TË FUNDIT

    SBASHK: Punëtorët e arsimit në protestë, nesër nuk mbahet mësim

    May 19, 2022

    Kryetari i PDK-së mban sot konferencë për media, nuk dihet arsyeja

    May 19, 2022

    Vuçiq ia bën ‘Like’ Edi Ramës në reagimin e tij për Ballkanin e Hapur

    May 19, 2022
    Facebook Twitter Instagram
    Korrekt Press
    • Ballina
    • Lajme
    • Bota
    • Shqipëria
    • Sport
    • Shëndetësi
    • Showbiz
    • Opinione
    • Kuriozitete
    Facebook Twitter Instagram LinkedIn VKontakte
    Korrekt Press
    You are at:Home»Lajme»Partitë politike njëzëri, kërkojnë që Kosova të aplikojë për anëtarësim në Këshillin e Evropës
    Lajme

    Partitë politike njëzëri, kërkojnë që Kosova të aplikojë për anëtarësim në Këshillin e Evropës

    By A.JMay 7, 2022
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Deputetë të pozitës dhe opozitës për vlerësojnë se Kosova duhet që me patjetër në këtë fazë ta aplikojë për anëtarësim në Këshillin e Evropës dhe të gëzojë të drejtën e liberalizimit të vizave. Madje, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Dugolli, tha sipas sinjaleve që dërgojnë diplomatët e huaj është krijuar momentum i mirë dhe të ketë lëvizje në këtë drejtim.

    “Institucionet e Kosovës janë duke bërë punën e tyre dhe është një momentum i mirë i krijuar pas ngjarjeve në Ukrainë pas agresionit rus dhe besoj që institucionet duhet ta shfrytëzojnë këtë momentum dhe sipas sinjaleve që dërgojnë diplomatë e drejtues tonë është krijuar momentum i mirë dhe të ketë lëvizje në këtë drejtim”, tha Dugolli.Përderisa deputetja e LDK-së, Valentina Bunjaku-Rexhepi tha se Kosova duhet që të aplikojë në Këshill, ngase sic thotë ajo kryeministri Kurti ka ardhur në pushtet me premtimin për anëtarësim në shumë organizata ndërkombëtare.

    “Kosova duhet të aplikojë edhe në Këshill të Evropës sepse edhe për këtë ka plotësuar kriteret dhe Qeveria Kurti ka ardhur me këto kauza që do të anëtarësohet në shumë organizata ndërkombëtare”.“Si Qeveri janë të lirë të aplikojnë në të gjitha organizatat ku është në interes të Kosovës dhe zotëri Kurti duhet të bëjë hapa më konkret sepse i kanë besuar 50% të qytetarëve”, tha Bunjaku-Rexhepi.Ndërsa, deputetja e AAK-së Time Kadriaj tha se sa i përket anëtarësimit në Këshillin e Evropës gjithmonë ka qenë pengesë Rusia dhe meqenëse është suspenduar, është moment i duhur që të punohet në këtë drejtim.Ajo ka kërkuar që një strategji nga Qeveria të sillet në Kuvend në mënyrë që të fillojnë sa më parë takimet bilaterale më vendet anëtare.

    Por Kadriaj theksoi se kërkesa që Kosova të jetë pjesë e BE-së është e pamundur sepse duhet unifikim i gjithë legjislacionit.

    “Në takimin që kemi pasur me zyrtar të lartë shpeshherë është thënë që në këtë periudhë që ka mes Rusisë dhe Ukrainës është arritur një unitet i faktorit evropian dhe ne si Qeveri dhe Parlament duhet ta shfrytëzojmë këtë momentum. Për anëtarësim në këshillin e Evropës gjithmonë ka qenë pengesë Rusia dhe meqenëse është suspenduar ndoshta është moment që të aplikojmë sepse ende nuk ka aplikim përveç fjalëve që po i dëgjojmë nga krerë të shtetit për anëtarësim në BE. Por që kemi 5 vendet e Be të cilat ende nuk e kanë njohur Kosovën. Por ende nuk kemi aplikim as për anëtarësim në Këshillin e Evropës as në OKB”.

    “Qeveria duhet ta sjellë një strategji ku edhe Kuvendi ka detyrat e saj që të fillojmë fushatë me vizita bilaterale. Duhet konsultim më i gjerë edhe në mes të partive parlamentare, por edhe me faktorin ndërkombëtar sepse është lehtë të thuhet që do të aplikojmë dhe e dimë se do të dështojmë. Kërkesa që të jemi pjesë e BE-së është e pamundur sepse ne e dimë që për këto procedura duhet unifikim i gjithë legjislacionit”, tha Kadriaj. /EO

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    LEXO GJITHASHTU

    SBASHK: Punëtorët e arsimit në protestë, nesër nuk mbahet mësim

    May 19, 2022

    Kryetari i PDK-së mban sot konferencë për media, nuk dihet arsyeja

    May 19, 2022

    Vuçiq ia bën ‘Like’ Edi Ramës në reagimin e tij për Ballkanin e Hapur

    May 19, 2022

    Comments are closed.

    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo

    AKTUALE

    Lajme

    SBASHK: Punëtorët e arsimit në protestë, nesër nuk mbahet mësim

    By B.SMay 19, 20220

    Me anë të një komunikate dërguar mediave SBASHK-u deklaron se nesër shkollat nuk punojnë dhe…

    Kryetari i PDK-së mban sot konferencë për media, nuk dihet arsyeja

    May 19, 2022

    Vuçiq ia bën ‘Like’ Edi Ramës në reagimin e tij për Ballkanin e Hapur

    May 19, 2022

    Avokati i Thaçit thirrje kosovarëve: Bashkohuni sepse po sulmohet themeli i këtij shteti

    May 19, 2022

    TË TJERA

    Elvana Gjatës i ndodh e papritura, bie nga vetura në tokë

    May 18, 2022

    Erdogan: Aleatët e NATO-s duhet t’i respektojnë shqetësimet e Turqisë

    May 18, 2022

    Ukraina pretendon se mbi 28 mijë ushtarë rusë janë vrarë

    May 18, 2022

    Elvana Gjata mori gjithë vëmendjen në sfilatën e Valdrin Sahitit

    May 17, 2022
    Rreth nesh
    Rreth nesh

    Korrekt Press është portal i pavarur i lajmeve i krijuar me vet-iniciativë nga një grup udhëheqësish medial.

    Korrekt Press mbulon çdo ngjarje të rëndësishme për Kosovën, rajonin dhe më gjerë.
    Email: info@korrektpress.com

    Facebook Twitter Instagram YouTube TikTok
    LAJMET E FUNDIT

    SBASHK: Punëtorët e arsimit në protestë, nesër nuk mbahet mësim

    May 19, 2022

    Kryetari i PDK-së mban sot konferencë për media, nuk dihet arsyeja

    May 19, 2022

    Vuçiq ia bën ‘Like’ Edi Ramës në reagimin e tij për Ballkanin e Hapur

    May 19, 2022
    REKLAMË
    © 2022 Korrekt Press. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
    • Rreth nesh
    • Raportoni
    • Kontakti

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.