Arian Agushi, këngëtari i njohur si Gold AG, ka komentuar rastin tragjik që ndodhi mbrëmjen e së shtunës në Ferizaj, ku një person mbeti i vrarë.
Ai tha se nuk beson që kjo vrasje ka ndodhur për shkak të muzikës Hip hop.
Mes tjerash, duke folur për tekstet që i shkruajnë reperët në Kosovës, tha se nuk e ka menduar kurrë se mund të ndodhin vrasjet në vendin tonë sa i përket muzikës rep.
“Kurrë nuk do të mendoja që mund të ndodhë vrasje në Kosovë sa i përket muzikës rep”, tha ai në RTV Dukagjini.
Po ashtu, Gold AG deklaroi se shumica e reperëve kuvendojnë atë që e jetojnë, teksa shtoi se disa edhe fantazojnë