TË FUNDIT

    Kush është gruaja që dyshohet se u përfshi në zhdukjen e biznesmenit Bedri Rexhepi?

    June 14, 2022

    Këmisha e duksa, Kuran e verëra: Këto janë krejt dhurata që mori Kurti prej se erdhi në pushtet (Dokument)

    June 14, 2022

    Vuçiq s’e ndalë propagandën, teksa në Beograd kujtojnë disfatën e Serbisë në Koshare

    June 14, 2022
    Facebook Twitter Instagram
    Korrekt Press
    • Ballina
    • Lajme
    • Bota
    • Shqipëria
    • Sport
    • Shëndetësi
    • Showbiz
    • Opinione
    • Kuriozitete
    Facebook Twitter Instagram LinkedIn VKontakte
    Korrekt Press
    You are at:Home»Lajme»Konjufca për raportet me krerët e UÇK-së: S’na përçan askush, jemi të bashkuar si gishtat e dorës
    Lajme

    Konjufca për raportet me krerët e UÇK-së: S’na përçan askush, jemi të bashkuar si gishtat e dorës

    By B.SJune 2, 2022
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Glauk Konjufca, kryetari i kuvendit të Kosovës, ka paralajmëruar se shumë do t’i vizitojë ish krerët e UÇK-së që gjenden në paraburgim në Hagë.

    Konjufca ka shtuar se, ai ka qenë i befasuar për të keq me vendimin e Gjykatës Speciale ku u dënuan Nasim Haradinaj dhe Hysni Gucati.

    “Do ta bëjë shumë shpejt këtë gjë, do ta realizojë një vizitë atje. Nuk kam sesi të mos e them që isha shumë i befasuar për të keq për vendimin e Gjykatës Speciale”, tha Konjufca për RTK-në.

    Tutje, ai ka folur edhe për relacionet me ish krerët e UÇK-së me disa prej të cilëve kanë qenë kundërshtar politik, duke thënë se janë një popull dhe se ata kanë interesa të përbashkëta dhe kësisoj askush nuk mund të arrijë t’i përçajë, e aq më pak Gjykata Speciale.

    “Relacionet që i kemi nuk duhet të jenë peng i grindjeve tona që i kemi pasur rreth politikave shtëpiake që kanë pasur të bëjnë me Republikën e Kosovës në të kaluarën. Ne që kemi qenë në politikë, qoftë edhe ata në të kaluarën të cilët kanë bartur pozicionet më të rëndësishme të Republikës së Kosovës, qoftë këta që jemi tani për shkak të vullnetit të qytetarëve duhet të udhëhiqemi vetëm nga një princip. Ne jemi një popull, ne kemi interesa të përbashkëta dhe në interesat tona të përbashkëta nuk do të mund të arrijnë të na përçajë askush. E aq më pak Serbia me Gjykatën Speciale e raportin e Dick Martyt, ne jemi të bashkuar si gishtat e dorës”, ka thënë Konjufca.

    Më tej, ai ka thënë se situata është shumë e vështirë si pasojë e Gjykatë Speciale, meqë bëhet fjalë për Shtabin e Përgjithshëm të UÇK-së.

    “Unë mendoj që sfida kemi pasur shumë edhe në të kaluarën, por janë shtuar shumë prej shkurtit të këtij vitit, edhe për shkak të agresionit të Rusisë mbi Ukrainën dhe krijimit të një rendi të ri ndërkombëtar. Duhet të jemi shumë më vigjilent sesa që kemi qenë. Nuk e kemi komoditetin që për shkak të rrjedhave që ka pasur politika në vitet e kaluara tash të jemi peng dhe të mos i tejkalojmë. Jemi në një situatë shumë të vështirë sa i përket pozicionimit të Kosovës në këtë Gjykatë, sepse është Shtabi i Përgjithshëm, pra strukturat kryesore të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së që po gjykohen”, shtoi ai.

    Po ashtu, Konjufca, kujtoi se ai gjithmonë e ka quajtur si të padrejtë Gjykatën Speciale dhe se anëtarët e Shtabit të Përgjithshëm dhe figura të rëndësishme rëndësishme të Kosovës, po mbahen të izoluar. Gjë e cila, sipas kryetarit të Kuvendit, këto kanë pasur si rezultat shkëputjen e tyre prej veprimtarive sociale e politike.

    “Prej fillimit e kam quajtur të padrejtë dhe kështu do ta quajë gjithmonë. Mendoj po ashtu se nëse e shihni se çka po ju ndodhë anëtarëve të rëndësishëm të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të cilët po gjykohen padrejtësisht atje, nuk kam se si ta quajë këtë zhagitje të gjykatës përveçse si një përpjekje për izolim të krerëve të cilët kanë qenë me përgjegjësi të larta dhe kryesore në UÇK. Meqenëse ne shumë shpejt jemi në prag të dyvjetorit të aktakuzës prej momentit kur u shpall aktakuza për krerët tanë të UÇK-së edhe pas dy viteve të thuhet prej gjykatës se po i shtojmë pjesë të tjera akuzës dhe në të njëjtën kohë të mos ia lejosh mbrojtjes qasjen shumë të shpejt”, tha ai.

