Gjatë ditës së sotme, Komunën e Prizrenit e ka vizituar ministri i Bujqësisë, Faton Peci, i cili është pritur nga kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj.
Totaj, nëpërmjet një postimi në rrjetin social “Facebook”, ka thënë se prej se ka filluar mandatin si kryetar, është hera e parë që një ministër e viziton këtë komunë.
Ndër të tjera, ai shtoi se shpreson që rrugët e bashkëpunimit mes tyre të hapen.