TË FUNDIT

    Arbana Xharra për Presidenten Osmani pas publikimit fotos gjysmë të Ramës: Arrogancë dhe pamaturi politike

    June 14, 2022

    Erdhën për 6 muaj dhe qëndruan 16 vite, historia e veçantë e çiftit anglez në Kosovë

    June 14, 2022

    Në Parlamentin Evropian diskutohet raporti për Kosovën, i bëhet thirrje Këshillit që urgjentisht të marret vendimin për vizat

    June 14, 2022
    Facebook Twitter Instagram
    Korrekt Press
    • Ballina
    • Lajme
    • Bota
    • Shqipëria
    • Sport
    • Shëndetësi
    • Showbiz
    • Opinione
    • Kuriozitete
    Facebook Twitter Instagram LinkedIn VKontakte
    Korrekt Press
    You are at:Home»Lajme»Mustafa: Si mund të jetë VV e pastër me militantë e mbeturinat e LDK-së, e bajshin me shëndet korrupsionin ata që i votuan
    Lajme

    Mustafa: Si mund të jetë VV e pastër me militantë e mbeturinat e LDK-së, e bajshin me shëndet korrupsionin ata që i votuan

    By B.SJune 2, 2022
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Janë pikërisht dy ministri të Qeverisë Kurti, të cilat së fundi janë përfolur për keqpërdorime të mundshme.

    Gjatë ditës së djeshme Partia Demokratike e Kosovës paraqiti dokumentet përmes të cilave thuhet se në kuadër të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës janë keqpërdorur mbi 1 milion euro.

    E pak orë më vonë, në mediumin Nacionale është publikuar edhe një hulumtim tjetër që kishte të bënte me përgjimet në kuadër të Ministrisë së Infrastrukturës, e ku bëhej fjalë për keqpërdorimin e 30 mijë eurove.

    Brenda një dite, dy ministri të drejtuara nga Qeveria Kurti II u përfolën pikërisht për çështje që deri para pak kohëve, Vetëvendosje vazhdimisht i kishte kundërshtuar.

    Vetëvendosje e cila njihej si një prej partive më të zëshme në vend që kundërshtonte vazhdimisht mundësinë e keqpërdorimeve të parasë publike, punësimeve familjare e miqësore, e që thirrej në respektim të vazhdueshëm të ligjit siç duket brenda përbrenda ka edhe njerëz të infiltruar pikërisht në këto pi ka.

    Lidhur me këtë, lajmi.net ka kontaktuar ish-kryeministrin e vendit, Isa Mustafa, i cili ka theksuar se bindja e qytetarëve është çështje shumë relative.

    Ai tha se qytetarët zakonisht nuk veprojnë mbi bazën e fakteve ose rezultateve, por sipas percepsionit.

    Sipas ish-kreut të LDK-së, Isa Mustafa, përcepsionin e krijojnë mediat, shoqëria civile, opozita, Kuvendi.

    “Bindja e qytetarëve është çështje shumë relative. Qytetarët zakonisht nuk veprojnë mbi bazën e fakteve ose rezultateve, por sipas percepcionit. Percepcionin e krijojnë mediat, shoqëria civile, opozita, Kuvendi dhe ata që piskasin nëpër studio çdo natë Vetëvendosje 80 për qind, Vetëvendosje 90 për qind”, theksoi Mustafa.

    Ai tha se duhet shtuar pyetja se si Vetëvendosje mund të jetë e pastër?

    “Si mund të jetë e pastër…Një konglomerat i të majtëve e të djathtëve, i sekteve të ndryshme ekstreme sociale, politike e religjioze, i grupeve militante, njerëzve të PDK-së, AAK-së, mbeturinave të LDK-së”, shtoi ai.

    Sipas Mustafës është interesante të shihen reagimet e Vetëvendosjes për shumë raste me elemente korruptive, që po dalin në opinion.

    “Nuk japin përgjigje, por deklarohen me fuqi absolute se VV s’ka korrupsion. Nuk tregojnë gatishmëri që të marrin përgjegjësi. Kjo është më e rrezikshme sesa vet aferat që po përmenden”, theksoi Isa Mustafa.

    Ish kryeministri Mustafa deklaroi se përgjimet duhet të trajtohen nga Qeveria dhe Prokuroria, si rasti Pronto.

    “Rasti për ndarje të mbi një milion eurove një OJQ-je, siç thuhet pa procedurë konkurruese , siç e parasheh ligji, po ashtu është lëndë për drejtësi. Ka pasë rast që një kryetar komune për rast të ngjashëm, por shumë më të vogël, për një investim me qëllimet më të mira është sorollatë gjyqeve gati një decenie”, tha ai.

    Mustafa theksoi se është e frikshme për shtetin ligjor deklarata se përgjimi është marrë nga organet e drejtësisë, sepse ata nuk kanë besuar se organet e ndjekjes do të trajtojnë këtë rast.

