TË FUNDIT

    Besa Ismaili: Nisma ligjore e PDK-së në pajtim me kërkesën e qytetarëve, voto për Trustin!

    June 14, 2022

    Kush është gruaja që dyshohet se u përfshi në zhdukjen e biznesmenit Bedri Rexhepi?

    June 14, 2022

    Këmisha e duksa, Kuran e verëra: Këto janë krejt dhurata që mori Kurti prej se erdhi në pushtet (Dokument)

    June 14, 2022
    Facebook Twitter Instagram
    Korrekt Press
    • Ballina
    • Lajme
    • Bota
    • Shqipëria
    • Sport
    • Shëndetësi
    • Showbiz
    • Opinione
    • Kuriozitete
    Facebook Twitter Instagram LinkedIn VKontakte
    Korrekt Press
    You are at:Home»Lajme»Kështu po e mbron Vetëvendosje një krim të pretenduar të Liburn Aliut
    Lajme

    Kështu po e mbron Vetëvendosje një krim të pretenduar të Liburn Aliut

    By B.SJune 2, 2022
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Disa orë pas publikimit të episodit të tretë të Ditarit të Buzhalës, që tregon lidhjet korruptive ndërmjet njerëzve të VV-së dhe Ministrisë së Infrastrukturës që udhëhiqet nga Liburn Aliu, reagoi edhe Florent Ramqaj.

    Dajtë e tij u përgjuan teksa kërkonin favore e ryshfet, duke u paraqitur si “jarana” të Aliut, numrit një të Ministrisë së Infrastrukturës.

    Ai tha se nuk ka asgjë të vërtetë në raportim ndonëse aty dëgjohej me zë teksa kërkohej rushfet. Madje, ai tha se do ta padisë gazetën, duke mos treguar se për çka saktësisht.

    Por, ajo që ra në sy, krahas gozhdimit që publiku i bëri atij në postimin e tij, është përkrahja që mori nga njerëzit e pushtetit.

    Deri sa ishin në opozitë, VV ishte shumë e zëshme ndaj aferave korruptive për të cilat raportonin mediet. Arsyeja e ekzistencës së VV-së dukej se ishte premtimi i tyre për ta luftuar korrupsionin kurdo që do e fitonin pushtetin.

    Madje, ata shfrytëzonin politikisht edhe Dosjen Pronto, që ishte publikuar nga Insajderi vite më parë.

    Por, tash kur një aferë e madhe korruptive ka dalë në shesh e ku është i përfshirë njëri nga njerëzit më të pushtetshëm të partisë më të madhe, VV ka zgjedhur një rrugë tjetër. Atë të përkrahjes së personave që përfolën në përgjimet e siguruara nga Nacionale.

    Ministra, deputetë, anëtarë të Qeverisë e zyrtarë të Vetëvendosjes i ofruan përkrahje duke i e pëlqyer statusin e Ramqajt e duke e shpërndarë atë.

    Madje, ministri Elbert Krasniqi, që vjen nga radhët e pakicave, e ka përdorur ‘emojin’ me zemër, duke mos u mjaftuar me një pëlqim të zakonshëm.

    Statusin e Ramqajt, që nuk thotë asgjë kundërargumentuese, e ka pëlqyer edhe zëdhënësi i Qeverisë Kurti, Përparim Kryeziu. Në një linjë me të ishte edhe zëdhënësi i VV-së, Arlind Manxhuka, i cili e shpërndau statusin e Ramqajt me mbishkrimin “demant mbi show-in mediatik”.

    Edhe asistenti i Kurtit, Arianit Beqiri, e bëri të njëjtin pëlqim si kolegët e tij qeveritar.

    Pëlqime në formë përkrahëse dhuruan edhe deputetët e VV-së, Adnan Rrustemi e Nijazi Isaku.

    Korit të përkrahjes nëpërmjet pëlqimeve ju bashkua edhe zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu e ish-zëvendësministri Edison Jakurti.

    Kadri Rrahimaj, kryetar i Kamenicës nga radhët e VV-së, e shpërndau statusin e Ramqajt, duke thënë se Ramqaj “është një aktivist shembullor dhe i tillë është e do të jetë edhe në institucione”.

    Edhe aktivistët e zyrtarët e tjerë të VV-së si Arbër Zaimi, Dejona Mihalli, Avni Zogiani, Pajtim Balaj e Egzon Haliti.

