Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Beograd, Christoper Hill, mirëpriti sot senatorët amerikanë të Komisionit për Punë të Jashtme, Chris Murphy dhe Gene Sheikhin, si dhe senatorin e Komisionit për Forcat e Armatosura, Tom Tillis.
Senatorët amerikanë mbërritën në Beograd për t’u takuar me presidentin serb Aleksandar Vuçiq.
Këtë e bëri të ditur Hill përmes një postimi në Twitter, derisa tha se Serbia ka një rol jetik në progresin e rajonit.
Hill shtoi se Shtetet e Bashkuara janë të gatshme të mbështesin “harmonizimin më të fortë të lidhjeve ndërmjet Serbisë dhe fqinjëve të saj”.
“Vizita juaj thekson rëndësinë e partneritetit tonë. Serbia luan një rol jetik në përparimin dhe prosperitetin e rajonit”.
“Shtetet e Bashkuara janë të gatshme të mbështesin harmonizimin dhe lidhjet më të forta midis Republikës së Serbisë dhe fqinjëve të saj të BE,” shkroi Hill.
Welcome to Belgrade, Senators Shaheen, Tillis, and Murphy! Your visit underscores the importance of our partnership. Serbia plays a vital role in the region’s progress and prosperity. 🇺🇸 stands ready to support stronger alignment and ties between 🇷🇸 and its EU neighbors. pic.twitter.com/6pQr85mhla
— Ambassador Christopher R. Hill (@usambserbia) April 19, 2022