TË FUNDIT

    Kush është gruaja që dyshohet se u përfshi në zhdukjen e biznesmenit Bedri Rexhepi?

    June 14, 2022

    Këmisha e duksa, Kuran e verëra: Këto janë krejt dhurata që mori Kurti prej se erdhi në pushtet (Dokument)

    June 14, 2022

    Vuçiq s’e ndalë propagandën, teksa në Beograd kujtojnë disfatën e Serbisë në Koshare

    June 14, 2022
    Facebook Twitter Instagram
    Korrekt Press
    • Ballina
    • Lajme
    • Bota
    • Shqipëria
    • Sport
    • Shëndetësi
    • Showbiz
    • Opinione
    • Kuriozitete
    Facebook Twitter Instagram LinkedIn VKontakte
    Korrekt Press
    You are at:Home»Lajme»Janjiq: Vuçiq mund të betohet, por në realitet s’mund ta ruajë Kosovën si pjesë të Serbisë
    Lajme

    Janjiq: Vuçiq mund të betohet, por në realitet s’mund ta ruajë Kosovën si pjesë të Serbisë

    By A.JMay 31, 2022
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Dushan Janjiq nga Forumi për Marrëdhëniet Etnike në Beograd, thotë se është krejtësisht e parëndësishme se çfarë do të premtojë Vuçiq me betimin që e dha sot si President.

    Vuçiq si rëndom u betua “se të gjitha fuqitë e mia do t’i përkushtoj për ruajtjen e sovranitetit dhe tërësisë së territorit të Republikës së Serbisë, duke përfshirë Kosovën dhe Metohinë si pjesë integrale të saj”.

    “A mundet presidenti, në realitet, të zbatojë atë që e ka thënë – nuk mundet. E pamë që nuk mundi të organizonte zgjedhjet atje, as referendumin për ndryshimin e Kushtetutës, për të mos thënë që nuk mundi të dërgonte ushtrinë e policinë, as nuk mundi të shkonte vetë atje”, tha Janjiq për Radio Evropa e Lirë.

    Presidenti i Serbisë ishte për herë të fundit në Kosovë në shtator të vitit 2018, kur vizitoi Ujmanin (Gazivodën) në veri të Kosovës dhe vendet ku jeton popullata shumicë serbe.

    Vizita u miratua nga autoritetet në Kosovë, ashtu siç parashihet me Marrëveshjen e Brukselit.

    Sipas një marrëveshjeje ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, e cila zbatohet që nga viti 2014, të dyja palët janë zotuar të dërgojnë njoftime dhe të kërkojnë leje për të vizitat e zyrtarëve.

    “Gjendja në terren është e tillë që nëse Qeveria e Kosovës nuk e dëshiron këtë, presidenti Vuçiq nuk mund të hyjë atje”, tha për Radion Evropa e Lirë analisti nga Kosova, Agon Maliqi.

    Vuçiq kishte planifikuar të vizitonte Kosovën edhe në vitin 2020, por vizita e tij nuk u miratua.

    Në një atmosferë tensioni me Prishtinën, ai takohej me përfaqësuesit politikë serbë në Beograd ose udhëtonte në jug të vendit.

    Pas aksioneve të Policisë së Kosovës kundër kontrabandës, të cilat nxitën protesta të serbëve në veri të Kosovës në tetor të vitit 2021, Vuçiq u takua me ta në Rashkë në jug të Serbisë.

    Në shtator të po atij viti, ministri i Policisë, Aleksandar Vulin, vizitoi detashmentin e xhandarmërisë në Kralevë (rreth 80 kilometra nga Kosova), për shkak të vendosjes së Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës në pikat kufitare me Serbinë dhe masave reciproke për heqjen e targave serbe nga automjetet që hynin në Kosovë.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    LEXO GJITHASHTU

    Kush është gruaja që dyshohet se u përfshi në zhdukjen e biznesmenit Bedri Rexhepi?

    June 14, 2022

    Këmisha e duksa, Kuran e verëra: Këto janë krejt dhurata që mori Kurti prej se erdhi në pushtet (Dokument)

    June 14, 2022

    Vuçiq s’e ndalë propagandën, teksa në Beograd kujtojnë disfatën e Serbisë në Koshare

    June 14, 2022

    Comments are closed.

    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo

    AKTUALE

    Lajme

    Kush është gruaja që dyshohet se u përfshi në zhdukjen e biznesmenit Bedri Rexhepi?

    By B.SJune 14, 20220

    Gjykata Themelore e Prishtinës i ka caktuar masën e paraburgimit kundër të pandehures A.R, e…

    Këmisha e duksa, Kuran e verëra: Këto janë krejt dhurata që mori Kurti prej se erdhi në pushtet (Dokument)

    June 14, 2022

    Vuçiq s’e ndalë propagandën, teksa në Beograd kujtojnë disfatën e Serbisë në Koshare

    June 14, 2022

    Arbana Xharra për Presidenten Osmani pas publikimit fotos gjysmë të Ramës: Arrogancë dhe pamaturi politike

    June 14, 2022

    TË TJERA

    Erdhën për 6 muaj dhe qëndruan 16 vite, historia e veçantë e çiftit anglez në Kosovë

    June 14, 2022

    ‘4 muzika live 800 lekë’, fatura e kosovarit në Shqipëri bëhet virale (Foto)

    June 14, 2022

    Ganimete Musliu e Leonora Jakupi e “kallin” atmosferën në kanagjeq

    June 14, 2022

    Rikthehet “2 Korriku – Beguncë”, turneu më i madh në vend

    June 14, 2022
    Rreth nesh
    Rreth nesh

    Korrekt Press është portal i pavarur i lajmeve i krijuar me vet-iniciativë nga një grup udhëheqësish medial.

    Korrekt Press mbulon çdo ngjarje të rëndësishme për Kosovën, rajonin dhe më gjerë.
    Email: info@korrektpress.com

    Facebook Twitter Instagram YouTube TikTok
    LAJMET E FUNDIT

    Kush është gruaja që dyshohet se u përfshi në zhdukjen e biznesmenit Bedri Rexhepi?

    June 14, 2022

    Këmisha e duksa, Kuran e verëra: Këto janë krejt dhurata që mori Kurti prej se erdhi në pushtet (Dokument)

    June 14, 2022

    Vuçiq s’e ndalë propagandën, teksa në Beograd kujtojnë disfatën e Serbisë në Koshare

    June 14, 2022
    REKLAMË
    © 2022 Korrekt Press. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
    • Rreth nesh
    • Raportoni
    • Kontakti

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.