    Në episodin e tretë të Ditarit të Buzhalës trajtohet një rast korrupsioni ku përmendet edhe emri i ministrit Liburn Aliu, dhe ku nuk mungojnë shumat astronomike, pushteti e ryshfeti, dhe daja e nipi.

    Në këtë emision, autori Berat Buzhala zbulon përgjime autentike që dëshmojnë se si një kompani projektuese e lidhur me pushtetin e Vetëvendosjes, u zu “me pelë për dore” duke kërkuar ryshfet.

    Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, prej 23 marsit 2021 drejtohet nga Liburn Aliu, një prej njerëzve më të pushtetshëm në Vetëvendosje për shkak të afërsisë me liderin, Albin Kurtin.

    Në muajt e fundit pas ardhjes në pushtet, mediet raportuan për shtëpinë e Liburn Aliut në Lagjen Marigona, dhe e cila nuk përkonte me imazhet e politikanit që avokonte për varfërinë dhe për mjerimin.

    Por, emri i Liburn Aliut përmendet edhe në këto përgjime.

    “E ka jaran Liburnin”, thotë në një sekuencë përfaqësuesi i Infratek-ut duke e mbështetur kërkesën për ryshfet – e cila në një moment shndërrohet edhe në kërcënim – ndaj viktimës.

    Ryshfetkërkuesi në këtë rast po e thotë të vërtetën. Liburnin e kanë jaran, siç e dëshmon edhe fakti që këshilltar i tij është z. Ramqaj, nipi i tyre.

    Dhe e gjithë ajo që i vë vulën kësaj afere është aktiviteti politik i dajës dhe nipit në këtë rast. Që të dy moralizues, dhe që të dy tepër të përkushtuar që të çojnë përpara politikat ndëshkuese të krimit

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    LEXO GJITHASHTU

    Besa Ismaili: Nisma ligjore e PDK-së në pajtim me kërkesën e qytetarëve, voto për Trustin!

    June 14, 2022

    Kush është gruaja që dyshohet se u përfshi në zhdukjen e biznesmenit Bedri Rexhepi?

    June 14, 2022

    Këmisha e duksa, Kuran e verëra: Këto janë krejt dhurata që mori Kurti prej se erdhi në pushtet (Dokument)

    June 14, 2022

    Comments are closed.

    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo

    AKTUALE

    Lajme

    Besa Ismaili: Nisma ligjore e PDK-së në pajtim me kërkesën e qytetarëve, voto për Trustin!

    By B.SJune 14, 20220

    Besa Ismaili, ish deputete e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), në një opinion lidhur me…

    Kush është gruaja që dyshohet se u përfshi në zhdukjen e biznesmenit Bedri Rexhepi?

    June 14, 2022

    Këmisha e duksa, Kuran e verëra: Këto janë krejt dhurata që mori Kurti prej se erdhi në pushtet (Dokument)

    June 14, 2022

    Vuçiq s’e ndalë propagandën, teksa në Beograd kujtojnë disfatën e Serbisë në Koshare

    June 14, 2022

    TË TJERA

    Erdhën për 6 muaj dhe qëndruan 16 vite, historia e veçantë e çiftit anglez në Kosovë

    June 14, 2022

    ‘4 muzika live 800 lekë’, fatura e kosovarit në Shqipëri bëhet virale (Foto)

    June 14, 2022

    Ganimete Musliu e Leonora Jakupi e “kallin” atmosferën në kanagjeq

    June 14, 2022

    Rikthehet “2 Korriku – Beguncë”, turneu më i madh në vend

    June 14, 2022
    Rreth nesh
    Rreth nesh

    Korrekt Press është portal i pavarur i lajmeve i krijuar me vet-iniciativë nga një grup udhëheqësish medial.

    Korrekt Press mbulon çdo ngjarje të rëndësishme për Kosovën, rajonin dhe më gjerë.
    Email: info@korrektpress.com

    Facebook Twitter Instagram YouTube TikTok
    LAJMET E FUNDIT

    Besa Ismaili: Nisma ligjore e PDK-së në pajtim me kërkesën e qytetarëve, voto për Trustin!

    June 14, 2022

    Kush është gruaja që dyshohet se u përfshi në zhdukjen e biznesmenit Bedri Rexhepi?

    June 14, 2022

    Këmisha e duksa, Kuran e verëra: Këto janë krejt dhurata që mori Kurti prej se erdhi në pushtet (Dokument)

    June 14, 2022
    REKLAMË
    © 2022 Korrekt Press. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
    • Rreth nesh
    • Raportoni
    • Kontakti

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.