TË FUNDIT

    Ekskluzive: Këta janë emrat e 15 personave të arrestuar për 73 kg drogë në Ferizaj

    May 24, 2022

    Si do jetë vera në Kosovë? Publikohet parashikimi i madh metorologjik

    May 24, 2022

    ATK me aksion ndaj 14 bizneseve, për dy ditë mbledh afro 1 milion euro borxhe

    May 24, 2022
    Facebook Twitter Instagram
    Korrekt Press
    • Ballina
    • Lajme
    • Bota
    • Shqipëria
    • Sport
    • Shëndetësi
    • Showbiz
    • Opinione
    • Kuriozitete
    Facebook Twitter Instagram LinkedIn VKontakte
    Korrekt Press
    You are at:Home»Lajme»Buja: Qeveria Kurti ka bërë shumë gabime, mungesa e Thaçit e rëndë
    Lajme

    Buja: Qeveria Kurti ka bërë shumë gabime, mungesa e Thaçit e rëndë

    By B.SMay 10, 2022
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ramë Buja ka deklaruar se Qeveria Kurti ka bërë shumë gabime, madje edhe i ka fshehur lëshimet e bëra.

    Buja moslejimin e formimit të Komisionit Hetimor për energji ai e konsideron si gabimin më të rëndë deri më tani.

    “Opozita s’ka si ta vlerësoj pozitivisht Qeverisjen Kurti, për faktin shumë të ditur sepse në këtë vit të qeverisjes janë bërë shumë gabime, shumë lëshime dhe këtë nuk mund ta vlerësojmë pozitivisht askush. Besoj as ata që logjikshëm mendojnë edhe ata që i kanë dhënë votën sepse në fakt kanë ndodh gabime. Nuk ka qeverisje të pagabueshme, por në fakt fshehja e tyre është tepër e rëndë”.

    “Andaj edhe Komisioni për Hetim që donte ta bënte opozita nuk donte ta lejonin këtë gjë, kjo ishte diçka që fliste që diçka po fshihej. Kështu që kjo ishte ajo më e rënda që ndodhi deri më tani. Por, pas presionit që bëri opozita, një presion ndoshta jo bash logjik e bash përmbajtjesorë e bash i kulturuar, por megjithatë ndodhi ajo që ndodhi e nga presioni u themelua edhe komisioni”.

    Sa i përket bisedimeve Kosovë-Serbi, Buja konsideron se Qeveria duhet të mendohet mirë dhe ta marr seriozisht që të përshpejtohet ky proces.

    Edhe pse sipas tij, nga ky proces Kosova nuk do të marrë 100% atë që dëshiron, por ai thotë se duhet të marrim optimalen me një grup negociatorësh shumë të përgatitur.

    “Për bisedime duhet pasur platformë për bisedime Qeveria jonë. Me që amerikanët po e quajnë këtë status-kohë si diçka që i shërben Rusisë, do të duhej të mendohet mirë dhe seriozisht ne që ta përshpejtojmë këtë proces dhe është shumë logjike diçka tek negociatat”.

    “Nuk kemi mundësi që të marrësh krejt 100% atë që dëshiron, por duhet të marrësh atë optimalen. Këtë e bënë vetëm një Qeveri dhe një grup negociatorësh që është shumë i përgatitur këtë gjë”.

    Buja për EO tha se mungesa e ish-presidentit Hashim Thaçi është shumë e rëndë për të.

    Për këtë arsye ai nuk ka marr pjesë në asnjë manifestim apo kremtim si shenjë proteste.

    Ai e konsideron se gjykimi ndaj Thaçit e të tjerëve në Hagë është papërmbajtje, pajuridiksion dhe vetëm politikë.

    “Mos më prekni në plagë sepse në fakt kjo është diçka që është shumë e rëndë për mua. Unë jo rastësisht nuk kam marr pjesë në asnjë manifestim prej se janë burgosur ata. Gjëja më e palogjikshme e mundshme, ata njerëz nuk kanë ikur, nuk ka pasur nevojë që të arrestohen, kanë shkuar vetë atje dhe ka qenë shumë logjike që ata të mbrohen në liri. Për dënimin nëse ata e shohin të arsyeshme e që nuk ka asnjë arsye dhe asnjë fakt për ta bërë dënimin atëherë kishin pas mundësi ta bëjnë nga shtëpia”.

    “Absolutisht, jo vetëm Bajramin po asnjë kremtim tjetër. Për arsye tepër të thjeshtë se më duket se është mungesë tepër e madhe e atyre që e bënë luftën, e bënë lirinë, e bënë pavarësinë dhe tani i kemi në një burg krejtësisht të pa logjik, pa përmbajtje, pa juridiksion veç politikë

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    LEXO GJITHASHTU

    Ekskluzive: Këta janë emrat e 15 personave të arrestuar për 73 kg drogë në Ferizaj

    May 24, 2022

    Si do jetë vera në Kosovë? Publikohet parashikimi i madh metorologjik

    May 24, 2022

    ATK me aksion ndaj 14 bizneseve, për dy ditë mbledh afro 1 milion euro borxhe

    May 24, 2022

    Comments are closed.

    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo

    AKTUALE

    Lajme

    Ekskluzive: Këta janë emrat e 15 personave të arrestuar për 73 kg drogë në Ferizaj

    By B.SMay 24, 20220

    Policia e Kosovës gjatë ditës së djeshme ka konfiskuar 73 kilogramë drogë të llojit heroinë,…

    Si do jetë vera në Kosovë? Publikohet parashikimi i madh metorologjik

    May 24, 2022

    ATK me aksion ndaj 14 bizneseve, për dy ditë mbledh afro 1 milion euro borxhe

    May 24, 2022

    Infermierët që u angazhuan në luftën kundër pandemisë protestojnë nesër, ka 3 muaj që s’janë paguar

    May 24, 2022

    TË TJERA

    Lia e Majmunëve arrin në Ballkan, konfirmohet rasti i parë në Slloveni

    May 24, 2022

    Ndeshje futbollistike, humanitare në Gjenevë

    May 23, 2022

    Sa është e rrezikshme dhe si përhapet, krejt çka duhet të dini rreth lisë së majmunëve

    May 23, 2022

    Infektologu Ramadani: Të infektuarit me Linë e Majmunëve do të izolohen 10 ditë

    May 23, 2022
    Rreth nesh
    Rreth nesh

    Korrekt Press është portal i pavarur i lajmeve i krijuar me vet-iniciativë nga një grup udhëheqësish medial.

    Korrekt Press mbulon çdo ngjarje të rëndësishme për Kosovën, rajonin dhe më gjerë.
    Email: info@korrektpress.com

    Facebook Twitter Instagram YouTube TikTok
    LAJMET E FUNDIT

    Ekskluzive: Këta janë emrat e 15 personave të arrestuar për 73 kg drogë në Ferizaj

    May 24, 2022

    Si do jetë vera në Kosovë? Publikohet parashikimi i madh metorologjik

    May 24, 2022

    ATK me aksion ndaj 14 bizneseve, për dy ditë mbledh afro 1 milion euro borxhe

    May 24, 2022
    REKLAMË
    © 2022 Korrekt Press. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
    • Rreth nesh
    • Raportoni
    • Kontakti

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.