TË FUNDIT

    Propozohet pezullimi i testeve kombëtare deri të krijohen kushtet për organizim të mirëfilltë

    June 17, 2022

    Lajmi i mirë për Prishtinën, Murati nënshkruan një marrëveshje të rëndësishme

    June 17, 2022

    Johnson shkon sërish për vizitë në Kiev

    June 17, 2022
    Facebook Twitter Instagram
    Korrekt Press
    • Ballina
    • Lajme
    • Bota
    • Shqipëria
    • Sport
    • Shëndetësi
    • Showbiz
    • Opinione
    • Kuriozitete
    Facebook Twitter Instagram LinkedIn VKontakte
    Korrekt Press
    You are at:Home»Lajme»Lajmi i mirë për Prishtinën, Murati nënshkruan një marrëveshje të rëndësishme
    Lajme

    Lajmi i mirë për Prishtinën, Murati nënshkruan një marrëveshje të rëndësishme

    By A.JJune 17, 2022
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve Hekuran Murati dhe Kryeshefi Ekzekutiv i N.P. “Termokos” Arsim Fetahu kanë nënshkruar sot Marrëveshjen e Bashkëpunimit me Bankën Evropiane për Investime, e cila i mundëson N.P “Termokos” që të përfitojnë grant mbështetës në vlerë prej 1.5 milion euro.

    “Kjo marrëveshje parasheh financimin e përditësimit të planit të ngrohjes qëndrore, zhvillimin e dizajnit preliminar për zgjerimin e rrjetit, si dhe ofrimin e shërbimeve të tjera të nevojshme për implementimin e zgjerimit të rrjetit të ngrohjes në kryeqytet. Kjo do të sigurojë pjesë të tjera të kryeqytetit të përfshihen në sistemin e ngrohjes qëndrore, duke ulur kostot për ngrohje gjatë dimrit dhe duke ngritur efikasitetin e sistemit të ngrohjes në vend”, thuhet në njoftimin për media.

    Po ashtu tregohet se kjo marrëveshje parasheh edhe hartimin e një plani për dekarbonizimin e sistemit të ngrohjes në Prishtinë, i cili do të asistojë në avancimin e agjendës së, gjelbër krahas premtimeve të Qeverisë.

    Me rastin e nënshkrimit, zv. Presidentja e BEI-së, Lilyana Pavlova, është shprehur se “Si bankë e BE-së, ne synojmë të ndihmojmë Ballkanin Perëndimor të rrisë sigurinë energjetike dhe të mbështesim dekarbonizimin e ekonomive lokale, që është thelbësore për përmbushjen e kushteve të konvergjencës për anëtarësim në BE. Kjo asistencë teknike do të ofroj një plan për të siguruar qëndrueshmëri të sektorit të energjisë në Prishtinë dhe ndër të tjera do të përmirësoj kushtet e jetesës së njerëzve në Kosovë falë shërbimeve më efikase të ngrohjes që do të ofrohen me çmime të përballueshme.”

    Ministri Murati me këtë rast vlerësoi lartë bashkëpunimin e mirë që Kosova ka me BEI si një nga partnerët kyç për të avancuar reformën e sistemit të energjisë dhe agjendën e gjelbër në përgjithësi.

    Ai theksoi se kjo marrëveshje është e një rëndësie të veçantë, duke qenë se rritja e efikasitetit të sistemit të ngrohjes dhe zgjerimi i saj do ta bëjnë më të përballueshme dhe më kualitative jetën e qytetarëve, sidomos gjatë muajve të dimrit, duke ulur edhe ndotjen që i shkaktohet ambientit nga përdorimi i lëndëve djegëse për ngrohje.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    LEXO GJITHASHTU

    Propozohet pezullimi i testeve kombëtare deri të krijohen kushtet për organizim të mirëfilltë

    June 17, 2022

    Johnson shkon sërish për vizitë në Kiev

    June 17, 2022

    Deklarimet se mund të bjerë qeveria, deputetja Statovci: Koalicioni është stabil

    June 17, 2022

    Comments are closed.

    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo

    AKTUALE

    Lajme

    Propozohet pezullimi i testeve kombëtare deri të krijohen kushtet për organizim të mirëfilltë

    By A.JJune 17, 20220

    Organizata joqeveritare, ETEA, e ka quajtur më të arsyeshme pezullimin e organizimit të testeve kombëtare,…

    Lajmi i mirë për Prishtinën, Murati nënshkruan një marrëveshje të rëndësishme

    June 17, 2022

    Johnson shkon sërish për vizitë në Kiev

    June 17, 2022

    Deklarimet se mund të bjerë qeveria, deputetja Statovci: Koalicioni është stabil

    June 17, 2022

    TË TJERA

    Noizy publikon bisedat private me Loredanën

    June 17, 2022

    Këto janë marrëveshjet që pritet të nënshkruhen në mbledhjen e dy Qeverive

    June 17, 2022

    Ukraina shkatërron anijen ruse që transportonte municione në Detin e Zi

    June 17, 2022

    “Sunny Hill” në Tiranë, Veliaj: Mjaft me sherre, festivali nuk po mbahet në Moskë

    June 16, 2022
    Rreth nesh
    Rreth nesh

    Korrekt Press është portal i pavarur i lajmeve i krijuar me vet-iniciativë nga një grup udhëheqësish medial.

    Korrekt Press mbulon çdo ngjarje të rëndësishme për Kosovën, rajonin dhe më gjerë.
    Email: info@korrektpress.com

    Facebook Twitter Instagram YouTube TikTok
    LAJMET E FUNDIT

    Propozohet pezullimi i testeve kombëtare deri të krijohen kushtet për organizim të mirëfilltë

    June 17, 2022

    Lajmi i mirë për Prishtinën, Murati nënshkruan një marrëveshje të rëndësishme

    June 17, 2022

    Johnson shkon sërish për vizitë në Kiev

    June 17, 2022
    REKLAMË
    © 2022 Korrekt Press. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
    • Rreth nesh
    • Raportoni
    • Kontakti

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.