Drejtori Ekzekutiv i Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD) Ehat Miftaraj ka kritikuar Qeverinë Kurti ku, sic thotë ai, nga një parti plot gojën luftë kundër korrupsionit, është kthyer në pushtet ku luftohet korrupsioni vetëm ndaj kundërshtarëve politik.
“Partia në pushtet ngadal dhe sigurtë po e korrupton luftimin e korrupsionit në Kosovë”.
“Nga një parti plot gojën luftë kundër korrupsionit, qeverisje me duar të pastra, depolitizim të bordeve dhe ndërmarrjeve publike, është kthyer në pushtet ku luftohet korrupsioni vetëm ndaj kundershtareve politik”, thotë Miftaraj.
Sipas tij, Qeveria Kurti po ofron imunitet të plotë për anëtarët e partisë së vet kur po kapen në afera korruptive.
“Reagimi do te duhej te ishte i ashper, i drejteperdrejte dhe pa kompromis. Kete nuk po e shohim, se paku Jo deri tani”.
“Kultura e pandeshkueshmerise sinonim I qeverisjes ne Kosove”, përfundoi Miftaraj.