari nga Kosova mashtron austriakët me “Call Center”, ua merr mbi një milion euro
    Lajme

    33-vjeçari nga Kosova mashtron austriakët me “Call Center”, ua merr mbi një milion euro

    By A.JJune 1, 2022
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Gjykata e Salzburgut dënoj kosovarin 33 vjeçar për mashtrimin e 39 klientëve austriakë në vlerë 1.24 milionë euro.

    “Call Centre” është përhapur në shumë shtete të botës, shumë prej tyre edhe jo të licencuara. Në Kosovë ka qindra “Call Centre” që shumë prej tyre janë edhe jo të licencuara dhe veprojnë shpeshherë edhe me mashtrime ndaj blerësve të huaj.

    Së fundmi raportohet për një kosovar 33-vjeçar që ka mashtruar 39 klientë austriakë duke u marrë 1.24 milionë euro.

    Lidhur me këtë rast, autoritetet e drejtësisë së Austrisë, Gjykata e Salzburgut e dënoi kosovarin me 18 muaj burgim për pjesëmarrje në një mashtrim kibernetik.

    Akuzat ndaj tij janë se kosovari ka punuar në “Call Centre” në Prishtinë dhe ka dëmtuar 39 austriakë, duke iu marrë 1.24 milionë euro, ndërsa nëse përfshihen edhe klientët në Gjermani e Zvicër, vlera e dëmit shkon deri 2.4 milionë euro.

    “I akuzuari qëndronte në një Call center në Prishtinë; shumë të tjerë ‘agjentë’ të tillë vepronin në Call center në Pragë apo Sofje. Këto Call center formonin një platformë mashtruese tregtare online të njohur ‘Option888’. I akuzuar, më parë i trajnuar mirë, ndërtoi me mjeshtëri marrëdhënie të mira me investuesit. Ai dukej me reputacion, me përvojë të shtirur në këmbimore dhe kishte detyrë që të bindte klientët të investonin sa më tepër të jetë e mundur”, u tha në akuzën e Prokurorisë.

    Ndërkohë, lidhur me këtë kompani, thuhet se shumë totale sa ky rrjet kriminel ka mashtruar klientët, kryesisht në Evropën Perëndimore, është afro 250 milionë euro, shkruan albinfo.at.

    Kosovari 33-vjeçar ishte arrestuar dhe gjendej në paraburgim nga tetori i vitit 2021. Ai ishte i ashtuquajtur “agjent”. Nën pseudonimin Sebastian Morelli, thuhet se 33-vjeçari joshi investues të shumë gjermanofolës, të cilët ishin regjistruar në platformën tregtare mashtruese për të depozituar fonde atje.

    Organizata kriminale kishte një softuer të sofistikuar që të linte përshtypje të tregtimit të vërtetë të fondeve të investuara, thuhet në raportin e prokurorisë.

    “Ky softuer rekomandohej që klienti ta instalonte dhe agjenti ishte në gjendje të hynte në të. Në fakt, paratë e investuara – shuma katër deri gjashtë shifra – dërgoheshin shpejt në llogari të ndryshme që u përkisnin kriminelëve”, thuhet nga Prokuroria.

    Akuza për mashtrimin e 39 austriakëve nga prilli i vitit 2017 deri në janar të vitit 2018, duke ua vjedhur 1.24 milionë euro. E duke llogaritur edhe klientë në Gjermani e Zvicër, shifrat shkojnë në 2.4 milionë euro.

    “I akuzuari ishte vetëm njëri në një numër jo aq të vogël në rrjetin kriminal”, thuhet nga Prokuroria.

    Në Salzburg po gjykohen edhe tre persona që kishin pozita drejtuese në rrjetin kriminal. Kosovari 33-vjeçar ka thënë se është penduar.

    “E lashë veten të punësohem aty shkaku i borxheve. Më vjen keq që kam dëmtuar kaq shumë njerëz. Më vjen shumë turp”, tha kosovari, shkruan “Salzburg Nachrichten”.

    Avokati i tij mbrojtës, Simon Haussler, ka thënë se klienti i tij ishte vetëm “një rrotë e vogël në këtë konstrukt”. Ai u dënua me 18 muaj burgim.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    LEXO GJITHASHTU

    Kush është gruaja që dyshohet se u përfshi në zhdukjen e biznesmenit Bedri Rexhepi?

    June 14, 2022

    Këmisha e duksa, Kuran e verëra: Këto janë krejt dhurata që mori Kurti prej se erdhi në pushtet (Dokument)

    June 14, 2022

    Vuçiq s’e ndalë propagandën, teksa në Beograd kujtojnë disfatën e Serbisë në Koshare

    June 14, 2022

    Comments are closed.

    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo

    AKTUALE

    Lajme

    Kush është gruaja që dyshohet se u përfshi në zhdukjen e biznesmenit Bedri Rexhepi?

    By B.SJune 14, 20220

    Gjykata Themelore e Prishtinës i ka caktuar masën e paraburgimit kundër të pandehures A.R, e…

    Këmisha e duksa, Kuran e verëra: Këto janë krejt dhurata që mori Kurti prej se erdhi në pushtet (Dokument)

    June 14, 2022

    Vuçiq s’e ndalë propagandën, teksa në Beograd kujtojnë disfatën e Serbisë në Koshare

    June 14, 2022

    Arbana Xharra për Presidenten Osmani pas publikimit fotos gjysmë të Ramës: Arrogancë dhe pamaturi politike

    June 14, 2022

    TË TJERA

    Erdhën për 6 muaj dhe qëndruan 16 vite, historia e veçantë e çiftit anglez në Kosovë

    June 14, 2022

    ‘4 muzika live 800 lekë’, fatura e kosovarit në Shqipëri bëhet virale (Foto)

    June 14, 2022

    Ganimete Musliu e Leonora Jakupi e “kallin” atmosferën në kanagjeq

    June 14, 2022

    Rikthehet “2 Korriku – Beguncë”, turneu më i madh në vend

    June 14, 2022
    Rreth nesh
    Rreth nesh

    Korrekt Press është portal i pavarur i lajmeve i krijuar me vet-iniciativë nga një grup udhëheqësish medial.

    Korrekt Press mbulon çdo ngjarje të rëndësishme për Kosovën, rajonin dhe më gjerë.
    Email: info@korrektpress.com

    Facebook Twitter Instagram YouTube TikTok
    LAJMET E FUNDIT

    Kush është gruaja që dyshohet se u përfshi në zhdukjen e biznesmenit Bedri Rexhepi?

    June 14, 2022

    Këmisha e duksa, Kuran e verëra: Këto janë krejt dhurata që mori Kurti prej se erdhi në pushtet (Dokument)

    June 14, 2022

    Vuçiq s’e ndalë propagandën, teksa në Beograd kujtojnë disfatën e Serbisë në Koshare

    June 14, 2022
    REKLAMË
    © 2022 Korrekt Press. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
    • Rreth nesh
    • Raportoni
    • Kontakti

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.