TË FUNDIT

    Reagon Ganimete Musliu: Pse mos të mbulohet ndërtesa e Qeverisë me flamurin e UÇK-së sot?

    May 19, 2022

    Krasniqi: E ndaluam haraqin e pushtetit, falë fitores së PDK-së 450 mijë familje kosovare do të paguajnë energjinë pa ngritje të çmimit

    May 19, 2022

    ‘Rrufeja’ e shtatorit që i çoi në burg krerët e OVL-së

    May 19, 2022
    Facebook Twitter Instagram
    Korrekt Press
    • Ballina
    • Lajme
    • Bota
    • Shqipëria
    • Sport
    • Shëndetësi
    • Showbiz
    • Opinione
    • Kuriozitete
    Facebook Twitter Instagram LinkedIn VKontakte
    Korrekt Press
    You are at:Home»Lajme»Ish-zëdhënësi i NATO-s, Jamie Shea: Serbia ta zgjedhë BE-në para Rusisë
    Lajme

    Ish-zëdhënësi i NATO-s, Jamie Shea: Serbia ta zgjedhë BE-në para Rusisë

    By A.JMay 8, 2022
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Ish-zëdhënësi i NATO-s, Jamie Shea, thotë se Serbia duhet të vendosë nëse dëshiron të rreshtohet kah Bashkimi Evropian apo nga Rusia.

    Shea, që ishte zëdhënës i NATO-s gjatë Luftës në Kosovë, ka thënë se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, më nuk e ka opsionin të qëndrojë ulur në dy karrige.

    Ai ka thënë se pas pushtimit rus të Ukrainës, Perëndimi dhe Rusia janë larguar dukshëm më tepër.

    Shea thotë se do të ishte më mirë që Serbia të rreshtohej nga Perëndimi, pasi ofron një të ardhme më të mirë ekonomike dhe zhvillim demokratik.

    “Serbia së fundi ka mbajtur zgjedhje dhe ka fituar bindshëm presidenti Vuçiq. Serbia ka lidhje shumë të forta ekonomike me BE-në, ndërsa me Rusinë ka një histori të gjatë të bazuar në idenë e pansllavizmit. Pushtimi i Ukrainës nga Putini ndryshoi gjërat. Vuçiq duhet të kuptojë se Perëndimi dhe Rusia do të largohen gjithnjë e më shumë për shkak të luftës në Ukrainë dhe nuk do të jetë më e mundur të ulesh në dy karrige. Ai do të duhet të zgjedhë. Vuçiqi thuhet se do të vendosë këtë në gjashtë javët e ardhshme. I takon atij të vendosë. Besoj se Serbia duhet të vendosë për BE-në, e cila ofron një të ardhme më të mirë ekonomike dhe zhvillim demokratik”, tha Shea në një intervistë për Index.hr.

    Shea vlerëson se Bashkimi Evropian e ka kuptuar rrezikun e ndikimit rus në Ballkan Perëndimor dhe po shihet një angazhim më i madh i BE-së në rajon.

    “BE-ja më në fund e ka kuptuar se kjo është një temë e rëndësishme. Politika e kaluar ishte e keqe, e vuri të gjithë përgjegjësinë për anëtarësimin mbi kurrizin e vendeve të rajonit, BE-ja duhej të ndihmonte këtu më shumë dhe të ishte më aktive për të ndihmuar transformimin. Tash kemi sërish më shumë aktivitet, shohim që kancelari gjerman Olaf Scholz organizoi një takim mes Vuçiqit dhe kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti. Ministrja e Jashtme, Annalena Baerbock, pati një turne të madh në rajon. I dërguari i SHBA-së, Gabriel Escobar, është gjithashtu aktiv. Perëndimi tregon se Ballkani është sërish i rëndësishëm. BE-ja duhet të zhvillojë një qasje më fleksibile dhe t’u sigurojë disa vendeve kandidate disa përfitime nga anëtarësimi, veçanërisht në aspektin ekonomik. Pra, procesi i anëtarësimit do të ishte gradual, për të shkuar në atë rrugë drejt integrimit. Disa në Bruksel mendojnë se është e nevojshme të ndryshohen traktatet bazë të BE-së”, tha Shea.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    LEXO GJITHASHTU

    Reagon Ganimete Musliu: Pse mos të mbulohet ndërtesa e Qeverisë me flamurin e UÇK-së sot?

    May 19, 2022

    Krasniqi: E ndaluam haraqin e pushtetit, falë fitores së PDK-së 450 mijë familje kosovare do të paguajnë energjinë pa ngritje të çmimit

    May 19, 2022

    ‘Rrufeja’ e shtatorit që i çoi në burg krerët e OVL-së

    May 19, 2022

    Comments are closed.

    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo

    AKTUALE

    Lajme

    Reagon Ganimete Musliu: Pse mos të mbulohet ndërtesa e Qeverisë me flamurin e UÇK-së sot?

    By B.SMay 19, 20220

    Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka reaguar ndaj Qeverisë, për mos solidarizim me UÇK-në, derisa…

    Krasniqi: E ndaluam haraqin e pushtetit, falë fitores së PDK-së 450 mijë familje kosovare do të paguajnë energjinë pa ngritje të çmimit

    May 19, 2022

    ‘Rrufeja’ e shtatorit që i çoi në burg krerët e OVL-së

    May 19, 2022

    Anulimi i vendimit për shtrenjtimin e rrymës: Të gjitha reagimet rreth aktvendimit, çka do të ndodh tash

    May 19, 2022

    TË TJERA

    Elvana Gjatës i ndodh e papritura, bie nga vetura në tokë

    May 18, 2022

    Erdogan: Aleatët e NATO-s duhet t’i respektojnë shqetësimet e Turqisë

    May 18, 2022

    Ukraina pretendon se mbi 28 mijë ushtarë rusë janë vrarë

    May 18, 2022

    Elvana Gjata mori gjithë vëmendjen në sfilatën e Valdrin Sahitit

    May 17, 2022
    Rreth nesh
    Rreth nesh

    Korrekt Press është portal i pavarur i lajmeve i krijuar me vet-iniciativë nga një grup udhëheqësish medial.

    Korrekt Press mbulon çdo ngjarje të rëndësishme për Kosovën, rajonin dhe më gjerë.
    Email: info@korrektpress.com

    Facebook Twitter Instagram YouTube TikTok
    LAJMET E FUNDIT

    Reagon Ganimete Musliu: Pse mos të mbulohet ndërtesa e Qeverisë me flamurin e UÇK-së sot?

    May 19, 2022

    Krasniqi: E ndaluam haraqin e pushtetit, falë fitores së PDK-së 450 mijë familje kosovare do të paguajnë energjinë pa ngritje të çmimit

    May 19, 2022

    ‘Rrufeja’ e shtatorit që i çoi në burg krerët e OVL-së

    May 19, 2022
    REKLAMË
    © 2022 Korrekt Press. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
    • Rreth nesh
    • Raportoni
    • Kontakti

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.