TË FUNDIT

    Besa Ismaili: Nisma ligjore e PDK-së në pajtim me kërkesën e qytetarëve, voto për Trustin!

    June 14, 2022

    Kush është gruaja që dyshohet se u përfshi në zhdukjen e biznesmenit Bedri Rexhepi?

    June 14, 2022

    Këmisha e duksa, Kuran e verëra: Këto janë krejt dhurata që mori Kurti prej se erdhi në pushtet (Dokument)

    June 14, 2022
    Facebook Twitter Instagram
    Korrekt Press
    • Ballina
    • Lajme
    • Bota
    • Shqipëria
    • Sport
    • Shëndetësi
    • Showbiz
    • Opinione
    • Kuriozitete
    Facebook Twitter Instagram LinkedIn VKontakte
    Korrekt Press
    You are at:Home»Lajme»“Ky person ma ka prishë agjendën politike”, Dedaj: Erdogani i kërkoi Maqedonisë që të mos më akreditonte për ambasador
    Lajme

    “Ky person ma ka prishë agjendën politike”, Dedaj: Erdogani i kërkoi Maqedonisë që të mos më akreditonte për ambasador

    By B.SMay 26, 2022
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Ish-ambasadori i Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Gjergj Dedaj, deklaroi se presidenti turk, Rexhep Tayip Erdogan i kishte kërkuar Shkupit zyrtar të mos e pranonte atë si ambasador të Kosovës.

    I ftuar në emisionin Prime Time në Kanal 10, Dedaj deklaroi se këtë ia kishte pohuar vet ish-presidenti i Maqedonisë së Veriut, Gjorge Ivanov.

    “Kur më ka pritur ish-presidenti Ivanov, kur ia kam dorëzuar letrat kredenciale, më tha: ‘E kam pasur të vështirë të pranoj ty ambasador’, e kam pyet pse, më tha: ‘Më ka thirr miku im Erdogan edhe ka thënë bëjë çfarë të duash, këtë person mos e prano ambasador se ky person ma prish agjendën time politike në Maqedoni”, deklaroi Dedaj.

    Ai theksoi se gjatë kohës sa ka shërbyer si ambasador i Kosovës në Shkup, raportet me Ambasadën e Turqisë në Maqedoninë e Veriut kanë qenë të ngrira, e që sipas tij, ka qenë skandal.

    “Ambasada turke në Shkup i ka ngrirë raportet me Ambasadën e Kosovës në Shkup, derisa unë kam qenë ambasador. Kjo është skandal. I kam ftuar për festën e pavarësisë së Kosovës, kanë thënë ‘mos na dërgoni më ftesa derisa Gjergji është ambasador, ne nuk bashkëpunojmë me Ambasadën e Kosovës’”, tha Dedaj duke konfirmuar se asnjëherë nuk e ka takuar ambasadorin turk në Shkup.

    Dedaj u shpreh se nuk i di arsyet e vërteta të kërkesës së Turqisë që ai të mos pranohej si ambasador në Shkup, ndërsa shtoi se asnjëherë nuk ka dashur që raportet mes Kosovës dhe Turqisë të dëmtohen prandaj edhe nuk kishte folur për këtë çështje më herët.

    Megjithatë, ai pranon se ish-presidentit Ivanov ia kishte kujtuar se Maqedonia e Veriut është një shtet i pavarur dhe nuk mund të pyes askënd se kë duhet të pranojë ambasador ose jo.

    “Presidentin Ivanov e kam pyetur nëse Maqedonia është shtet i pavarur apo vilajet i Turqisë sepse nuk duhet të lejoni që një president i një shteti tjetër të t’ju tregojë se kë duhet të pranoni si ambasador e kë jo. Por me turqit në Maqedoni kam bashkëpunuar, edhe me shqiptarët, edhe me maqedonasit edhe me të gjithë komunitetet e tjera”, tha Dedaj

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    LEXO GJITHASHTU

    Besa Ismaili: Nisma ligjore e PDK-së në pajtim me kërkesën e qytetarëve, voto për Trustin!

    June 14, 2022

    Kush është gruaja që dyshohet se u përfshi në zhdukjen e biznesmenit Bedri Rexhepi?

    June 14, 2022

    Këmisha e duksa, Kuran e verëra: Këto janë krejt dhurata që mori Kurti prej se erdhi në pushtet (Dokument)

    June 14, 2022

    Comments are closed.

    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo

    AKTUALE

    Lajme

    Besa Ismaili: Nisma ligjore e PDK-së në pajtim me kërkesën e qytetarëve, voto për Trustin!

    By B.SJune 14, 20220

    Besa Ismaili, ish deputete e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), në një opinion lidhur me…

    Kush është gruaja që dyshohet se u përfshi në zhdukjen e biznesmenit Bedri Rexhepi?

    June 14, 2022

    Këmisha e duksa, Kuran e verëra: Këto janë krejt dhurata që mori Kurti prej se erdhi në pushtet (Dokument)

    June 14, 2022

    Vuçiq s’e ndalë propagandën, teksa në Beograd kujtojnë disfatën e Serbisë në Koshare

    June 14, 2022

    TË TJERA

    Erdhën për 6 muaj dhe qëndruan 16 vite, historia e veçantë e çiftit anglez në Kosovë

    June 14, 2022

    ‘4 muzika live 800 lekë’, fatura e kosovarit në Shqipëri bëhet virale (Foto)

    June 14, 2022

    Ganimete Musliu e Leonora Jakupi e “kallin” atmosferën në kanagjeq

    June 14, 2022

    Rikthehet “2 Korriku – Beguncë”, turneu më i madh në vend

    June 14, 2022
    Rreth nesh
    Rreth nesh

    Korrekt Press është portal i pavarur i lajmeve i krijuar me vet-iniciativë nga një grup udhëheqësish medial.

    Korrekt Press mbulon çdo ngjarje të rëndësishme për Kosovën, rajonin dhe më gjerë.
    Email: info@korrektpress.com

    Facebook Twitter Instagram YouTube TikTok
    LAJMET E FUNDIT

    Besa Ismaili: Nisma ligjore e PDK-së në pajtim me kërkesën e qytetarëve, voto për Trustin!

    June 14, 2022

    Kush është gruaja që dyshohet se u përfshi në zhdukjen e biznesmenit Bedri Rexhepi?

    June 14, 2022

    Këmisha e duksa, Kuran e verëra: Këto janë krejt dhurata që mori Kurti prej se erdhi në pushtet (Dokument)

    June 14, 2022
    REKLAMË
    © 2022 Korrekt Press. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
    • Rreth nesh
    • Raportoni
    • Kontakti

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.