TË FUNDIT

    Qeveria Kurti nuk ndau tokën për Sunny Hill, por para pak muajsh Cosmonte Food’sit i dha 25 hektarë

    June 15, 2022

    LAJMI I FUNDIT: Sami Lushtaku padit zv/ministrin Hysen Durimishi, kjo është arsyeja

    June 15, 2022

    SBASHK-u nuk do te jetë pjesë e protestës për Trustin

    June 15, 2022
    Facebook Twitter Instagram
    Korrekt Press
    • Ballina
    • Lajme
    • Bota
    • Shqipëria
    • Sport
    • Shëndetësi
    • Showbiz
    • Opinione
    • Kuriozitete
    Facebook Twitter Instagram LinkedIn VKontakte
    Korrekt Press
    You are at:Home»Lajme»LAJMI I FUNDIT: Sami Lushtaku padit zv/ministrin Hysen Durimishi, kjo është arsyeja
    Lajme

    LAJMI I FUNDIT: Sami Lushtaku padit zv/ministrin Hysen Durimishi, kjo është arsyeja

    By A.JJune 15, 2022
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Ish-kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, ka paditur zëvendësministrin e Infrastrukturës, Hysen Durmishin, pas deklaratës së tij se me ardhjen e Qeverisë Kurti janë prishur planet e njerëzve të liderit të AAK-së, Ramush Haradinajt dhe të Lushtakut të cilët sipas tij, fitonin miliona nga Ministria e Infrastrukturës.

    Sinjali ka siguruar padinë që e ka parashtruar Lushtaku, e të cilën e kishte paralajmëruar para disa ditësh, duke thënë se Durmishi po shpif për të në mënyrë që ta zhvendosë vëmendjen nga skandalet në ministri.

    Në padinë për Shpifje, Fyerje dhe Kompensim, të paraqitur nga Lushtaku thuhet se:

    “I Padituri, z. Hysen Durmishi, Zëvendësministër I Infrastrukturës, më datë 8 qershor 2022, në një intervistë të mbajtur në njërën nga mediumet televizive të Republikës së Kosovës, kanali televiziv ATV, ka bërë një deklaratë, si në vijim: “Na jau kemi prish planet shumë grupeve të caktuara që kanë përfituara miliona prej Ministrisë së Infrastrukturës. Qe një shembull, unë mendoj që kush mund të jenë këta: prej Sami Lashtakut dhe njerëzve rreth tij e deri te Ramush Haradinaj dhe njerëzve të tij. Shembull, po flasin këtu dy kompani private e kanë bërë një dallaver me nja 30 mijë euro, por vec me kontratën e mirëmbajtjes na ia kemi pshtu buxhetit 30 milionë euro. Diku kanë përfundu këto. 14 lloto ne jemi duke i përfundu me 9 milionë euro për 3 vjet bojnë 27 milionë euro, 57 u ka kështu në qeverisjet e kalume, 30 milionë euro kanë përfundu dikun”. Padiësi, në mënyrë tërësisht tendencioze dhe të pabazë, më tutje ai ka vazhduar: “Nuk e di a kanë shku në xhep të Sami Lushtakut apo të Ramush Haradinajt, por që kanë shku në xhepat e njerëzve rreth Sami Lushtakut dhe Ramush Haradinaj jam i bindur”.

    Sipas padisë, një deklaratë e tillë ndikon negativisht në emrin e Lushtakut të cilin e ka krijuar ndër vite, duke shtuar faktin që i njëjti ka qenë gjeneral në UÇK.

    Lushtaku ka kërkuar nga Gjykata që të nxjerrë aktgjykim, përmes të cilit aprovohet në tërësi kërkesëpadia e tij, të detyrohet Durmishi të kërkojë falje publike, si dhe të obligohet që të mbulojë shpenzimet e procedurës deri në
    përfundimin e saj.

    Kujtojmë se Lushtaku, ishte shprehur i mllefosur me deklaratën e Durmishi, duke thënë se kryeministri Albin Kurti dhe ministrat e tij munden me u kapë veç për organin e tij gjenital.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    LEXO GJITHASHTU

    Qeveria Kurti nuk ndau tokën për Sunny Hill, por para pak muajsh Cosmonte Food’sit i dha 25 hektarë

    June 15, 2022

    SBASHK-u nuk do te jetë pjesë e protestës për Trustin

    June 15, 2022

    Kryeministri Kurti i thotë zyrtarit të lartë evropian se në Kosovë “janë hapur 25 mijë vende pune”

    June 15, 2022

    Comments are closed.

    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo

    AKTUALE

    Lajme

    Qeveria Kurti nuk ndau tokën për Sunny Hill, por para pak muajsh Cosmonte Food’sit i dha 25 hektarë

    By A.JJune 15, 20220

    Kompania “Kosmonte Foods” para katër muajve mori statusin e Investitorit Strategjik, ani pse Ministria e…

    LAJMI I FUNDIT: Sami Lushtaku padit zv/ministrin Hysen Durimishi, kjo është arsyeja

    June 15, 2022

    SBASHK-u nuk do te jetë pjesë e protestës për Trustin

    June 15, 2022

    Kryeministri Kurti i thotë zyrtarit të lartë evropian se në Kosovë “janë hapur 25 mijë vende pune”

    June 15, 2022

    TË TJERA

    Erion Veliaj ia shtin lapsin: Presim t’i fitojmë 50 milionë në ditë nga “Sunny Hill

    June 15, 2022

    Thyhen zemrat e shumë meshkujve, Arta Elezaj publikon fotografi me të dashurin

    June 15, 2022

    Kurtishaj: Dug bonu fer, s’ke prit leje po t’kanë ofru kushte ma t’mira në Tiranë

    June 14, 2022

    Letra e Dukagjin Lipës për krerët e shtetit pas zhvendosjes së “Sunny Hill”

    June 14, 2022
    Rreth nesh
    Rreth nesh

    Korrekt Press është portal i pavarur i lajmeve i krijuar me vet-iniciativë nga një grup udhëheqësish medial.

    Korrekt Press mbulon çdo ngjarje të rëndësishme për Kosovën, rajonin dhe më gjerë.
    Email: info@korrektpress.com

    Facebook Twitter Instagram YouTube TikTok
    LAJMET E FUNDIT

    Qeveria Kurti nuk ndau tokën për Sunny Hill, por para pak muajsh Cosmonte Food’sit i dha 25 hektarë

    June 15, 2022

    LAJMI I FUNDIT: Sami Lushtaku padit zv/ministrin Hysen Durimishi, kjo është arsyeja

    June 15, 2022

    SBASHK-u nuk do te jetë pjesë e protestës për Trustin

    June 15, 2022
    REKLAMË
    © 2022 Korrekt Press. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
    • Rreth nesh
    • Raportoni
    • Kontakti

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.