Deputeti i Vetëvendosjes, Armend Muja ka theksuar se Kosova shumë shpejt do të futet në kollaps energjetik.
Sipas tij, kjo do të ndodhë për shkak të vendimit të Gjykatës e cila ka pezulluar tarifat e reja të caktuara nga ana e Zyrës së Rregulltaorit të Energjisë.
Ai në Interaktiv ka theksuar se nuk do të shkarkohet bordi i ZRRE-së.
Muja ndër të tjera tha se skenari siç u shpreh ai ogurzi i PDK-së është që vendi të futet në kollaps energjetik.
Ai ka akuzuar PDK e LDK se faturat e veriut i kanë bartur në faturat e qytetarëve të vendit.
Muja ka goditur dy deputetët e PDK-së, Eliza Hoxha e Abelard Tahiri.
Sipas tij, as Tahiri e as Hoxha s’kanë ide në lidhje me këtë temë