TË FUNDIT

    Arbana Xharra për Presidenten Osmani pas publikimit fotos gjysmë të Ramës: Arrogancë dhe pamaturi politike

    June 14, 2022

    Erdhën për 6 muaj dhe qëndruan 16 vite, historia e veçantë e çiftit anglez në Kosovë

    June 14, 2022

    Në Parlamentin Evropian diskutohet raporti për Kosovën, i bëhet thirrje Këshillit që urgjentisht të marret vendimin për vizat

    June 14, 2022
    Facebook Twitter Instagram
    Korrekt Press
    • Ballina
    • Lajme
    • Bota
    • Shqipëria
    • Sport
    • Shëndetësi
    • Showbiz
    • Opinione
    • Kuriozitete
    Facebook Twitter Instagram LinkedIn VKontakte
    Korrekt Press
    You are at:Home»Lajme»Kush është ‘daja i Vetëvendosjes’ që dyshohet se kërkoi ryshfet në ministrinë e Liburn Aliut?
    Lajme

    Kush është ‘daja i Vetëvendosjes’ që dyshohet se kërkoi ryshfet në ministrinë e Liburn Aliut?

    By B.SJune 1, 2022
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Web-emisioni “Ditari i Buzhalës” ka publikuar një audio-përgjim që pretendohet se dëshmonë korrupsionin në Ministrinë e Infrastrukturës. Krye-personazh i këtij skandali është shefi i punëtorit të përgjuar, që ka emrin Halil Jahaj. Por, kush është Jahaj?

    Vite më parë, Jahaj është quajtur “Daja i Vetëvendosjes” nga një aktivist i Lëvizjes Vetëvendosje, Pajtim Demaj.

    Në fotografinë e publikuar nga Demaj, “daja” shihet teksa pushon pas një loje basketbolli, gjatë fushatës së Vetëvendosjes për zgjedhjet e 6 tetorit të vitit 2019.

    Se “daja” është i afërt me VV-në, tregon edhe një fakt tjetër. Jahaj ka qenë financues i Vetëvendosjes, aktivistët e së cilës e nderuan me titullin e nderit “daja”, shkruan gazeta Nacionale.

    Financimin që e bëri Jahaj, e ka njoftuar edhe vetë partia e kryeministrit Albin Kurti. Në njërën nga pasqyrat financiare të publikuara nga VV, “daja” shihet të ketë financuar këtë parti në vitin 2021, kur partia e Kurtit fitoi gjysmën e votave të elektoratit.

    Në anën tjetër, “daja i Vetëvendosjes” është dajë i këshilltarit të Liburn Aliut, Florent Ramqajt.

    Kompania Infratek, e zënë duke kërkuar ryshfet 30 mijë euro nga një kompani ndërtimore, është në pronë të tij, edhe pse gruaja e tij është zyrtarisht në krye. Ai është pronar edhe i kompanisë Alpha I.

    Halil Jahaj është edhe aktivist politik. Ai bën një numër shumë të madh postimesh politike në profilin në Facebook.

    Në kohën e krizës së rëndë energjetike, z. Jahaj kishte shkruar se kriza energjetike nuk ishte aq e rëndë dhe se “ende s’kishim parë gjë akoma”.

    Jahaj në shumë statuse në Facebook e kishte shprehur publikisht përkrahjen për VV-në.

    Madje për liderin e kësaj partie, “daja” kishte fjalë të mëdha miradie. Për “dajën”, Albin Kurti beson në dituri, dhe si i tillë struktura e tij e të menduarit është strategjike. Ndërsa për VV-në theksonte se është kryengritëse e lëvizjes që nuk e duron pabesinë.

    “Albin Kurti beson në dituri, prandaj struktura e tij e të menduarit është strategjike dhe e bazuar në të dhëna shkencore të përshtatura (për dallim që deri në vitin 2014, më duket se insistonte që votuesi t’i përshtatet të dhënave shkencore). Ai më se miri e ka kuptuar filozofinë politike të Jusuf Gërvallës, psikosociologjinë e masave dhe historinë e Kosovës si rajon kufitar mes kulturave. Mbi këto njohuri ka ndërtuar politikën elektorale. LVV e kuptoi më kohë, mbase më 26 mars 2020 se populli i Kosovës dallon prej rajonit në dy pika: është kryengritës dhe nuk e duron pabesinë”, shkruante ai në një status në facebook, në vitin 2021.

     

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    LEXO GJITHASHTU

    Arbana Xharra për Presidenten Osmani pas publikimit fotos gjysmë të Ramës: Arrogancë dhe pamaturi politike

    June 14, 2022

    Erdhën për 6 muaj dhe qëndruan 16 vite, historia e veçantë e çiftit anglez në Kosovë

    June 14, 2022

    Në Parlamentin Evropian diskutohet raporti për Kosovën, i bëhet thirrje Këshillit që urgjentisht të marret vendimin për vizat

    June 14, 2022

    Comments are closed.

    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo

    AKTUALE

    Lajme

    Arbana Xharra për Presidenten Osmani pas publikimit fotos gjysmë të Ramës: Arrogancë dhe pamaturi politike

    By B.SJune 14, 20220

    Gazetarja Arbana Xharra, ka reaguar për fotografinë që presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e shpërndau,…

    Erdhën për 6 muaj dhe qëndruan 16 vite, historia e veçantë e çiftit anglez në Kosovë

    June 14, 2022

    Në Parlamentin Evropian diskutohet raporti për Kosovën, i bëhet thirrje Këshillit që urgjentisht të marret vendimin për vizat

    June 14, 2022

    ZPS thotë se s’ka defekte në akuzat e reja, kërkon të hudhet poshtë mocioni i mbrojtjes së Thaçit

    June 14, 2022

    TË TJERA

    Erdhën për 6 muaj dhe qëndruan 16 vite, historia e veçantë e çiftit anglez në Kosovë

    June 14, 2022

    ‘4 muzika live 800 lekë’, fatura e kosovarit në Shqipëri bëhet virale (Foto)

    June 14, 2022

    Ganimete Musliu e Leonora Jakupi e “kallin” atmosferën në kanagjeq

    June 14, 2022

    Rikthehet “2 Korriku – Beguncë”, turneu më i madh në vend

    June 14, 2022
    Rreth nesh
    Rreth nesh

    Korrekt Press është portal i pavarur i lajmeve i krijuar me vet-iniciativë nga një grup udhëheqësish medial.

    Korrekt Press mbulon çdo ngjarje të rëndësishme për Kosovën, rajonin dhe më gjerë.
    Email: info@korrektpress.com

    Facebook Twitter Instagram YouTube TikTok
    LAJMET E FUNDIT

    Arbana Xharra për Presidenten Osmani pas publikimit fotos gjysmë të Ramës: Arrogancë dhe pamaturi politike

    June 14, 2022

    Erdhën për 6 muaj dhe qëndruan 16 vite, historia e veçantë e çiftit anglez në Kosovë

    June 14, 2022

    Në Parlamentin Evropian diskutohet raporti për Kosovën, i bëhet thirrje Këshillit që urgjentisht të marret vendimin për vizat

    June 14, 2022
    REKLAMË
    © 2022 Korrekt Press. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
    • Rreth nesh
    • Raportoni
    • Kontakti

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.