    “Qytetarët që e kanë votuar me një shumicë të paparaparë VV-në dhe Guxo-në, e bajshin me shëndet edhe korrupsionin e tyre! Edhe ndërkombëtarët”, përfundoi Mustafa.

    Ndryshe në raportimin e djeshëm për keqpërdorim të MI-së pretendohej se se si një kompani projektuese e lidhur me pushtetin e Vetëvendosjes, u zu duke kërkuar ryshfet.

    Është fjala për kompaninë e quajtur “Infratek”, në të cilën kishte punuar këshilltari i Liburn Aliut. Dhe, madje jo veç që kishte punuar, por edhe kishte lidhje familjare me pronarët. Ata ishin dajtë e tij.
    Kurse Partia Demokratike e Kosovës me anë të deputetes, Ariana Musliu-Shoshi dhe avokatit, Faton Fetahu, përmes një konference për media dje kanë denoncuar keqpërdorimin e 1.1 milionë eurove, duke thënë se të përfshirë janë dy ministrat e Qeverisë Kurti, Donika Gërvalla dhe Fikrim Damka.

    Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, ka thënë se kjo është aferë e dyshimtë dhe e kundërligjshme, përmes së cilës është mundësuar keqpërdorimi i rreth 1.1 milionë eurove të taksapaguesve të Kosovës.

    E pas kësaj i menjëhershëm ishte reagimi i zv/kryeministres Donika Gërvalla, e cila tha se jo “ 1. 1 milion euro, por as edhe 1.1 cent”.

    Ndryshe Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës shpesh herë ka qenë pjesë e “skandaleve” e gabimeve të cilat janë kryer në kuadër të diplomacisë në vend.

    E përpos problemeve të qytetarëve në vend, Kurtit siç duket në shumë rast po i del problem edhe me vetë ministrat, e deputetët e partisë së tij. Pavarësisht publikimeve, nga Vetëvendosje kanë vazhduar të quajnë montime audio-incizimet dhe publikimet lidhur me këto keqpërdorime.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    LEXO GJITHASHTU

    Arbana Xharra për Presidenten Osmani pas publikimit fotos gjysmë të Ramës: Arrogancë dhe pamaturi politike

    June 14, 2022

    Erdhën për 6 muaj dhe qëndruan 16 vite, historia e veçantë e çiftit anglez në Kosovë

    June 14, 2022

    Në Parlamentin Evropian diskutohet raporti për Kosovën, i bëhet thirrje Këshillit që urgjentisht të marret vendimin për vizat

    June 14, 2022

    Comments are closed.

    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo

    AKTUALE

    Lajme

    Arbana Xharra për Presidenten Osmani pas publikimit fotos gjysmë të Ramës: Arrogancë dhe pamaturi politike

    By B.SJune 14, 20220

    Gazetarja Arbana Xharra, ka reaguar për fotografinë që presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e shpërndau,…

    Erdhën për 6 muaj dhe qëndruan 16 vite, historia e veçantë e çiftit anglez në Kosovë

    June 14, 2022

    Në Parlamentin Evropian diskutohet raporti për Kosovën, i bëhet thirrje Këshillit që urgjentisht të marret vendimin për vizat

    June 14, 2022

    ZPS thotë se s’ka defekte në akuzat e reja, kërkon të hudhet poshtë mocioni i mbrojtjes së Thaçit

    June 14, 2022

    TË TJERA

    Erdhën për 6 muaj dhe qëndruan 16 vite, historia e veçantë e çiftit anglez në Kosovë

    June 14, 2022

    ‘4 muzika live 800 lekë’, fatura e kosovarit në Shqipëri bëhet virale (Foto)

    June 14, 2022

    Ganimete Musliu e Leonora Jakupi e “kallin” atmosferën në kanagjeq

    June 14, 2022

    Rikthehet “2 Korriku – Beguncë”, turneu më i madh në vend

    June 14, 2022
    Rreth nesh
    Rreth nesh

    Korrekt Press është portal i pavarur i lajmeve i krijuar me vet-iniciativë nga një grup udhëheqësish medial.

    Korrekt Press mbulon çdo ngjarje të rëndësishme për Kosovën, rajonin dhe më gjerë.
    Email: info@korrektpress.com

    Facebook Twitter Instagram YouTube TikTok
    LAJMET E FUNDIT

    Arbana Xharra për Presidenten Osmani pas publikimit fotos gjysmë të Ramës: Arrogancë dhe pamaturi politike

    June 14, 2022

    Erdhën për 6 muaj dhe qëndruan 16 vite, historia e veçantë e çiftit anglez në Kosovë

    June 14, 2022

    Në Parlamentin Evropian diskutohet raporti për Kosovën, i bëhet thirrje Këshillit që urgjentisht të marret vendimin për vizat

    June 14, 2022
    REKLAMË
    © 2022 Korrekt Press. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
    • Rreth nesh
    • Raportoni
    • Kontakti

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.