Kosova dhe Serbia tashmë kanë arritur të dakordohen për marrëveshjen për energjinë.
Këtë e ka bëtë të ditur, i dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, Miroslav Lajcak.
“Me kënaqësi iu njoftoj se Kosova dhe Serbia sapo miratuan Udhërrëfyesin për Zbatimin e Marrëveshjeve të Energjisë në kuadër të Dialogut të lehtësuar nga BE-ja. Ky është një hap i madh përpara”, ka shkruar Lajçak në Twitter.