TË FUNDIT

    Presidentja Osmani kreu në Turqi operacionin që bëhet pa pagesë në QKUK (VIDEO)

    May 17, 2022

    Musliu: PDK, Shoqëria civile e mediat t’i kërkojnë falje Adem Grabovcit

    May 17, 2022

    Krasniqi: Kjo qeveri depresive ka bërë që të krijojmë një alternativë të qeverisjes së mirë

    May 17, 2022
    Facebook Twitter Instagram
    Korrekt Press
    • Ballina
    • Lajme
    • Bota
    • Shqipëria
    • Sport
    • Shëndetësi
    • Showbiz
    • Opinione
    • Kuriozitete
    Facebook Twitter Instagram LinkedIn VKontakte
    Korrekt Press
    You are at:Home»Lajme»Murati: Aplikimi në KE mund të zgjasë deri në 4 vjet, shpresoj që Qeveria është koordinuar me Francën e Gjermaninë
    Lajme

    Murati: Aplikimi në KE mund të zgjasë deri në 4 vjet, shpresoj që Qeveria është koordinuar me Francën e Gjermaninë

    By B.SMay 13, 2022
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, e ka dorëzuar aplikimin për anëtarësim të plotë në Këshillin e Evropës.

    Këtë e ka konfirmuar Sharr Jakupi, shef i kabinetit te ministres Gërvalla

    Lidhur më këtë kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati ka thënë se pret nga ministrja Gërvalla dhe Qeveria Kurti që ta analizojnë këtë çështje me aleatët ndërkombëtar.

    Sipas tij, aplikimi në Këshill të Evropës mund të marrë kohë deri në 4 vjet.

    Se a do të ketë destabilizim të situatës në veri të vendit, Murati tha se presidenti serb, Aleksandër Vuçiq në stilin e vet do ta dramatizojë këtë çështje, e që sipas tij, është pjesë e lojës politike që e bënë Serbia.

    “Në këto rrethana të krijuara i vetmi institucion ku ne mund të aplikojmë dhe pas respektimit të të gjitha procedurave dhe të pranohemi është Këshilli i Evropës. Kosova nëse veç e ka trajtuar këtë çështje me aleatët tanë besoj që është një hap i duhur aplikimi në këshillin e Evropës sepse mos anëtarësimi në Këshillin e Evropës ka qenë një padrejtësi jo vetëm për Kosovën por edhe për qytetarët e Kosovës sepse ka qenë e pamundshme të shfrytëzohet mekanizmi i gjykatës evropiane për të drejtat e njeriut”, tha Murati.

    Tutje ai ka shtuar se në këtë proces është i rëndësishëm koordinimi me Francën, por edhe më shtete e tjera që kanë ndikim.

    “Unë po shpresoj që kësaj radhe ministria e punëve të jashtme – qeveria e ka analizuar këtë çështje dhe e ka bërë me aleatët tanë. Në këtë drejtim është e rëndësishme edhe Franca, që të koordinoheshin me Francën, Gjermaninë me shtetet që janë edhe me peshë. Në rrethana normale varianti më optimist do të ishte dy deri në tre vjet por mund të zgjasë deri në katër vjet. Është një procedurë që nuk është e thjeshtë dhe e shpejtë”.

    Ai tha se nuk pret që të këtë destabilizim në pjesën veriore sa i përket kësaj çështje.

    “Nuk pres për këtë çështje destabilizim. Sigurisht Vuçiqi në stilin e vet do ta dramatizojë këtë çështje por ajo është pjesë e lojës politike që e bënë Serbia. Ne duhet ta shohim interesin tonë dhe ti kryejmë punët tona dhe në rast se anëtarësohemi në Këshillin e Evropës sigurisht se është një moment i mirë për ta forcuar pozitën ndërkombëtare të Kosovës”, tha Murati./EO

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    LEXO GJITHASHTU

    Presidentja Osmani kreu në Turqi operacionin që bëhet pa pagesë në QKUK (VIDEO)

    May 17, 2022

    Musliu: PDK, Shoqëria civile e mediat t’i kërkojnë falje Adem Grabovcit

    May 17, 2022

    Krasniqi: Kjo qeveri depresive ka bërë që të krijojmë një alternativë të qeverisjes së mirë

    May 17, 2022

    Comments are closed.

    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo

    AKTUALE

    Lajme

    Presidentja Osmani kreu në Turqi operacionin që bëhet pa pagesë në QKUK (VIDEO)

    By B.SMay 17, 20220

    86 qytetarë zvogëluan lukthin e tyre në Klinikën e Kirurgjisë në QKUK, por në mesin…

    Musliu: PDK, Shoqëria civile e mediat t’i kërkojnë falje Adem Grabovcit

    May 17, 2022

    Krasniqi: Kjo qeveri depresive ka bërë që të krijojmë një alternativë të qeverisjes së mirë

    May 17, 2022

    Vlora Çitaku do të jetë në krye të Departamentit për Punë të Jashtmë në ‘Qeverinë në hije’ të PDK’së

    May 17, 2022

    TË TJERA

    Elvana Gjata mori gjithë vëmendjen në sfilatën e Valdrin Sahitit

    May 17, 2022

    Presidentja Osmani: Flokët i drejtova pas 12 vjetësh, më bindi Valdrin Sahiti

    May 17, 2022

    Erdogan nuk tërhiqet: Kundërshton anëtarësimin e Suedisë dhe Finlandës në NATO

    May 17, 2022

    Deri tani flitej për fitore, ushtaraku shtang rusët: Gjërat po shkojnë keq, kemi përballë 42 shtete

    May 17, 2022
    Rreth nesh
    Rreth nesh

    Korrekt Press është portal i pavarur i lajmeve i krijuar me vet-iniciativë nga një grup udhëheqësish medial.

    Korrekt Press mbulon çdo ngjarje të rëndësishme për Kosovën, rajonin dhe më gjerë.
    Email: info@korrektpress.com

    Facebook Twitter Instagram YouTube TikTok
    LAJMET E FUNDIT

    Presidentja Osmani kreu në Turqi operacionin që bëhet pa pagesë në QKUK (VIDEO)

    May 17, 2022

    Musliu: PDK, Shoqëria civile e mediat t’i kërkojnë falje Adem Grabovcit

    May 17, 2022

    Krasniqi: Kjo qeveri depresive ka bërë që të krijojmë një alternativë të qeverisjes së mirë

    May 17, 2022
    REKLAMË
    © 2022 Korrekt Press. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
    • Rreth nesh
    • Raportoni
    • Kontakti

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.