Analisti dhe publicisti Halil Matoshi, thotë se presidentja ka bërë ndërhyrje kirurgjike gjatë vizitës zyrtare në Turqi, dhe kjo, sipas tij është lajm.
‘Mediat e Kosovës, lajmin e kanë marrë prej medias turke, nuk e kanë kriju vet, nuk e kanë shpikë dhe është keq me i sha. Për mu si qytetar, është lajm që kanë shkru mediat turke e s’është lajm që ka ba operacion estetik. Por është lajm që kanë shkru gazetat më të mëdha në Turqi’, ka thënë Matoshi.
“Lajmi qëndron këtu se kjo ka shku zyrtarisht. Përfundimisht besoj se e ka bërë operacionin sa ishte në vizitë zyrtare”, ka thënë ai