Kryeministri Albin Kurti, ka përkujtuar Fehmi Aganin në 23-vjetorin e vrasjes së tij.
Ai në një postim në Facebook ka thënë se, akademik Fehmi Agani ishte intelektual delikat dhe profesor i afërt, dashamirës i dijes, mësimit dhe studimit, njeri paqësor e përparimtar. Formimi i tij ishte kryesisht humanist e social.
Ai rithekson përkushtimin e institucioneve të Republikës së Kosovës, për të zbardhur para drejtësisë dhe historisë, krimet e Serbisë të kryera në Kosovë, siç është edhe vrasja e Fehmi Aganit.