TË FUNDIT

    Infektologu kosovar: Kosova rrezikohet nga Lija e Majmunëve, s’ka vaksinë për këtë sëmundje

    May 24, 2022

    Liderët opozitarë me plot mungesa në Kuvend

    May 24, 2022

    Nagavci për protestat e SBASHK-ut: Çdo orë e humbur do të kompensohet

    May 24, 2022
    Facebook Twitter Instagram
    Korrekt Press
    • Ballina
    • Lajme
    • Bota
    • Shqipëria
    • Sport
    • Shëndetësi
    • Showbiz
    • Opinione
    • Kuriozitete
    Facebook Twitter Instagram LinkedIn VKontakte
    Korrekt Press
    You are at:Home»Opinione»Kraki: Me ardhjen në pushtet të Albin Kurtit vdiqën planet për zhbërjen e Kosovës
    Opinione

    Kraki: Me ardhjen në pushtet të Albin Kurtit vdiqën planet për zhbërjen e Kosovës

    By A.JMay 13, 2022
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Profesori dhe veprimtari shqiptar në Paris, Nezir Kraki, vlerëson se vota e deputeteve socialistë të Shqipërisë kundër njohjes së gjenocidit serb në Srebrenicë është rezultat i qasjes dhe aktivitetit proserb të Edi Rames viteve të fundit.

    Në një postim në Facebook, Kraki ka shkruar se kjo qasje shumë miqësore ndaj Serbisë dhe përbuzëse ndaj Kosovës, është intensifikuar sidomos që nga ardhja e Albin Kurtit në pushtet.

    “Nga ai moment, qeveria e Shqipërisë ka veç përbuzje, indiference e tallje ndaj Kosovës, deri në piken ku edhe i kërkohet t’i harroje krimet serbe për kinse «hapjen ballkanike ». Merreni me mend, Shqipëria dhe Kosova janë nisur në rruge të ndara për të shkuar në destinacion të përbashkët edhe pse hallet dhe ëndrrat i kanë (normalisht) të njëjta. Kasta politike e Shqipërisë Albin Kurtin e konsideron si plan prishës sepse kur ndodhi ndryshimi i madh në Prishtinë, në fakt ndodhi edhe vdekja e planeve të Vuçiqit për zhbërjen e Kosovës, i ndihmuar nga Rama me komitat batoniane te jugonostalgjise”, thotë Kraki.

    Sipas tij është tashmë e ditur dhe fushës e kapshme se Edi Rama është shndërruar në lobues për interesat serbe edhe pran aleateve tanë historikë.

    “Kosovën e sheh dhe e paraqet tek të tjerët si të prapambetur politikisht sepse « nacionalistë » qe « merret me histori ». Kjo qasje anti Kosove (sepse anti Albin) dhe pro Serbi (sepse pro Vuçic) prodhon pastaj episode të turpshme si ai kur në Kuvendin e Shqipërise mohohet gjenocidi në Srebrenicë dhe kur në takimin me Borellin, Shqipëria e Edit gjen komoditet në mes dy liderëve fashistë serbë dhe të njëjtit i shpall vëllezër”, potencon Krkaki.

    Më tej ai thotë se kaplohet nga gërdia kur e sheh dhe konstaton se Shqipëria e mitizuar nga Kosova vëllezërohet aq shumë me serbët.

    “Dikush me tha se ndoshta unë flas me emocione. Po, është e vërtetë që kaplohem nga emocionet e vjelljes dhe gërdise kur shoh e konstatoj që Shqiperia jonë, aq e ëndërruar e mitizuar sa ishte në ferrin hoxhist, 30 vite pas, vëllazërohet me ata që ishin ferri i çdo shqiptari jashtë saj.

    Emocionohem po ashtu kur konstatoj se edhe ne vitin 2022, e ardhmja e vetme e çdo shqiptari mbetet ikja nga Shqipëria derisa vet Shqipëria, rrëshqet poshtë e me poshtë në renditjet e vendeve normale, duke u ribërë njolla e zeze e Ballkanit”, është shprehur ai.

    Prandaj, sipas profesorit të Parisit, armiku i ri i Kosovës është Edi Rama, ky megaloman i cili pasi e dështoi Shqipërinë, i dha vetes të drejtën që ta dëmtojë edhe Kosovën.

    “Prandaj, krejt ju që lehni skutave të debateve shterpa, në pritje të ndonjë ashti nga komitat politike, mafioze e mediatike te Edi Rames, duke e duartrokit një qasje te tille, me beni me vjell e ma forconi bindjen që në mesin tonë ka vërtetë shume zagarë”, ka përfunduar ai.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    LEXO GJITHASHTU

    Janjiq: Vështirë të arrihet kompromis – Lajçak po bën lojën e Mogerinit

    May 13, 2022

    Buzhala: Në Këshill të Sigurimit Serbia përmend Thaçin e UÇK-në që 20 vjet e jo Kurtin e Osmanin

    April 21, 2022

    Shano: Putin e ka në dorë tani Europën, Rusia është superfuqi energjetike

    February 18, 2022

    Comments are closed.

    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo

    AKTUALE

    Lajme

    Infektologu kosovar: Kosova rrezikohet nga Lija e Majmunëve, s’ka vaksinë për këtë sëmundje

    By B.SMay 24, 20220

    Infektologu, Hamdi Ramadani ka thënë se lija e majmunëve pritet të përhapet edhe në Kosovë…

    Liderët opozitarë me plot mungesa në Kuvend

    May 24, 2022

    Nagavci për protestat e SBASHK-ut: Çdo orë e humbur do të kompensohet

    May 24, 2022

    Tërheqja e mjeteve nga Trusti, Haxhiu: Kjo javë është vendimtare

    May 24, 2022

    TË TJERA

    Ndeshje futbollistike, humanitare në Gjenevë

    May 23, 2022

    Sa është e rrezikshme dhe si përhapet, krejt çka duhet të dini rreth lisë së majmunëve

    May 23, 2022

    Infektologu Ramadani: Të infektuarit me Linë e Majmunëve do të izolohen 10 ditë

    May 23, 2022

    Lija e Majmunëve: Ende s’ka të infektuar në Kosovë, por IKShPK nis përgatitjet

    May 23, 2022
    Rreth nesh
    Rreth nesh

    Korrekt Press është portal i pavarur i lajmeve i krijuar me vet-iniciativë nga një grup udhëheqësish medial.

    Korrekt Press mbulon çdo ngjarje të rëndësishme për Kosovën, rajonin dhe më gjerë.
    Email: info@korrektpress.com

    Facebook Twitter Instagram YouTube TikTok
    LAJMET E FUNDIT

    Infektologu kosovar: Kosova rrezikohet nga Lija e Majmunëve, s’ka vaksinë për këtë sëmundje

    May 24, 2022

    Liderët opozitarë me plot mungesa në Kuvend

    May 24, 2022

    Nagavci për protestat e SBASHK-ut: Çdo orë e humbur do të kompensohet

    May 24, 2022
    REKLAMË
    © 2022 Korrekt Press. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
    • Rreth nesh
    • Raportoni
    • Kontakti

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.