TË FUNDIT

    Interex shpërblen konsumatorët e tij

    June 14, 2022

    Ganimete Musliu e Leonora Jakupi e “kallin” atmosferën në kanagjeq

    June 14, 2022

    Rikthehet “2 Korriku – Beguncë”, turneu më i madh në vend

    June 14, 2022
    Facebook Twitter Instagram
    Korrekt Press
    • Ballina
    • Lajme
    • Bota
    • Shqipëria
    • Sport
    • Shëndetësi
    • Showbiz
    • Opinione
    • Kuriozitete
    Facebook Twitter Instagram LinkedIn VKontakte
    Korrekt Press
    You are at:Home»Lajme»Kosovarët shpenzuan 95 milionë euro për cigare vetëm deri në maj
    Lajme

    Kosovarët shpenzuan 95 milionë euro për cigare vetëm deri në maj

    By B.SMay 31, 2022
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Si në shtete të tjera, ashtu edhe në Kosovë u shënua Dita Botërore pa Duhan, e cila ka për qëllim rritjen e ndërgjegjësimit lidhur me rreziqet që sjell pirja e duhanit, si dhe ndërmarrja e politikave efektive me qëllim uljen e përdorimit të tij.

    Kryeinspektori sanitar, Ibrahim Tërshnjaku, deklaroi se në vit, kosovarët shpenzojnë rreth 250 milionë euro për blerje të duhanit.

    Sipas tij, kjo shifër është barrë e rëndë për familjet në aspektin social.

    “Është shifër shumë e lartë duke marrë parasysh buxhetin e Kosovës. Ndërsa, sipas disa analizave, ndër masat që çon në rritjen e vetëdijes të qytetarit është edhe rritja e çmimit të duhanit”, tha Tërshnjaku.

    Ai tha se Inspektorati Sanitar në katër muajt e parë të vitit 2022 ka kryer gjithsej 760 kontrolle në lokale dhe biznese të ndryshme, 10 për qind prej të cilave i ka gjobitur për shkak të mosrespektimit të Ligjit anti-duhan.

    “Duke marrë këto masa, kemi parë se kafe-baret pas orës 21:00 janë shkelësit më të mëdhenj të këtij ligji. Ndaj, ne do të vazhdojmë me kampanja inspektuese dhe vetëdijesuese”, theksoi Tërshnjaku, duke shtuar se në Kosovë ka ndryshim kulturor sa i përket zbatimit të Ligjit anti-duhan.

    Se qytetarët e Kosovës janë konsumues të cigareve tregon vlera e lartë që importohet çdo vit në vendin tonë.

    Sipas të dhënave të Doganës së Kosovës, brenda një viti janë importuar 3,500 tonelata të cigareve me vlerë rreth 87 milionë euro.

    “Vitin 2021 kemi pasur rreth 3,500 tonelata import të cigareve me vlerë rreth 87 milionë euro dhe total të taksave të paguara rreth 236 milionë euro”, thuhet në përgjigjen e Doganës për Telegrafin.

    Ndërsa, deri në muajin maj janë mbledhur 95 milionë euro taksa nga importi i duhanit.

    “Deri në muajin maj kemi rreth 1,400 tonelata me vlerë rreth 34 milionë euro dhe taksat e paguara janë 95 milionë euro”, thekson Dogana e Kosovës.

    Sipas statistikave të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, mbi dy mijë njerëz vdesin çdo vit në Kosovë nga duhani. Ndërkaq, rreth 200 persona të tjerë thuhet se vdesin si pasojë e qëndrimit në ambiente të mbyllura ku konsumohet duhani.

    Besim Morina, Internist-Pulmolog, thotë se pirja e duhanit është një nga veset më fatale për shëndetin.

    “Pirja aktive, por edhe pasive e duhanit është shkaktari kryesor i sëmundjeve obstruktive e mushkërive ku hyn bronkiti kronik dhe emfizema, të cilat shfaqen me kollë, këlbazë dhe vështirësi në frymëmarrje”, tha ai për Telegrafin.

    Kanceri më i shpeshtë të njerëzit – ai i mushkërive – shkaktohet në shumicën dërrmuese të rasteve nga duhanpirja, pohoi Morina, duke shtuar se “duhani shkakton edhe kancerin e laringut, të ezofagut e lukthit”.

    “Sistemi kardiovaskular njëjtë si ai i frymëmarrjes, është mjaft i prekur nga efektet dëmtuese të duhanpirjes aktive dhe pasive. Kështu enët të gjakut të zemrës, trurit dhe të pjesëve tjera të trupit dëmtohen në mënyrë direkte nga duhani, duke çuar në shfaqjen e sëmundjeve si infarkti i zemrës, infarkti i trurit, trombozat dhe mbylljet e enëve të ekstremiteteve dhe organeve të brendshme”.

    Me ndërprerjen e duhanpirjes, sipas pulmologut Morina, jo vetëm që evitohet paraqitja e sëmundjeve të shumta, por “ne kontribuojmë edhe në rritjen e kualitetit të jetës dhe zgjatjen e jetës në përgjithësi”.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    LEXO GJITHASHTU

    Interex shpërblen konsumatorët e tij

    June 14, 2022

    Dënohet me 500 euro punëtori që hodhi material ndërtimor nga ndërtesa

    June 14, 2022

    Arrestohen pesë shqiptarë në Gjermani, po punonin ilegalisht

    June 14, 2022

    Comments are closed.

    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo

    AKTUALE

    Lajme

    Interex shpërblen konsumatorët e tij

    By korrektpressJune 14, 20220

    Interex shpërblen konsumatorët e tij Lider në tregun vendor, Interex ka fituar besimin tek konsumatorët…

    Dënohet me 500 euro punëtori që hodhi material ndërtimor nga ndërtesa

    June 14, 2022

    Arrestohen pesë shqiptarë në Gjermani, po punonin ilegalisht

    June 14, 2022

    Punëtorët e KEK-ut protestojnë të enjten, kërkojnë tërheqjen e mjeteve nga Trusti

    June 14, 2022

    TË TJERA

    Ganimete Musliu e Leonora Jakupi e “kallin” atmosferën në kanagjeq

    June 14, 2022

    Rikthehet “2 Korriku – Beguncë”, turneu më i madh në vend

    June 14, 2022

    Blero flet për ndeshjet e Kosovës: Defektin e shoh te trajneri

    June 13, 2022

    Për 5 muaj në QKUK u konfirmuan 611 pacientë me kancer, ky është lloji më i përhapur

    June 13, 2022
    Rreth nesh
    Rreth nesh

    Korrekt Press është portal i pavarur i lajmeve i krijuar me vet-iniciativë nga një grup udhëheqësish medial.

    Korrekt Press mbulon çdo ngjarje të rëndësishme për Kosovën, rajonin dhe më gjerë.
    Email: info@korrektpress.com

    Facebook Twitter Instagram YouTube TikTok
    LAJMET E FUNDIT

    Interex shpërblen konsumatorët e tij

    June 14, 2022

    Ganimete Musliu e Leonora Jakupi e “kallin” atmosferën në kanagjeq

    June 14, 2022

    Rikthehet “2 Korriku – Beguncë”, turneu më i madh në vend

    June 14, 2022
    REKLAMË
    © 2022 Korrekt Press. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
    • Rreth nesh
    • Raportoni
    • Kontakti

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.