TË FUNDIT

    Shtime: Nga sot nënat lehona mund të aplikojnë për shtesën prej 100 eurosh

    June 24, 2022

    Macron nuk flet për vizat, por vetëm për Ballkanin Perëndimor

    June 24, 2022

    “Moderoje gjuhën” – Rama i përgjigjet ministrisë së Jashtme bullgare: Hiqeni veton, ose më duroni

    June 24, 2022
    Facebook Twitter Instagram
    Korrekt Press
    • Ballina
    • Lajme
    • Bota
    • Shqipëria
    • Sport
    • Shëndetësi
    • Showbiz
    • Opinione
    • Kuriozitete
    Facebook Twitter Instagram LinkedIn VKontakte
    Korrekt Press
    You are at:Home»Lajme»Macron nuk flet për vizat, por vetëm për Ballkanin Perëndimor
    Lajme

    Macron nuk flet për vizat, por vetëm për Ballkanin Perëndimor

    By A.JJune 24, 2022
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Pas përfundimit të samitit mes BE-së dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor, liderët e 27 vendeve anëtare të BE-së, së bashku edhe me drejtuesit institucioneve të unionit, pasditen e djeshme, mbajtën takim të brendshëm.

    Nga ky takim, dolën edhe konkluzat të cilat u publikuan në orët e vona të mbrëmjes të së enjtes.

    Sidoqoftë, para publikimit të këtyre konkluzave, presidenti i Francës, Emanuel Macron, vendi i të cilit deri në fund të këtij muaji mban presidencën e radhës së BE-së, Ursula von der Leyen, presidente e Komisionit Evropian dhe Charles Michel, president i Këshillit Evropian, mbajtën një konferencë për media.

    Macron foli për temat mbi të cilat 27 liderët e vendeve anëtare të unionit janë dakorduar. Ndonëse pa vendime të veçanta, ai foli edhe për Ballkanin Perëndimor, e specifikisht për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, raporton RTKlive.

    “Do të bëjmë çfarë është në mundësinë tonë që Parlamenti i Bullgarisë të lëvizë në mënyrë që Maqedonia e Veriut të bëjë hapin e fundit, sepse tashmë kanë bërë kaq shumë”, tha Macron, duke iu referuar vetos bullgare, që Maqedonia e Veriut të mos marrë datë për fillimin e bisedimeve për anëtarësim në BE.

    Një veprim i tillë ka bërë që edhe Shqipëria të penalizohet sepse është vendosur në pako me këtë shtet, raporton RTKlive.

    “Tashmë ata kanë marrë shumë rreziqe dhe në ditët e javët në vazhdim duhet të jemi në gjendje të lëvizim. Kjo vlen edhe për Shqipërinë”, tha presidenti Macron.

    Sigurisht, ai nuk la pa përmendur edhe Ukrainën, Moldavinë dhe Gjeorgjinë.

    Kjo pasi udhëheqësit e BE-së vendosën të enjten t’i japin Ukrainës dhe Moldavisë, zyrtarisht statusin e kandidatit për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

    Një status të tillë, u tha se do t’i jepet edhe Gjeorgjisë, sapo ajo t’i adresojë prioritetet e nevojshme.

    “Prandaj të gjithë fqinjët tanë duhet të shohin, pra Ukraina, Moldavia, Gjeorgjia dhe Ballkani Perëndimor, se ata janë më shumë se asnjëherë më parë esencialë për BE-në”, tha presidenti Macron.

    “Kjo, sepse lufta është rikthyer në tokën evropiane. Prandaj në këtë kontekst ne do të diskutojmë”.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    LEXO GJITHASHTU

    Shtime: Nga sot nënat lehona mund të aplikojnë për shtesën prej 100 eurosh

    June 24, 2022

    “Moderoje gjuhën” – Rama i përgjigjet ministrisë së Jashtme bullgare: Hiqeni veton, ose më duroni

    June 24, 2022

    Jo vetëm Franca, së paku edhe 3 shtete janë kundër liberalizimit të vizave – dalin detaje

    June 24, 2022

    Comments are closed.

    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo

    AKTUALE

    Lajme

    Shtime: Nga sot nënat lehona mund të aplikojnë për shtesën prej 100 eurosh

    By A.JJune 24, 20220

    Komuna e Shtimes ka njoftuar se nga sot mund të aplikojnë te gjitha nënat lehona…

    Macron nuk flet për vizat, por vetëm për Ballkanin Perëndimor

    June 24, 2022

    “Moderoje gjuhën” – Rama i përgjigjet ministrisë së Jashtme bullgare: Hiqeni veton, ose më duroni

    June 24, 2022

    Jo vetëm Franca, së paku edhe 3 shtete janë kundër liberalizimit të vizave – dalin detaje

    June 24, 2022

    TË TJERA

    Adriana Matoshi për Vjosa Berishën: Prehu në një vend më të mirë engjull

    June 23, 2022

    Gold AG po bëhet baba për herë të dytë

    June 21, 2022

    Meshkujt prezantojnë trendin e ri për formësimin e mjekrës

    June 21, 2022

    Deputetja Adriana Matoshi nis pushimet në Egjipt, kush po e shoqëron

    June 21, 2022
    Rreth nesh
    Rreth nesh

    Korrekt Press është portal i pavarur i lajmeve i krijuar me vet-iniciativë nga një grup udhëheqësish medial.

    Korrekt Press mbulon çdo ngjarje të rëndësishme për Kosovën, rajonin dhe më gjerë.
    Email: info@korrektpress.com

    Facebook Twitter Instagram YouTube TikTok
    LAJMET E FUNDIT

    Shtime: Nga sot nënat lehona mund të aplikojnë për shtesën prej 100 eurosh

    June 24, 2022

    Macron nuk flet për vizat, por vetëm për Ballkanin Perëndimor

    June 24, 2022

    “Moderoje gjuhën” – Rama i përgjigjet ministrisë së Jashtme bullgare: Hiqeni veton, ose më duroni

    June 24, 2022
    REKLAMË
    © 2022 Korrekt Press. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
    • Rreth nesh
    • Raportoni
    • Kontakti

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.