    “Mendoj që i kontribuon vetëm një procesi në daç quajeni të qëllimshëm. Për shkak se pasojat janë të njëjta, jemi në dyvjetorin e aktakuzës dhe prokuroria thotë se ka ende nevojë të përgatitet, gjykata thotë se ende nuk është e gatshme. Përderisa anëtarët e shtabit të përgjithshëm të UÇK-së dhe figurat e rëndësishme të Kosovës po mbahen atje të izoluar larg familjeve të tyre në pamundësi që të mbrohen në Kosovë dhe liri. Të gjitha këto e kanë pasur si rezultat izolimin e tyre, shkëputjen prej çdo veprimtare sociale, politike dhe familjare”, tha Konjufca.

    Konjufca vijoi duke thënë se, kur shihet procedura prej aktakuzës e deri në shtojcën e aktakuzës, sipas tij, është një proces që lë për të dëshiruar sa i përket të te drejtave të njeriut në procedurë gjyqësore.

    “Ata u izoluan dhe ende nuk jemi në atë fazën finale, ende nuk ka filluar dëgjimi i dëshmitarëve sidomos sa i përket z. Thaçi, Veseli, Selimi e Krasniqi. Unë po i përcjellë edhe seancat gjyqësore, pra nëse e shihni procedurën prej aktakuzës deri në shtojcën e aktakuzës e cila do t’i merr edhe disa muaj shtesë me duket goxha shumë një proces që lë për të dëshiruar sa i përket normave universale dhe të drejtave të njeriut në procedurë gjyqësore”, deklaroi Konjufca.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    LEXO GJITHASHTU

    Kush është gruaja që dyshohet se u përfshi në zhdukjen e biznesmenit Bedri Rexhepi?

    June 14, 2022

    Këmisha e duksa, Kuran e verëra: Këto janë krejt dhurata që mori Kurti prej se erdhi në pushtet (Dokument)

    June 14, 2022

    Vuçiq s’e ndalë propagandën, teksa në Beograd kujtojnë disfatën e Serbisë në Koshare

    June 14, 2022

    Comments are closed.

    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo

    AKTUALE

    Lajme

    Kush është gruaja që dyshohet se u përfshi në zhdukjen e biznesmenit Bedri Rexhepi?

    By B.SJune 14, 20220

    Gjykata Themelore e Prishtinës i ka caktuar masën e paraburgimit kundër të pandehures A.R, e…

    Këmisha e duksa, Kuran e verëra: Këto janë krejt dhurata që mori Kurti prej se erdhi në pushtet (Dokument)

    June 14, 2022

    Vuçiq s’e ndalë propagandën, teksa në Beograd kujtojnë disfatën e Serbisë në Koshare

    June 14, 2022

    Arbana Xharra për Presidenten Osmani pas publikimit fotos gjysmë të Ramës: Arrogancë dhe pamaturi politike

    June 14, 2022

    TË TJERA

    Erdhën për 6 muaj dhe qëndruan 16 vite, historia e veçantë e çiftit anglez në Kosovë

    June 14, 2022

    ‘4 muzika live 800 lekë’, fatura e kosovarit në Shqipëri bëhet virale (Foto)

    June 14, 2022

    Ganimete Musliu e Leonora Jakupi e “kallin” atmosferën në kanagjeq

    June 14, 2022

    Rikthehet “2 Korriku – Beguncë”, turneu më i madh në vend

    June 14, 2022
    Rreth nesh
    Rreth nesh

    Korrekt Press është portal i pavarur i lajmeve i krijuar me vet-iniciativë nga një grup udhëheqësish medial.

    Korrekt Press mbulon çdo ngjarje të rëndësishme për Kosovën, rajonin dhe më gjerë.
    Email: info@korrektpress.com

    Facebook Twitter Instagram YouTube TikTok
    LAJMET E FUNDIT

    Kush është gruaja që dyshohet se u përfshi në zhdukjen e biznesmenit Bedri Rexhepi?

    June 14, 2022

    Këmisha e duksa, Kuran e verëra: Këto janë krejt dhurata që mori Kurti prej se erdhi në pushtet (Dokument)

    June 14, 2022

    Vuçiq s’e ndalë propagandën, teksa në Beograd kujtojnë disfatën e Serbisë në Koshare

    June 14, 2022
    REKLAMË
    © 2022 Korrekt Press. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
    • Rreth nesh
    • Raportoni
    • Kontakti

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.