Opinonistja e njohur kosovare, znj. Kimete Berisha, është tallur me lajmin për Rolexin e Xhelal Sveçlës.
Ajo shkruan:
Ora 2 e natës!
Xhelal Sveçla po e kqyrë sahatin
Çou bre Bin shaloma atin
Në Dubai sonte e kam konakun
M’u zatet me sallangjakun
Piqem Zot në Sheik Agën!
Që ja u matke burrave shtagën.
P.S. Xhelal Sveçla është duke i marrë orët për leje të vozitjes së deveve.
Gjatë një takimi me ministrin e Lumturisë në Dubai, dhe Departamentin e kësaj ministrie ‘Njëmijë e një net’,
Sveçla e shqyrtoi mundësinë të pajiset edhe me lejen speciale për vozitjen e qilimit fluturues,
fillimisht në relacionin Ama Toëer – Burj Khalifa,
…
pastaj, pasi t’i merr pak këmbët, pritet të specializonet si Solomoni për t’i grah qilimit prej Damaskut deri te Soliteri i Kuq në Mitrovicë.
Duhet të theksohet se edhe sivjet mburojë e qilimit nga dielli është tenda e zogjve.
Sheikët e paralajmëruan ministrin e policisë së Kosovës se nuk do të ketë nevojë të bëhet Sheherzade ta magjeps mbretin për të marrë lejen për ta vozitur devenë.
Vetëm do t’i duhet të jetë banor i Dubait për të pasur të drejtë të grah deve me leje.
Ministri Xhelali pyeti:
A thua pse soliterat në Dubai quhen me emra femrash!
Dhe pse ndërtesa e KEK-ut në Prishtinë u quajt nga populli i Kosovës ‘Llepa Brena’!
Askush nuk foli.
Për një çast Dubain e pllakosi heshtja nga thellësia e këtyre mendimeve…