TË FUNDIT

    Musliu: PDK, Shoqëria civile e mediat t’i kërkojnë falje Adem Grabovcit

    May 17, 2022

    Krasniqi: Kjo qeveri depresive ka bërë që të krijojmë një alternativë të qeverisjes së mirë

    May 17, 2022

    Vlora Çitaku do të jetë në krye të Departamentit për Punë të Jashtmë në ‘Qeverinë në hije’ të PDK’së

    May 17, 2022
    Facebook Twitter Instagram
    Korrekt Press
    • Ballina
    • Lajme
    • Bota
    • Shqipëria
    • Sport
    • Shëndetësi
    • Showbiz
    • Opinione
    • Kuriozitete
    Facebook Twitter Instagram LinkedIn VKontakte
    Korrekt Press
    You are at:Home»Lajme»Kryeministri Kurti vizitoi kampusin e “Microsoft” në Silicon Valley
    Lajme

    Kryeministri Kurti vizitoi kampusin e “Microsoft” në Silicon Valley

    By A.JMay 11, 2022
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, e ka përmbyllur vizitën në qendrën botërore të teknologjisë së informacionit, Silicon Valley, me një vizitë në kampusin e gjigandit të teknologjisë së informacionit, Microsoft.

    Gjatë vizitës ai është pritur nga ekspertët e teknologjisë në Microsoft, Murali Sitaram dhe Shawn Villaron, të cilët e kanë njoftuar kryeministrin për historikun e zhvillimit dhe funksionimin e korporatës multinacionale që merret me prodhimin e softuerëve të kompjuterëve, laptopëve, pajisjeve të tjera elektronike dhe ofron shërbime që lidhen me to. Të ardhurat e kësaj kompanie në vitin 2021 arritën vlerën prej 168 miliardë dollarësh.

    Kryeministri Kurti e vlerësoi kampusin e Microsoftit në Silicon Valley, si inspirim për komunitetin e korporatës dhe për bashkëpunim ndërnjerëzor. Inovacioni dhe qëndrueshmëria nuk janë në kundërshti, përkundrazi ato burojnë nga njëra-tjetra, shtoi ai.

    Duke folur për mundësitë që ofron Kosova për investime, kryeministri Kurti theksoi potencialin e madh dhe gjithnjë në rritje të të rinjve që merren me sektorin e teknologjisë së informacionit.

    Ai shprehu gatishmërinë e institucioneve për të siguruar kushtet më optimale për investime të huaja në fushën e teknologjisë së informacionit. Si arsye kryesore pse duhet zgjedhur Kosova si vend për biznes, kryeministri theksoi pozitën e favorshme gjeografike dhe kulturore, popullatën e re, kreative dhe të talentuar, njohjen e mirë të gjuhës angleze, shtrirjen e gjerë të rrjetit të internetit, politikën stabile fiskale, infrastrukturën moderne të transportit etj.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    LEXO GJITHASHTU

    Musliu: PDK, Shoqëria civile e mediat t’i kërkojnë falje Adem Grabovcit

    May 17, 2022

    Krasniqi: Kjo qeveri depresive ka bërë që të krijojmë një alternativë të qeverisjes së mirë

    May 17, 2022

    Vlora Çitaku do të jetë në krye të Departamentit për Punë të Jashtmë në ‘Qeverinë në hije’ të PDK’së

    May 17, 2022

    Comments are closed.

    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo

    AKTUALE

    Lajme

    Musliu: PDK, Shoqëria civile e mediat t’i kërkojnë falje Adem Grabovcit

    By B.SMay 17, 20220

    Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu ka thënë se PDK, shoqëria civile e…

    Krasniqi: Kjo qeveri depresive ka bërë që të krijojmë një alternativë të qeverisjes së mirë

    May 17, 2022

    Vlora Çitaku do të jetë në krye të Departamentit për Punë të Jashtmë në ‘Qeverinë në hije’ të PDK’së

    May 17, 2022

    Musliu: Nëse në Hagë vendoset drejtësia, Gucati e Haradinaj nesër lirohen

    May 17, 2022

    TË TJERA

    Elvana Gjata mori gjithë vëmendjen në sfilatën e Valdrin Sahitit

    May 17, 2022

    Presidentja Osmani: Flokët i drejtova pas 12 vjetësh, më bindi Valdrin Sahiti

    May 17, 2022

    Erdogan nuk tërhiqet: Kundërshton anëtarësimin e Suedisë dhe Finlandës në NATO

    May 17, 2022

    Deri tani flitej për fitore, ushtaraku shtang rusët: Gjërat po shkojnë keq, kemi përballë 42 shtete

    May 17, 2022
    Rreth nesh
    Rreth nesh

    Korrekt Press është portal i pavarur i lajmeve i krijuar me vet-iniciativë nga një grup udhëheqësish medial.

    Korrekt Press mbulon çdo ngjarje të rëndësishme për Kosovën, rajonin dhe më gjerë.
    Email: info@korrektpress.com

    Facebook Twitter Instagram YouTube TikTok
    LAJMET E FUNDIT

    Musliu: PDK, Shoqëria civile e mediat t’i kërkojnë falje Adem Grabovcit

    May 17, 2022

    Krasniqi: Kjo qeveri depresive ka bërë që të krijojmë një alternativë të qeverisjes së mirë

    May 17, 2022

    Vlora Çitaku do të jetë në krye të Departamentit për Punë të Jashtmë në ‘Qeverinë në hije’ të PDK’së

    May 17, 2022
    REKLAMË
    © 2022 Korrekt Press. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
    • Rreth nesh
    • Raportoni
    • Kontakti

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.