TË FUNDIT

    LDK: Qytetarëve t’u kthehen paratë për tre muaj sa e paguan rrymën me tarifat e shtrenjta

    May 19, 2022

    Reagon Ganimete Musliu: Pse mos të mbulohet ndërtesa e Qeverisë me flamurin e UÇK-së sot?

    May 19, 2022

    Krasniqi: E ndaluam haraqin e pushtetit, falë fitores së PDK-së 450 mijë familje kosovare do të paguajnë energjinë pa ngritje të çmimit

    May 19, 2022
    Facebook Twitter Instagram
    Korrekt Press
    • Ballina
    • Lajme
    • Bota
    • Shqipëria
    • Sport
    • Shëndetësi
    • Showbiz
    • Opinione
    • Kuriozitete
    Facebook Twitter Instagram LinkedIn VKontakte
    Korrekt Press
    You are at:Home»Lajme»PDK i kërkon Rahimajt ta anulojë vendimin për emërimin nënkryetar të Dalibor Filipoviq
    Lajme

    PDK i kërkon Rahimajt ta anulojë vendimin për emërimin nënkryetar të Dalibor Filipoviq

    By B.SMay 7, 2022
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Partia Demokratike e Kosovës i ka kërkuar kryetarit të komunës së Kamenicës nga Lëvizja Vetëvendosje, Kadri Rahimajt të anulojë vendimin për emërimin e nënkryetarit të Komunës, Dalibor Filipoviqit i cili ka qenë mirëmbajtës teknik në një shkollë fillore dhe e ka mbështetur ish-ministrin Aleksandër Jabllanoviq që i kishte quajtur nënat gjakovare “egërsira”.

    Në reagimin e PDK-së thuhet se Filipoviq e ka mbështetur Lëvizjen Vetëvendosje në raundin e dytë të zgjedhjeve.

    “Dalibor Filipoviq në disa postime në Facebook e kishte mbështetur ish-ministrin Aleksander Jabllanoviq për fyerjet që i kishte bërë ndaj nënave gjakovare duke thënë se nuk ka qenë gabim nëse i ka quajtur “egërsira”, thuhet në reagimin e PDK-së me anë të një komunikate për media.

    PDK e Kamenicës thotë se kryetari Rahimaj duhet të kërkojë falje publike para qytetarëve të Kamenicës për këtë veprim.

    Ky është reagimi i PDK-së:

    PDK kërkon nga Kadri Rahimaj anulimin e vendimit për emërimin e nënkryetarit Dalibor Filipoviq

    Pushteti i Lëvizjes Vetëvendosje në Komunën e Kamenicës dhe kryetari Kadri Rahimaj, po shkojnë hapave të njëjtë me të liderit të tyre Albin Kurti sa i përket bashkëpunimit të ngushtë me serbët që kundërshtojnë dhe e luftojnë shtetësinë e Kosovës.

    Pa asnjë detyrim ligjor, kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj, përmes delegatëve të pushtetit e kanë votuar për nënkryetar të Komunës, Dalibor Filipoviqin, i cili deri tani ka punuar si mirëmbajtës teknik në një shkollë fillore.

    Filipoviq njihet në Komunën e Kamenicës si mbështetës i Vetëvendosjes në raundin e dytë të zgjedhjeve. Filipoviq po ashtu ka mbështetur në vazhdimësi në rrjete sociale zyrtarët e Listës Serbe që kanë shpërndarë gjuhë të urrejtjes ndaj qytetarëve shqiptarë të Kosovës.

    Dalibor Filipoviq në disa postime në Facebook e kishte mbështetur ish-ministrin Aleksander Jabllanoviq për fyerjet që i kishte bërë ndaj nënave gjakovare duke thënë se nuk ka qenë gabim nëse i ka quajtur “egërsira”.

    Dega e PDK-së në Kamenicë i bënë thirrje kryetarit të Komunës, Kadri Rahimaj, që mos të vazhdoj tutje me procedurat e emërimit të Dalibor Filipoviqit në postin e nënkryetarit.

    Kryetari i Komunës, Kadri Rahimaj duhet të kërkoj falje publike para qytetarëve të Kamenicës për këtë veprim. Në të kundërtën, mos kërkimi i faljes nga ana e tij, dëshmon se ky emërim ka ardhur si rezultat i pazareve politike të Vetëvendosjes me grupet politike serbe në Kamenicë.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    LEXO GJITHASHTU

    LDK: Qytetarëve t’u kthehen paratë për tre muaj sa e paguan rrymën me tarifat e shtrenjta

    May 19, 2022

    Reagon Ganimete Musliu: Pse mos të mbulohet ndërtesa e Qeverisë me flamurin e UÇK-së sot?

    May 19, 2022

    Krasniqi: E ndaluam haraqin e pushtetit, falë fitores së PDK-së 450 mijë familje kosovare do të paguajnë energjinë pa ngritje të çmimit

    May 19, 2022

    Comments are closed.

    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo

    AKTUALE

    Lajme

    LDK: Qytetarëve t’u kthehen paratë për tre muaj sa e paguan rrymën me tarifat e shtrenjta

    By B.SMay 19, 20220

    Deputeti i LDK-së, Besian Mustafa në seancën e Kuvendit ka folur për vendimin e Gjykatës…

    Reagon Ganimete Musliu: Pse mos të mbulohet ndërtesa e Qeverisë me flamurin e UÇK-së sot?

    May 19, 2022

    Krasniqi: E ndaluam haraqin e pushtetit, falë fitores së PDK-së 450 mijë familje kosovare do të paguajnë energjinë pa ngritje të çmimit

    May 19, 2022

    ‘Rrufeja’ e shtatorit që i çoi në burg krerët e OVL-së

    May 19, 2022

    TË TJERA

    Elvana Gjatës i ndodh e papritura, bie nga vetura në tokë

    May 18, 2022

    Erdogan: Aleatët e NATO-s duhet t’i respektojnë shqetësimet e Turqisë

    May 18, 2022

    Ukraina pretendon se mbi 28 mijë ushtarë rusë janë vrarë

    May 18, 2022

    Elvana Gjata mori gjithë vëmendjen në sfilatën e Valdrin Sahitit

    May 17, 2022
    Rreth nesh
    Rreth nesh

    Korrekt Press është portal i pavarur i lajmeve i krijuar me vet-iniciativë nga një grup udhëheqësish medial.

    Korrekt Press mbulon çdo ngjarje të rëndësishme për Kosovën, rajonin dhe më gjerë.
    Email: info@korrektpress.com

    Facebook Twitter Instagram YouTube TikTok
    LAJMET E FUNDIT

    LDK: Qytetarëve t’u kthehen paratë për tre muaj sa e paguan rrymën me tarifat e shtrenjta

    May 19, 2022

    Reagon Ganimete Musliu: Pse mos të mbulohet ndërtesa e Qeverisë me flamurin e UÇK-së sot?

    May 19, 2022

    Krasniqi: E ndaluam haraqin e pushtetit, falë fitores së PDK-së 450 mijë familje kosovare do të paguajnë energjinë pa ngritje të çmimit

    May 19, 2022
    REKLAMË
    © 2022 Korrekt Press. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
    • Rreth nesh
    • Raportoni
    • Kontakti

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.