TË FUNDIT

    Klinaku i ashpër me Kurtin: Sa skandalet jeni duke i bërë, vetëm me reagu për çdo ditë

    May 24, 2022

    Ekskluzive: Këta janë emrat e 15 personave të arrestuar për 73 kg drogë në Ferizaj

    May 24, 2022

    Si do jetë vera në Kosovë? Publikohet parashikimi i madh metorologjik

    May 24, 2022
    Facebook Twitter Instagram
    Korrekt Press
    • Ballina
    • Lajme
    • Bota
    • Shqipëria
    • Sport
    • Shëndetësi
    • Showbiz
    • Opinione
    • Kuriozitete
    Facebook Twitter Instagram LinkedIn VKontakte
    Korrekt Press
    You are at:Home»Lajme»Nikaj: Agjendat e takimeve të Kurtit e Osmanit në SHBA janë të paqarta
    Lajme

    Nikaj: Agjendat e takimeve të Kurtit e Osmanit në SHBA janë të paqarta

    By A.JMay 11, 2022
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Anëtari i Kryesisë së PDK-së, Bernard Nikaj, ka thënë që agjendat e vizitave të liderëve shtetërorë të cilët po qëndrojnë për vizitë në SHBA, janë të paqarta.

    “Bashkëpunimi dhe vizitat në SHBA – janë shumë të rëndësishme dhe janë gjithmonë të mirëseardhura për t’u përshëndetur. Ajo që është pak brengosëse është se agjenda është shumë e paqartë e këtyre vizitave dhe fakti se a do të ketë takime me zyrtarë të lartë të SHBA-së në këtë kohë”, tha Nikaj.

    “Një përfaqësim i këtij niveli, do të duhej që së paku të ketë takime me nivelin e sekretarit të shtetit Blinken, por do të ishte edhe me mirë nëse përfaqësuesit institucionalë të takohen edhe në Shtëpinë e Bardhë me zëvendëspresidentin dhe presidentin e SHBA-ve”.

    Tutje ai në një intervistë në Info Magazine në Klan Kosova, tha që është me rëndësi që këto takime të kenë një agjendë.

    “Është shumë e rëndësishme që këto takime të kenë një cak i cili pretendon të arritet, meqë një përfaqësim kaq i lartë nuk mund të shkojë vetëm për vizita protokollare. Deri tani ishin vizita protokollare, informuese pa ndonjë agjendë që është e definuar dhe për të cilën ne jemi të informuar”.

    “Në këtë moment ne nuk e dimë se cilat janë qëllimet më të mëdha të këtyre vizitave dhe e kësaj agjende. Është gjithmonë legjitime që të kemi takime të rëndomta dhe informuese, por në këtë moment të politikës ndërkombëtare dhe ku gjendet Kosova në raport me zhvillimet globale, është e rëndësishme që të kemi edhe një agjendë që ka për qëllim që të shtyjë përpara agjendat tona”, tha Nikaj.

    Nikaj theksoi që deri tani përtej karakterit protokollar të këtyre vizitave, nuk ka pasë ndonjë takim të nivelit të tillë nga i cili mund të presim hapa konkretë në agjendën tonë në arenën ndërkombëtare.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    LEXO GJITHASHTU

    Klinaku i ashpër me Kurtin: Sa skandalet jeni duke i bërë, vetëm me reagu për çdo ditë

    May 24, 2022

    Ekskluzive: Këta janë emrat e 15 personave të arrestuar për 73 kg drogë në Ferizaj

    May 24, 2022

    Si do jetë vera në Kosovë? Publikohet parashikimi i madh metorologjik

    May 24, 2022

    Comments are closed.

    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo

    AKTUALE

    Lajme

    Klinaku i ashpër me Kurtin: Sa skandalet jeni duke i bërë, vetëm me reagu për çdo ditë

    By B.SMay 24, 20220

    Kreu i OVL-UÇK-së, Faton Klinaku ka reaguar ndaj një deklaratë të kryeministrin, Albin Kurti, i…

    Ekskluzive: Këta janë emrat e 15 personave të arrestuar për 73 kg drogë në Ferizaj

    May 24, 2022

    Si do jetë vera në Kosovë? Publikohet parashikimi i madh metorologjik

    May 24, 2022

    ATK me aksion ndaj 14 bizneseve, për dy ditë mbledh afro 1 milion euro borxhe

    May 24, 2022

    TË TJERA

    Lia e Majmunëve arrin në Ballkan, konfirmohet rasti i parë në Slloveni

    May 24, 2022

    Ndeshje futbollistike, humanitare në Gjenevë

    May 23, 2022

    Sa është e rrezikshme dhe si përhapet, krejt çka duhet të dini rreth lisë së majmunëve

    May 23, 2022

    Infektologu Ramadani: Të infektuarit me Linë e Majmunëve do të izolohen 10 ditë

    May 23, 2022
    Rreth nesh
    Rreth nesh

    Korrekt Press është portal i pavarur i lajmeve i krijuar me vet-iniciativë nga një grup udhëheqësish medial.

    Korrekt Press mbulon çdo ngjarje të rëndësishme për Kosovën, rajonin dhe më gjerë.
    Email: info@korrektpress.com

    Facebook Twitter Instagram YouTube TikTok
    LAJMET E FUNDIT

    Klinaku i ashpër me Kurtin: Sa skandalet jeni duke i bërë, vetëm me reagu për çdo ditë

    May 24, 2022

    Ekskluzive: Këta janë emrat e 15 personave të arrestuar për 73 kg drogë në Ferizaj

    May 24, 2022

    Si do jetë vera në Kosovë? Publikohet parashikimi i madh metorologjik

    May 24, 2022
    REKLAMË
    © 2022 Korrekt Press. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
    • Rreth nesh
    • Raportoni
    • Kontakti

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.