TË FUNDIT

    Alma Lama: Veteranët duhet të nderohen por jo të paguhen

    June 16, 2022

    Reagon PSD, publikon pamje nga arrestimi i Molliqajt dhe aktivistëve tjerë të këtij subjekti

    June 16, 2022

    A do të ketë fat Kosova? Grupi Punues i Vizave, mblidhet në Bruksel më 22 qershor

    June 16, 2022
    Facebook Twitter Instagram
    Korrekt Press
    • Ballina
    • Lajme
    • Bota
    • Shqipëria
    • Sport
    • Shëndetësi
    • Showbiz
    • Opinione
    • Kuriozitete
    Facebook Twitter Instagram LinkedIn VKontakte
    Korrekt Press
    You are at:Home»Lajme»Musliu: Nëse në Hagë vendoset drejtësia, Gucati e Haradinaj nesër lirohen
    Lajme

    Musliu: Nëse në Hagë vendoset drejtësia, Gucati e Haradinaj nesër lirohen

    By B.SMay 17, 2022
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu konsideron se Gjykata Speciale në Hagë e ka humbur komplet karakterin për çka është formuar.

    Ajo e ka vlerësuar këtë gjykatë politike dhe ka thënë se po i persekuton përfaqësuesit e shtetit dhe të UÇK-së brenda mureve të gjykatës në Hagë.

    Duke folur për pritshmëritë e saj rreth seancës së nesërme ku do të jepet aktgjykimi për Hysni Gucatin e Nasim Haradinajn, Musliu ka thënë se nëse ekziston drejtësia, atëherë ata duhet të lirohen.

    “Tashmë procesi gjyqësor në Hagë i ka tejkaluar të gjitha pritshmëritë dhe parashikimet. Nesër mund të ndodhë gjithçka. Unë uroj dhe shpresoj që nesër të vendoset drejtësia. Dhe nëse vërtetë nesër në Hagë vendoset drejtësia, atëherë ata do të lirohen të pafajshëm sepse ata nuk i kanë marrë dokumentet me dhunë, por iu kanë shkuar në zyrën e tyre. Nëse do të duhej dikush të gjykohej në këtë proces për publikimin e dokumenteve, atëherë do të duhej të jetë ai që i ka dërguar këto dokumente në zyrën e Shoqatave të dala nga lufta”, ka theksuar Musliu për RTK-në.

    Ajo ishte njëra nga deputetët e Kuvendit të Kosovës që ishte zë i fuqishëm kundër themelimit të Gjykatës Speciale.

    “Koha e tregoj që unë kam pas drejtë kur kam dalë kundër kësaj gjykate dhe jam kundër edhe sot. Mund të flasim për gjithçka vetëm për drejtësi jo. Kjo gjykatë është politike, e cila i ka kindapuar disa përfaqësues të shtetit dhe të UÇK-së dhe po i persekuton brenda mureve të Gjykatës së Hagës. Deri tani kemi parë gjithçka, por jo drejtësi”, ka shtuar deputetja e PDK-së.

    Sipas saj Gjykata Speciale e ka humbur komplet karakterin për çka është krijuar.

    “Ajo nuk merret në asnjë rrethanë me lëndët për të cilat janë pretenduar se kanë ndodhur. Kjo gjykatë është themeluar mbi bazën e raportit të Dick Martyt, i cili ka folur për trafikim të organeve. Nuk e di që në ndonjë seancë është folur për të gjeturat e supozuara të Dick Martyt. Tani pas deklarimeve të Martyt se është kërcënuar edhe nga organet shtetërore serbe, fatkeqësia ma e madhe është se kjo gjykatë është votuar në Kuvendin e Kosovës dhe njerëzit po persekutohen me ligjet tona”, ka nënvizuar Musliu.

    Ajo tutje ka thënë se vendimi për Gjykatën Speciale nuk ka qenë i lehtë, as me votën për e as atë kundër.

    “Ka qenë një ndër vendimet më të rënda që 11 vjet që prej kur jam deputete e Kuvendit të Kosovës. As atëherë nuk kam interferuar në votimin e deputetëve. Unë e kam thënë haptazi e zëshëm qëndrimin tim për këtë gjykatë, derisa as sot nuk i pyes kolegët e mi nëse janë të dëshpëruar apo të penduar për votimin e kësaj gjykate. Çdo njeri i cili ka gjak njeriu në venat e tij ndihet i penduar për atë votim sepse është duke u keqpërdorur vota e deputetëve dhe institucioneve të vendit”, është shprehur Musliu.

