TË FUNDIT

    Ramiz Kelmendi: T’i bëjmë pagat 700 euro nga 2023, po zbrazet Kosova

    June 18, 2022

    Abelard Tahiri ua mbante “dorën” veteranëve, me sahat 3 mijë e 300 euro në dorë

    June 17, 2022

    Shefqet Krasniqi për veteranët: Edhe 500 euro në muaj për ta është pak

    June 17, 2022
    Facebook Twitter Instagram
    Korrekt Press
    • Ballina
    • Lajme
    • Bota
    • Shqipëria
    • Sport
    • Shëndetësi
    • Showbiz
    • Opinione
    • Kuriozitete
    Facebook Twitter Instagram LinkedIn VKontakte
    Korrekt Press
    You are at:Home»Lajme»Abelard Tahiri ua mbante “dorën” veteranëve, me sahat 3 mijë e 300 euro në dorë
    Lajme

    Abelard Tahiri ua mbante “dorën” veteranëve, me sahat 3 mijë e 300 euro në dorë

    By B.SJune 17, 2022
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Veteranët po protestonin për disa orë në oborrin e Kuvendit, derisa shefi i PDK-së brenda, Abelard Tahiri, mbante në dorë orën “LONGINES” në vlerë të pensionit vjetor të veteranit.

    Në ora 9:30, me rroba të zhubrosura e të vjetra, veteranët ia mësynë oborrit të Kuvendit për të protestuar kundër ligjit të ri të pagave.

    Me këtë ligjin e ri, veteranëve përveç që s’ju rritet pensioni, një kategorie do t’ju zvogëlohej për 50 euro. Një veteran i papunë sot i merr 170 euro në muaj, apo 2 mijë euro në vit – sa ora e Tahirit, sipas tij.

    Pas tri orëve protesta të veteranëve dhe Tahirit me kolegë, ligji nuk kaloi. E diku rreth orës 12:47, me orë në dorë, milioneri i PDK-së doli para veteranëve për t’ua kumtuar fitoren e vogël.

    Derisa para kamerave fliste me gishtin lart dhe orën “Longines” në dorë, dikush nga komuniteti i twitterit u sigurua ta shpërndajë orën e Tahirit, për të cilën u tha se kushton 30 mijë euro, e dikush tjetër tha se kushton 51 mijë euro, meqë është e markës Patek Phlippe – ora më e shtrenjtë në treg.

    E sot në orët e mesditës, Nacionale kontaktoi Abelard Tahirin, për ta pyetur rreth orës së tij, që dje e mbante në dorë.

    Doli se ora e Tahirit s’është Patek Philippe, siç thoshin në twitter. Madje ai na dërgoi fotografi të orës.

    “Është e pavërtetë, pa taksa e kam ble 1900 [euro]. Pa taksa jashtë shtetit, jo në Kosovë” – ka thënë Tahiri.

    Me një kërkim të shpejtë në internet, gjetëm se ora e Tahirit në fakt kushton 3 mijë e 300 euro. Duket se shefi i PDK-së në Kuvend, e ka gjetur momentin e duhur në pazar.

    Në anën tjetër, shefi i PDK-së nuk e ka deklaruar orën tek pasuria e paluajtshme.

    Lidhur me këtë çështje, Tahiri tha se tash e ka blerë dhe se ora do të deklarohet si pasuri e luajtshme, vitin e ardhshëm.

    “Jo [s’e kam deklaruar] se e kam ble tash, kjo deklarohet vitin tjetër. Këtë vit e kam ble, dhe deklarohet më 2023” – tha Tahiri në Nacionale.

    Kur jemi te deklarimi i pasurisë, Abelard Tahiri, është ndër deputetët më të pasur, me mbi 1 milionë euro vetëm pasuri të paluajtshme.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    LEXO GJITHASHTU

    Ramiz Kelmendi: T’i bëjmë pagat 700 euro nga 2023, po zbrazet Kosova

    June 18, 2022

    Shefqet Krasniqi për veteranët: Edhe 500 euro në muaj për ta është pak

    June 17, 2022

    Reagimi nga VV pas publikimit të sondazhit, deputeti i beson vetëm vullnetit të popullit

    June 17, 2022

    Comments are closed.

    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo

    AKTUALE

    Lajme

    Ramiz Kelmendi: T’i bëjmë pagat 700 euro nga 2023, po zbrazet Kosova

    By B.SJune 18, 20220

    Biznesmeni i njohur dhe ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Ramiz Kelmendi ka thënë se duhet…

    Abelard Tahiri ua mbante “dorën” veteranëve, me sahat 3 mijë e 300 euro në dorë

    June 17, 2022

    Shefqet Krasniqi për veteranët: Edhe 500 euro në muaj për ta është pak

    June 17, 2022

    Reagimi nga VV pas publikimit të sondazhit, deputeti i beson vetëm vullnetit të popullit

    June 17, 2022

    TË TJERA

    Adelina Tahiri: E mora burrin maqedonas sepse shqiptarët janë të prapambetur

    June 17, 2022

    Noizy publikon bisedat private me Loredanën

    June 17, 2022

    Këto janë marrëveshjet që pritet të nënshkruhen në mbledhjen e dy Qeverive

    June 17, 2022

    Ukraina shkatërron anijen ruse që transportonte municione në Detin e Zi

    June 17, 2022
    Rreth nesh
    Rreth nesh

    Korrekt Press është portal i pavarur i lajmeve i krijuar me vet-iniciativë nga një grup udhëheqësish medial.

    Korrekt Press mbulon çdo ngjarje të rëndësishme për Kosovën, rajonin dhe më gjerë.
    Email: info@korrektpress.com

    Facebook Twitter Instagram YouTube TikTok
    LAJMET E FUNDIT

    Ramiz Kelmendi: T’i bëjmë pagat 700 euro nga 2023, po zbrazet Kosova

    June 18, 2022

    Abelard Tahiri ua mbante “dorën” veteranëve, me sahat 3 mijë e 300 euro në dorë

    June 17, 2022

    Shefqet Krasniqi për veteranët: Edhe 500 euro në muaj për ta është pak

    June 17, 2022
    REKLAMË
    © 2022 Korrekt Press. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
    • Rreth nesh
    • Raportoni
    • Kontakti

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.