TË FUNDIT

    Musliu: Nëse në Hagë vendoset drejtësia, Gucati e Haradinaj nesër lirohen

    May 17, 2022

    Valon Syla me thirrje ndaj SHBA’ve: Pash jetën që e takoni Albin Kurtin

    May 17, 2022

    Sali Berisha krahason veten me Steve Jobs: Do ta ndryshoj Shqipërinë

    May 17, 2022
    Facebook Twitter Instagram
    Korrekt Press
    • Ballina
    • Lajme
    • Bota
    • Shqipëria
    • Sport
    • Shëndetësi
    • Showbiz
    • Opinione
    • Kuriozitete
    Facebook Twitter Instagram LinkedIn VKontakte
    Korrekt Press
    You are at:Home»Lajme»“A duhet me i mëshu tavolinës?”, “Kështu s’bën hiç”, seanca nis me një përplasje Konjufca – Tahiri
    Lajme

    “A duhet me i mëshu tavolinës?”, “Kështu s’bën hiç”, seanca nis me një përplasje Konjufca – Tahiri

    By A.JMay 11, 2022
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Seanca e sotme e Kuvendit ka nisur me një mosmarrëveshje mes kryeparlamentarit Glauk Konjufca dhe shefit të grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahirit.

    Tahiri e mori fjalën i pari duke shtruar dy pyetje, për të cilat siç duket, nuk ishte marrë vesh me Konjufcën.

    “Pyetja e parë është si është e mundshme që për një muaj e gjysmë jemi maltretuar në këtë Kuvend, deputetë e deputete të Kuvendit kanë dalë kanë thënë se komisioni hetimor është në kundërshtim me ligjin për hetim parlamentar. Pyetja ime është shumë e thjeshtë: a është ky komision hetimor në kundërshtim me këtë ligj, dhe nëse është, pse e keni bërë”, tha ai.

    “Pyetja e dytë për ju është: A duhet me e marrë shishen me i mëshu qështu, për me e marrë vesh dhe me i sjellë ligjet që i keni? A duhet me i mëshu tavolinës me ju thënë bjereni ligjin e pagave?”, theksoi Tahiri.

    Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca tha se Tahiri e keqpërdori “fort” foltoren e Kuvendit.

    “Z. Tahiri, për herë të parë po të them në Kuvend që sapo e keqpërdore fort keq foltoren e Kuvendit. Ja kështu s’bën hiç. Shumë gabim je. Ta dhashë fjalën për tjetër gjë”, tha Konjufca.

    “Trego, thuaj po du me folë për komisionin hetimor parlamentar”, shtoi ai, duke i kërkuar t’i respektojë rregullat parlamentare.

    Pasi shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri foli për një debat parlamentar të cilin propozoi ta shtyejnë për shkak të mungesës së kryeministrit, Konjufca i tha Besnik Tahirit ta marrë shembull kolegun nga opozita.

    “E ke një shembull se si bëhet mocioni, Z. Tahiri”, tha kryetari i Kuvendit.

    “Nuk kam nevojë kryetar me më treegu ti për shembuj. Shembullin ke mujtë me bë mos me u vonu një muaj e gjysmë, e me e thirrë kryesinë e me lëvizë…”, ia ktheu Tahiri.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    LEXO GJITHASHTU

    Musliu: Nëse në Hagë vendoset drejtësia, Gucati e Haradinaj nesër lirohen

    May 17, 2022

    Valon Syla me thirrje ndaj SHBA’ve: Pash jetën që e takoni Albin Kurtin

    May 17, 2022

    Sali Berisha krahason veten me Steve Jobs: Do ta ndryshoj Shqipërinë

    May 17, 2022

    Comments are closed.

    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo

    AKTUALE

    Lajme

    Musliu: Nëse në Hagë vendoset drejtësia, Gucati e Haradinaj nesër lirohen

    By B.SMay 17, 20220

    Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu konsideron se Gjykata Speciale në Hagë e ka humbur komplet…

    Valon Syla me thirrje ndaj SHBA’ve: Pash jetën që e takoni Albin Kurtin

    May 17, 2022

    Sali Berisha krahason veten me Steve Jobs: Do ta ndryshoj Shqipërinë

    May 17, 2022

    Para shpalljes së aktgjykimit ndaj Haradinajt dhe Gucatit, Klinaku: Presim që Gjykata Speciale të mos bie pre e Prokurorisë

    May 17, 2022

    TË TJERA

    Elvana Gjata mori gjithë vëmendjen në sfilatën e Valdrin Sahitit

    May 17, 2022

    Presidentja Osmani: Flokët i drejtova pas 12 vjetësh, më bindi Valdrin Sahiti

    May 17, 2022

    Erdogan nuk tërhiqet: Kundërshton anëtarësimin e Suedisë dhe Finlandës në NATO

    May 17, 2022

    Deri tani flitej për fitore, ushtaraku shtang rusët: Gjërat po shkojnë keq, kemi përballë 42 shtete

    May 17, 2022
    Rreth nesh
    Rreth nesh

    Korrekt Press është portal i pavarur i lajmeve i krijuar me vet-iniciativë nga një grup udhëheqësish medial.

    Korrekt Press mbulon çdo ngjarje të rëndësishme për Kosovën, rajonin dhe më gjerë.
    Email: info@korrektpress.com

    Facebook Twitter Instagram YouTube TikTok
    LAJMET E FUNDIT

    Musliu: Nëse në Hagë vendoset drejtësia, Gucati e Haradinaj nesër lirohen

    May 17, 2022

    Valon Syla me thirrje ndaj SHBA’ve: Pash jetën që e takoni Albin Kurtin

    May 17, 2022

    Sali Berisha krahason veten me Steve Jobs: Do ta ndryshoj Shqipërinë

    May 17, 2022
    REKLAMË
    © 2022 Korrekt Press. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
    • Rreth nesh
    • Raportoni
    • Kontakti

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.