TË FUNDIT

    Tahiri thirrje deputetëve të Vetëvendosjes: Mos të filozofojmë shumë, votojeni Trustin

    June 21, 2022

    Pasaporta diplomatike të Kosovës posedojnë rreth 2000 veta

    June 21, 2022

    Gold AG po bëhet baba për herë të dytë

    June 21, 2022
    Facebook Twitter Instagram
    Korrekt Press
    • Ballina
    • Lajme
    • Bota
    • Shqipëria
    • Sport
    • Shëndetësi
    • Showbiz
    • Opinione
    • Kuriozitete
    Facebook Twitter Instagram LinkedIn VKontakte
    Korrekt Press
    You are at:Home»Lajme»Pasaporta diplomatike të Kosovës posedojnë rreth 2000 veta
    Lajme

    Pasaporta diplomatike të Kosovës posedojnë rreth 2000 veta

    By B.SJune 21, 2022
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    1 mijë e 840 qytetarë të Kosovës janë të pajisur me pasaportë diplomatike.

    Ky dokument ka filluar të lëshohet që nga viti 2008, kur edhe u shpall Pavarësia e Republikës së Kosovës.

    Kështu e kanë bërë të ditur në një përgjigje për Front Online nga Ministria e Punëve të Brendshme.

    “Gjithsej janë 1,840 persona të pajisur me Pasaportë diplomatike. Pasaportat diplomatike kanë filluar të lëshohen nga tetori 2008”, thuhet në përgjigjen e MPB-së.

    Posedimi i pasaportës diplomatike, ka përparësi vetëm për të kaluar në terminalin VIP, dhe në pikën doganore.

    Ish-ministri i Punëve të Brendshme tregon se çka shërben pasaporta diplomatike

    Kështu thotë, ish-ministri i Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa.

    “Procedurat shkojnë njëjtë si me ato të rregullta, me pasaportë diplomatike duhesh të bësh termin për vizë, nuk munden me udhëtu kurrë pa vizë, e vetmja përparësi e pasaportës diplomatike është se mundesh me kalu në terminalin VIP, apo në pikat doganore, këtë përparësi, tjetër nuk ka. Përkundrazi, pasaportë diplomatike ju jepet për kohë të caktuar, vetëm sa ki punë, nuk jepet me afat të gjatë”, tha ai për Front Online.

    Ani pse ka vetëm këtë përparësi, shtetit i kërkohet që mos të tregohet dorëshlirë.

    Ish-zv/ministri i MPJ-së: Shteti duhet të jetë i kujdesshëm në lëshimin e pasaportave diplomatike

    Ish-zëvendës ministri i Punëve të Jashtme, Anton Berisha thotë se dhënia e pasaportave diplomatike mund të ndikojë negativisht në arenën ndërkombëtare.

    “Në mënyrë të veçantë Kosova si shtet që nuk e ka të përmbyllur procesin e anëtarësimit në organizata ndërkombëtare, pra as në OKB dhe BE duhet të ketë kujdes të shtuar, një disiplinë edhe me të theksuar për të krijuar një besueshmëri në shtetet partnere, në mënyrë që pesha e pasaportave diplomatike të mos relativizohet”, deklaroi ai për Front Online.

    Berisha thotë se me pasaportë diplomatike duhet të pajisen vetëm personat që bartin funksion të lartë shtetërorë.

    “Nga këndvështrimi i funksionit politikë e diplomatik që kam ushtruar, mund të them që shteti duhet të jetë i kujdesshëm në lëshimin e pasaportave diplomatike për personat që nuk bartin funksione të larta shtetërore dhe diplomatike duke marrë parasysh se ato kanë të bëjnë edhe me imunitetin diplomatik. Nuk e mendoj të mençur e aq më pak të dobishëm për Kosovën dorën e shlirë, siç ndodhi kohën e fundit për t’u dhënë pasaporta diplomatike personave që nuk ushtrojnë detyra diplomatike”, thotë ai për Front Online.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    LEXO GJITHASHTU

    Tahiri thirrje deputetëve të Vetëvendosjes: Mos të filozofojmë shumë, votojeni Trustin

    June 21, 2022

    Gërvalla: Nuk po detyrojmë askënd të votojë për ne për t’u anëtarësuar në Këshill të Evropës

    June 21, 2022

    Temperaturat këtë javë shkojnë deri në 35 gradë, sot priten reshje lokale shiu

    June 21, 2022

    Comments are closed.

    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo

    AKTUALE

    Lajme

    Tahiri thirrje deputetëve të Vetëvendosjes: Mos të filozofojmë shumë, votojeni Trustin

    By B.SJune 21, 20220

    Shefi i deputetëve të AAK-së, Besnik Tahiri, u ka bërë thirrje edhe njëherë deputetëve të…

    Pasaporta diplomatike të Kosovës posedojnë rreth 2000 veta

    June 21, 2022

    Gërvalla: Nuk po detyrojmë askënd të votojë për ne për t’u anëtarësuar në Këshill të Evropës

    June 21, 2022

    Temperaturat këtë javë shkojnë deri në 35 gradë, sot priten reshje lokale shiu

    June 21, 2022

    TË TJERA

    Gold AG po bëhet baba për herë të dytë

    June 21, 2022

    Meshkujt prezantojnë trendin e ri për formësimin e mjekrës

    June 21, 2022

    Deputetja Adriana Matoshi nis pushimet në Egjipt, kush po e shoqëron

    June 21, 2022

    Sali Berisha: Edi Rama nuk ka minimumin e respektit për qytetarët e Kosovës

    June 20, 2022
    Rreth nesh
    Rreth nesh

    Korrekt Press është portal i pavarur i lajmeve i krijuar me vet-iniciativë nga një grup udhëheqësish medial.

    Korrekt Press mbulon çdo ngjarje të rëndësishme për Kosovën, rajonin dhe më gjerë.
    Email: info@korrektpress.com

    Facebook Twitter Instagram YouTube TikTok
    LAJMET E FUNDIT

    Tahiri thirrje deputetëve të Vetëvendosjes: Mos të filozofojmë shumë, votojeni Trustin

    June 21, 2022

    Pasaporta diplomatike të Kosovës posedojnë rreth 2000 veta

    June 21, 2022

    Gold AG po bëhet baba për herë të dytë

    June 21, 2022
    REKLAMË
    © 2022 Korrekt Press. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
    • Rreth nesh
    • Raportoni
    • Kontakti

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.