    Ajo ka thënë se qysh kur është krijuar kjo Gjykatë ka besuar dhe beson edhe sot fuqishëm në pafajësinë e atyre që janë akuzuar, por sipas saj mesazhi që e dha Jakup Krasniqi në paraqitjen e tij të fundit para Gjykatës se atje nuk po vendoset drejtësi është mesazh që do të duhej ta alarmonte shtetin tonë.

    Ndërkaq, zgjerimin e aktakuzës nga Prokuroria e Speciales, Musliu e konsideron si tentim për mbuluar dështimet e kësaj gjykate.

    “Çdo tentativë për të zgjeruar aktakuzën është tentim për të mbuluar dështimet e saj kjo gjykatë. Të mbyllen protagonistët e luftës së UÇK-së që dy vite dhe ende të mos përmbyllet aktakuza kjo është e tmerrshme. Ata fillimisht i kanë mbyll atje dhe më pas kanë mbledhur fakte dhe tash del se komplet akuzat e tyre mbështetën nga dokumentet dhe materialet e deponuara nga Serbia. E unë nuk pres që Serbia të flasë mirë për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin, Rexhep Selimin etj.”, ka thënë Musliu.

    Dhomat e Specializuara kanë caktuar shpalljen e aktgjykimit ndaj Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt për ditën e mërkurë në orën 10:00.

    Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) ka kërkuar që Hysni Gucati e Nasim Haradinaj të dënohen me nga 6 vite burgim dhe nga 100 euro gjobë.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    LEXO GJITHASHTU

    Alma Lama: Veteranët duhet të nderohen por jo të paguhen

    June 16, 2022

    Reagon PSD, publikon pamje nga arrestimi i Molliqajt dhe aktivistëve tjerë të këtij subjekti

    June 16, 2022

    A do të ketë fat Kosova? Grupi Punues i Vizave, mblidhet në Bruksel më 22 qershor

    June 16, 2022

    Comments are closed.

    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo

    AKTUALE

    Lajme

    Alma Lama: Veteranët duhet të nderohen por jo të paguhen

    By A.JJune 16, 20220

    Ish-ambasadorja e Kosovës në Itali, Alma Lama, ka reaguar rreth kërkesave të veteranëve për përfshirje…

    Reagon PSD, publikon pamje nga arrestimi i Molliqajt dhe aktivistëve tjerë të këtij subjekti

    June 16, 2022

    A do të ketë fat Kosova? Grupi Punues i Vizave, mblidhet në Bruksel më 22 qershor

    June 16, 2022

    “Abuzimi me 335 mijë euro”, MKRS po përgatit padi për shpifje ndaj PDK-së

    June 16, 2022

    TË TJERA

    “Sunny Hill” në Tiranë, Veliaj: Mjaft me sherre, festivali nuk po mbahet në Moskë

    June 16, 2022

    A e kishte paralajmëruar Dukagjin Lipa zhvendosjen e “Sunny Hill” në Tiranë?

    June 15, 2022

    Zelensky: Shqipëria dhe Mali i Zi mbështesin shtetin tonë në statusin si kandidat për BE

    June 15, 2022

    Erion Veliaj ia shtin lapsin: Presim t’i fitojmë 50 milionë në ditë nga “Sunny Hill

    June 15, 2022
    Rreth nesh
    Rreth nesh

    Korrekt Press është portal i pavarur i lajmeve i krijuar me vet-iniciativë nga një grup udhëheqësish medial.

    Korrekt Press mbulon çdo ngjarje të rëndësishme për Kosovën, rajonin dhe më gjerë.
    Email: info@korrektpress.com

    Facebook Twitter Instagram YouTube TikTok
    LAJMET E FUNDIT

    Alma Lama: Veteranët duhet të nderohen por jo të paguhen

    June 16, 2022

    Reagon PSD, publikon pamje nga arrestimi i Molliqajt dhe aktivistëve tjerë të këtij subjekti

    June 16, 2022

    A do të ketë fat Kosova? Grupi Punues i Vizave, mblidhet në Bruksel më 22 qershor

    June 16, 2022
    REKLAMË
    © 2022 Korrekt Press. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
    • Rreth nesh
    • Raportoni
    • Kontakti

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.