Dje në orët e para të mëngjesit është ndarë nga jeta vëllai i analistit Xhevdet Pozhari, i cili ishte në gjendje kome për më shumë se pesë muaj.
33-vjeçari Ardonit Pozhari, u varros dje në varrezat e qytetit në Gjakovë, ndërsa sot vëllai i tij Xhevdet Pozhari, ka reaguar sërish për vdekjen e tij përmes një postimi në Facebook.
“Babë, kujdesu për ëngjëllin tim në parajsë! Atje thonë se nuk ka nevojë për kujdes, por unë prapë brengosem se mos e gërvisht të voglin tim ndonjë gjemb trëndafili. Kujdesu babë për Ardonitin tim deri në ditën kur të vi që sërish ta marr në përqafim”, ka shkruar ai.
I riu nga Gjakova në muajin janar kishte pësuar gjakderdhje në tru dhe për këtë arsye kishte mbetur i shtrirë pa vetëdije në QKUK.