TË FUNDIT

    “Diçka po gatuhet në Tiranë”, a negocionte që një vit Dukagjin Lipa tinëz me Erion Veliajn?

    June 14, 2022

    Kurtishaj: Dug bonu fer, s’ke prit leje po t’kanë ofru kushte ma t’mira në Tiranë

    June 14, 2022

    Daut Haradinaj për Kurtin: Edhe patriot me shqiponjë edhe anti UÇK pak problem, nuk shkojnë bashkë

    June 14, 2022
    Facebook Twitter Instagram
    Korrekt Press
    • Ballina
    • Lajme
    • Bota
    • Shqipëria
    • Sport
    • Shëndetësi
    • Showbiz
    • Opinione
    • Kuriozitete
    Facebook Twitter Instagram LinkedIn VKontakte
    Korrekt Press
    You are at:Home»Lajme»Lija e Majmunëve: Ende s’ka të infektuar në Kosovë, por IKShPK nis përgatitjet
    Lajme

    Lija e Majmunëve: Ende s’ka të infektuar në Kosovë, por IKShPK nis përgatitjet

    By A.JMay 23, 2022
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Pas përhapjes së Lijës së Majmunit në disa shtete të Evropës, Ministria e Shëndetësisë ka dalur me një njoftim rreth situatës në Kossovë.

    Ministria njofton se në Kosovë nuk ka raste me Lijën e Majmunit, duke bashkangjitur edhe disa informacione për qytetarët rreth kësaj lije.

    “Ju njoftojmë se jemi në komunikim t vazhdueshëm me OBSH-në dhe ECDC-në, për vlerësimin e rrezikshmërisë dhe rekomandimeve për masat që duhet ndërmarrë për sëmundjen në fjalë.
    Sa i përket furnizimit me vaksina për një sëmundje të tillë, IKSHP njofton se vaksina ende nuk është e disponueshme për distribuim dhe ekziston në botë vetëm vaksina kundër Variola Vera”, thuhet në njoftim.

    Njoftimi i plotë:

    Ministria e Shëndetësisë, në koordinim me Institutin Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, njofton qytetarët e Republikës së Kosovës, se po përcjell me vëmendje epidemiologjinë e Lisë së Majmunëve, që nga paraqitja e rasteve të para jashtë kontinentit të Afrikës, në SHBA, Evropë dhe Izrael, me mbi 100 raste të raportuara deri më tani.
    IKSHPK njofton se në Republikën e Kosovës, nuk është raportuar asnjë rast i dyshimtë, sa i përket Lisë së Majmunëve.
    Po ashtu, IKSHPK ka përpiluar dokumentin e parë, me rekomandime dhe masa për institucionet shëndetësore sa i përket sëmundjes së lisë së majmunëve, i cili është shpërndarë të gjitha institucioneve shëndetësore në vend, dhe do të përditësohet me të dhënat e reja.
    Ju njoftojmë se jemi në komunikim t vazhdueshëm me OBSH-në dhe ECDC-në, për vlerësimin e rrezikshmërisë dhe rekomandimeve për masat që duhet ndërmarrë për sëmundjen në fjalë.
    Sa i përket furnizimit me vaksina për një sëmundje të tillë, IKSHP njofton se vaksina ende nuk është e disponueshme për distribuim dhe ekziston në botë vetëm vaksina kundër Variola Vera.
    IKSHPK në vazhdimësi po monitoron nga afër situatën epidemiologjike në shtetet e rajonit dhe në botë, dhe konform situatës do të njoftoheni menjëherë në kohë reale.
    Disa informacione për lijën e majmunëve:
    • Lija e majmunëve shkaktohet nga virusi i lisë së majmunëve, anëtar i gjinisë Orthopoxvirus në familjen Poxviridae;
    • Lija e majmunëve është sëmundje zoonotike virale që shfaqet kryesisht në zonat tropikale të pyjeve të Afrikës Qendrore dhe Perëndimore dhe herë pas here eksportohet në rajone të tjera;
    • Lija e majmunëve zakonisht shfaqet klinikisht me ethe, skuqje dhe ënjtje të nyjeve limfatike dhe mund të çojë në sërë komplikimesh mjekësore;
    • Lija e majmunëve është zakonisht sëmundje me simptoma të kufizuara që zgjasin nga 2 deri në 4 javë. Mund të ndodhin raste të rënda. Kohët e fundit, raporti i fatalitetit të rasteve ka qenë rreth 3-6%;
    • Lija e majmunit transmetohet te njerëzit nëpërmjet kontaktit të ngushtë me person ose kafshë të infektuar, ose me material të kontaminuar me virusin;
    • Virusi i lisë së majmunit transmetohet nga një person te tjetri nëpërmjet kontaktit të ngushtë me lezione, lëngje trupore, pika të frymëmarrjes dhe materiale të kontaminuara si shtrati;
    • Paraqitja klinike e lisë së majmunëve i ngjan asaj të lisë, një infeksion i lidhur me ortopoksvirusin i cili u shpall i çrrënjosur në mbarë botën në vitin 1980. Lija e majmunëve është më pak ngjitëse se lija dhe shkakton sëmundje më pak të rënda;
    • Vaksinat e përdorura gjatë programit të çrrënjosjes së lisë ofruan gjithashtu mbrojtje kundër lisë së majmunëve. Janë zhvilluar vaksina më të reja nga të cilat njëra është miratuar për parandalimin e lisë së majmunëve;
    • Një agjent antiviral i zhvilluar për trajtimin e lisë është licencuar gjithashtu për trajtimin e lisë së majmunëve.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    LEXO GJITHASHTU

