TË FUNDIT

    Arbana Xharra për Presidenten Osmani pas publikimit fotos gjysmë të Ramës: Arrogancë dhe pamaturi politike

    June 14, 2022

    Erdhën për 6 muaj dhe qëndruan 16 vite, historia e veçantë e çiftit anglez në Kosovë

    June 14, 2022

    Në Parlamentin Evropian diskutohet raporti për Kosovën, i bëhet thirrje Këshillit që urgjentisht të marret vendimin për vizat

    June 14, 2022
    Facebook Twitter Instagram
    Korrekt Press
    • Ballina
    • Lajme
    • Bota
    • Shqipëria
    • Sport
    • Shëndetësi
    • Showbiz
    • Opinione
    • Kuriozitete
    Facebook Twitter Instagram LinkedIn VKontakte
    Korrekt Press
    You are at:Home»Lajme»Haradinaj flet për zgjedhjet e brendshme në AAK: Ndryshime të mëdha me njerëz te rinj, janë mbajtur mbi 400 Kuvende
    Lajme

    Haradinaj flet për zgjedhjet e brendshme në AAK: Ndryshime të mëdha me njerëz te rinj, janë mbajtur mbi 400 Kuvende

    By A.JMay 27, 2022
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka mbajtur konferencë për media, qëllimi i të cilës ishte informimi lidhur me mbarëvajtjen e procesit të brendshëm zgjedhor në Aleancë.

    Haradinaj tregoi që në 5 muajit e fundit janë mbajtur mbi 400 kuvende të nëndegëve, të strukturave të rinisë dhe të gruas.

    “Aleanca po e përfundon një proces të suksesshëm të zgjedhjeve të brendshme. Për këta 5 muaj, janë mbajtur mbi 400 kuvende të nëndegëve, të strukturave të rinisë dhe të gruas.. Zgjedhjet kanë qenë gjithëpërfshirëse, të hapura e me një konkurrencë të admirueshme. Pjesa dërmuese e njerëzve të zgjedhur për të udhëhequr nëpër nëndegë, në aleancën e të rinjve apo të gruas, janë të rinj, prej të cilëve mbi 40 % njerëz që janë anëtarësuar në këto 2-3 vjet”, tha Haradinaj para mediave.

    Haradinaj tutje tregoi që risi e këtyre zgjedhjeve të brendshme është rikthimi i Aleancës së Gruas në 23 njësi zgjedhore, ku ka rezultuar me zgjedhjen në krye të AGK-së, Diallza Kukajn, një e re dhe e përgatitur si duhet për këtë pozitë.

    “Risi e këtyre zgjedhjeve, është rikthimi i Aleancës së Gruas, me 23 njësi zgjedhore, që ka rezultuar me një kuvend të suksesshëm, me garë të hapur e shumë demokratike, nga i cili kuvend, u zgjodh kryetare e AGK, Diellza Kukaj, që është me mua sot”, tregoi Haradinaj.

    Ndër të tjera, Haradinaj tha se në këtë proces të zgjedhjeve të brendshme të AAK, është rikonfirmuar përcaktimi i tyre për rend dhe ligj, për shtet të fortë e të zhvilluar e të rreshtuar me botën perëndimore të udhëhequr nga Amerika, me orientimin e pandryshueshëm, anëtarësimin në NATO dhe BE.

    Krejt në fund i pari i AAK-së, tregoi për punën që e ka bërë ai dhe partia e tij lidhur me qeverisjen e vendit në 4 vitet e fundit.

    “Aleanca në katër vitet që kaluan, ka luajtur një rol konstruktiv e domethënës në skenën politike e shtetërore në Kosovë. Për dy vite kemi udhëhequr me Qeverinë, e për rreth një vit, kemi qenë në bashkëqeverisje. Gjatë drejtimit të qeverisë, kemi arritur t’i kryejmë shumë punë të rëndësishme për vendin.

    E kemi prapësuar skenarin e ndarjes së Kosovës, Kosovën e kemi bërë me ushtri, Trepçën ia kemi kthyer Kosovës, Kemi pavarësuar sistemin energjetik, Kryeqytetin e kemi bërë me ligj, Serbisë ia kemi hequr tregun e Kosovën me taksën 100%. Kemi ruajtur të drejtën e korrigjimit të demarkacionit me Malin e Zi, E kemi kaluar ligjin e pagave, të cilin sot po e bllokon qeveria Kurti si dhe të arritura të tjera që qytetarët janë në dijeni për to”, përfundoi Haradinaj.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    LEXO GJITHASHTU

    Arbana Xharra për Presidenten Osmani pas publikimit fotos gjysmë të Ramës: Arrogancë dhe pamaturi politike

    June 14, 2022

    Erdhën për 6 muaj dhe qëndruan 16 vite, historia e veçantë e çiftit anglez në Kosovë

    June 14, 2022

    Në Parlamentin Evropian diskutohet raporti për Kosovën, i bëhet thirrje Këshillit që urgjentisht të marret vendimin për vizat

    June 14, 2022

    Comments are closed.

    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo

    AKTUALE

    Lajme

    Arbana Xharra për Presidenten Osmani pas publikimit fotos gjysmë të Ramës: Arrogancë dhe pamaturi politike

    By B.SJune 14, 20220

    Gazetarja Arbana Xharra, ka reaguar për fotografinë që presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e shpërndau,…

    Erdhën për 6 muaj dhe qëndruan 16 vite, historia e veçantë e çiftit anglez në Kosovë

    June 14, 2022

    Në Parlamentin Evropian diskutohet raporti për Kosovën, i bëhet thirrje Këshillit që urgjentisht të marret vendimin për vizat

    June 14, 2022

    ZPS thotë se s’ka defekte në akuzat e reja, kërkon të hudhet poshtë mocioni i mbrojtjes së Thaçit

    June 14, 2022

    TË TJERA

    Erdhën për 6 muaj dhe qëndruan 16 vite, historia e veçantë e çiftit anglez në Kosovë

    June 14, 2022

    ‘4 muzika live 800 lekë’, fatura e kosovarit në Shqipëri bëhet virale (Foto)

    June 14, 2022

    Ganimete Musliu e Leonora Jakupi e “kallin” atmosferën në kanagjeq

    June 14, 2022

    Rikthehet “2 Korriku – Beguncë”, turneu më i madh në vend

    June 14, 2022
    Rreth nesh
    Rreth nesh

    Korrekt Press është portal i pavarur i lajmeve i krijuar me vet-iniciativë nga një grup udhëheqësish medial.

    Korrekt Press mbulon çdo ngjarje të rëndësishme për Kosovën, rajonin dhe më gjerë.
    Email: info@korrektpress.com

    Facebook Twitter Instagram YouTube TikTok
    LAJMET E FUNDIT

    Arbana Xharra për Presidenten Osmani pas publikimit fotos gjysmë të Ramës: Arrogancë dhe pamaturi politike

    June 14, 2022

    Erdhën për 6 muaj dhe qëndruan 16 vite, historia e veçantë e çiftit anglez në Kosovë

    June 14, 2022

    Në Parlamentin Evropian diskutohet raporti për Kosovën, i bëhet thirrje Këshillit që urgjentisht të marret vendimin për vizat

    June 14, 2022
    REKLAMË
    © 2022 Korrekt Press. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
    • Rreth nesh
    • Raportoni
    • Kontakti

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.