TË FUNDIT

    Reagon PSD, publikon pamje nga arrestimi i Molliqajt dhe aktivistëve tjerë të këtij subjekti

    June 16, 2022

    A do të ketë fat Kosova? Grupi Punues i Vizave, mblidhet në Bruksel më 22 qershor

    June 16, 2022

    “Abuzimi me 335 mijë euro”, MKRS po përgatit padi për shpifje ndaj PDK-së

    June 16, 2022
    Facebook Twitter Instagram
    Korrekt Press
    • Ballina
    • Lajme
    • Bota
    • Shqipëria
    • Sport
    • Shëndetësi
    • Showbiz
    • Opinione
    • Kuriozitete
    Facebook Twitter Instagram LinkedIn VKontakte
    Korrekt Press
    You are at:Home»Lajme»A do të ketë fat Kosova? Grupi Punues i Vizave, mblidhet në Bruksel më 22 qershor
    Lajme

    A do të ketë fat Kosova? Grupi Punues i Vizave, mblidhet në Bruksel më 22 qershor

    By A.JJune 16, 2022
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Grupi Punues i Vizave që shërben si organ përgatitor në kuadër të Këshillit të Bashkimit Evropian do të mblidhet më 22 qershor, një ditë para Samitit BE-Ballkani Perëndimor dhe takimit të udhëheqësve të 27 vendeve të unionit. Takimi i këtij grupi punues është shenjë se çështja e liberalizimit të vizave për Kosovën mund të futet agjendën e Këshillit të BE-së të nesërmen (23 qershor).

    Sipas agjendës së Këshillit të BE-së, takimi i Grupit Punues të Vizave do të mbahet në Bruksel më 22 qershor duke filluar nga ora 10:00.

    Grupi Punues i Vizave trajton politikën e përbashkët të vizave në lidhje me qytetarët nga vendet joanëtare të BE-së që i nënshtrohen kërkesës për vizë.

    Këshilli i Bashkimit Evropian është organ kolegjial që përbëhet nga krerët e shteteve apo të qeverive të 27 vendeve të BE-së të cilët do të mblidhen në Bruksel për një takim dy ditor më 23 dhe 24 qershor.

    Presidencën e Këshillit të BE-së e udhëheqë Franca deri më 30 qershor 2022 dhe nga 1 korriku atë e dorëzon te Çekia.

    Në këto dy ditë do të organizohet edhe një samit i përbashkët BE-Ballkan Perëndimor.

    Datën 23 qershor e ka përmendur dje edhe presidentja e vendit, Vjosa Osmani, në konferencën e përbashkët për media me presidentin e Këshillit të BE-së, Charles Michel. Ajo tha se nëse do të ndodhë liberalizimi ose jo është në vullnetin e shteteve anëtare, derisa njoftoi se institucionet e Kosovës janë në kontakte me të gjitha shtetet e Unionit veç e veç, me disa prej të cilave ende s’kanë marrë përgjigje përfundimtare.

    Këshilli i BE-së është institucion që vendosë edhe për dhënien e dritës së gjelbër liberalizimit të vizave për Kosovën nëse të gjitha shtetet anëtare janë pro.

    Por, edhe pse Komisioni Evropian dhe Parlamenti Evropian janë shprehur disa herë në favor të liberalizimit të vizave, kjo çështje s’është vendosur në agjendën e Këshillit të BE-së asnjëherë.

    Franca është njëra nga shtetet skeptike se a duhet t’i hiqen vizat kosovarëve, pasi sipas saj duhet të ketë më shumë përparim në luftën kundër krimit dhe korrupsionit.

    E në favor të liberalizimit të vizave për Kosovën është shprehur bukur qartë Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz.

    Ai në dy takimet e fundit që ka pasur në Berlin e Prishtinë me kryeministrin Kurti është shprehur se është pro liberalizimit të vizave dhe për këtë çështje është angazhuar personalisht edhe në bisedat me përfaqësuesit e institucioneve të BE-së.

    Poashtu, Parlamenti Evropian, të martën përmes një draft raporti ka kërkuar sërish nga Këshilli i BE-së të liberalizojë vizat për Kosovën.

    Brengën disavjeçare të kosovarëve që s’mund të udhëtojnë lirshëm nëpër zonën Schengen po e mirëkupton austriakja Kati Schneeberger që drejton organizatën joqeveritare “Vjena bëhet Evropë”.

    Ajo ka nisur njëpeticion onlineqë është nënshkruar nga më shumë se 15 mijë njerëz e ku i bëhet thirrje BE-së që t’i liberalizojë vizat për kosovarët.

    Kosova është vendi i vetëm në Ballkanin Perëndimor që nuk gëzon liberalizim vizash me BE-në.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    LEXO GJITHASHTU

    Reagon PSD, publikon pamje nga arrestimi i Molliqajt dhe aktivistëve tjerë të këtij subjekti

    June 16, 2022

    “Abuzimi me 335 mijë euro”, MKRS po përgatit padi për shpifje ndaj PDK-së

    June 16, 2022

    Haxhiu: Kusari-Lila u bë me Kurtin për ta shpëlarë emrin, “Alternativa” një kolibe politike

    June 16, 2022

    Comments are closed.

    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo

    AKTUALE

    Lajme

    Reagon PSD, publikon pamje nga arrestimi i Molliqajt dhe aktivistëve tjerë të këtij subjekti

    By A.JJune 16, 20220

    Partia Socialdemokrate ka reaguar pas arrestimit të kreut të këtij subjekti, Dardan Molliqaj dhe aktivistëve…

    A do të ketë fat Kosova? Grupi Punues i Vizave, mblidhet në Bruksel më 22 qershor

    June 16, 2022

    “Abuzimi me 335 mijë euro”, MKRS po përgatit padi për shpifje ndaj PDK-së

    June 16, 2022

    Haxhiu: Kusari-Lila u bë me Kurtin për ta shpëlarë emrin, “Alternativa” një kolibe politike

    June 16, 2022

    TË TJERA

    “Sunny Hill” në Tiranë, Veliaj: Mjaft me sherre, festivali nuk po mbahet në Moskë

    June 16, 2022

    A e kishte paralajmëruar Dukagjin Lipa zhvendosjen e “Sunny Hill” në Tiranë?

    June 15, 2022

    Zelensky: Shqipëria dhe Mali i Zi mbështesin shtetin tonë në statusin si kandidat për BE

    June 15, 2022

    Erion Veliaj ia shtin lapsin: Presim t’i fitojmë 50 milionë në ditë nga “Sunny Hill

    June 15, 2022
    Rreth nesh
    Rreth nesh

    Korrekt Press është portal i pavarur i lajmeve i krijuar me vet-iniciativë nga një grup udhëheqësish medial.

    Korrekt Press mbulon çdo ngjarje të rëndësishme për Kosovën, rajonin dhe më gjerë.
    Email: info@korrektpress.com

    Facebook Twitter Instagram YouTube TikTok
    LAJMET E FUNDIT

    Reagon PSD, publikon pamje nga arrestimi i Molliqajt dhe aktivistëve tjerë të këtij subjekti

    June 16, 2022

    A do të ketë fat Kosova? Grupi Punues i Vizave, mblidhet në Bruksel më 22 qershor

    June 16, 2022

    “Abuzimi me 335 mijë euro”, MKRS po përgatit padi për shpifje ndaj PDK-së

    June 16, 2022
    REKLAMË
    © 2022 Korrekt Press. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
    • Rreth nesh
    • Raportoni
    • Kontakti

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.