    “Diçka po gatuhet në Tiranë”, a negocionte që një vit Dukagjin Lipa tinëz me Erion Veliajn?

    June 14, 2022

    Daut Haradinaj për Kurtin: Edhe patriot me shqiponjë edhe anti UÇK pak problem, nuk shkojnë bashkë

    June 14, 2022

    Haradinaj: Ramushi ka shku e ka lutë VV-në për veteranët

    June 14, 2022

    Comments are closed.

    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo

    AKTUALE

    Lajme

    “Diçka po gatuhet në Tiranë”, a negocionte që një vit Dukagjin Lipa tinëz me Erion Veliajn?

    By B.SJune 14, 20220

    Festivali më i madh që u organizua disa herë në Kosovë, “Sunny Hill”, sivjet nuk…

    Daut Haradinaj për Kurtin: Edhe patriot me shqiponjë edhe anti UÇK pak problem, nuk shkojnë bashkë

    June 14, 2022

    Haradinaj: Ramushi ka shku e ka lutë VV-në për veteranët

    June 14, 2022

    Krasniqi: E pabesueshme që Qeveria po e përzë Sunny Hillin, turp

    June 14, 2022

    TË TJERA

    Kurtishaj: Dug bonu fer, s’ke prit leje po t’kanë ofru kushte ma t’mira në Tiranë

    June 14, 2022

    Letra e Dukagjin Lipës për krerët e shtetit pas zhvendosjes së “Sunny Hill”

    June 14, 2022

    Gjesti i tenistes ruse ndaj rivales ukrainase bëri xhiron e botës

    June 14, 2022

    Erdhën për 6 muaj dhe qëndruan 16 vite, historia e veçantë e çiftit anglez në Kosovë

    June 14, 2022
    Rreth nesh
    Rreth nesh

    Korrekt Press është portal i pavarur i lajmeve i krijuar me vet-iniciativë nga një grup udhëheqësish medial.

    Korrekt Press mbulon çdo ngjarje të rëndësishme për Kosovën, rajonin dhe më gjerë.
    Email: info@korrektpress.com

    Facebook Twitter Instagram YouTube TikTok
    LAJMET E FUNDIT

    “Diçka po gatuhet në Tiranë”, a negocionte që një vit Dukagjin Lipa tinëz me Erion Veliajn?

    June 14, 2022

    Kurtishaj: Dug bonu fer, s’ke prit leje po t’kanë ofru kushte ma t’mira në Tiranë

    June 14, 2022

    Daut Haradinaj për Kurtin: Edhe patriot me shqiponjë edhe anti UÇK pak problem, nuk shkojnë bashkë

    June 14, 2022
    REKLAMË
    © 2022 Korrekt Press. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
    • Rreth nesh
    • Raportoni
    • Kontakti

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.