TË FUNDIT

    Musliu: PDK, Shoqëria civile e mediat t’i kërkojnë falje Adem Grabovcit

    May 17, 2022

    Krasniqi: Kjo qeveri depresive ka bërë që të krijojmë një alternativë të qeverisjes së mirë

    May 17, 2022

    Vlora Çitaku do të jetë në krye të Departamentit për Punë të Jashtmë në ‘Qeverinë në hije’ të PDK’së

    May 17, 2022
    Facebook Twitter Instagram
    Korrekt Press
    • Ballina
    • Lajme
    • Bota
    • Shqipëria
    • Sport
    • Shëndetësi
    • Showbiz
    • Opinione
    • Kuriozitete
    Facebook Twitter Instagram LinkedIn VKontakte
    Korrekt Press
    You are at:Home»Lajme»Përkujtohet Lufta e Dytë Botërore, kancelari gjerman: Kurrë më gjenocid, kurrë më luftë
    Lajme

    Përkujtohet Lufta e Dytë Botërore, kancelari gjerman: Kurrë më gjenocid, kurrë më luftë

    By A.JMay 9, 2022
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Në fjalimin e tij me rastin e përkujtimit të fundit të Luftës së Dytë Botërore, kancelari gjerman, Scholz kujtoi përgjegjësinë historike të Gjermanisë, dhe akuzoi Putinin për manipulim të historisë në lidhje me Ukrainën.

    Përkujtimi i Luftës së Dytë Botërore këtë 8 dhe 9 Maj është errësuar nga lufta që po zhvillohet në Ukrainë. Kancelari gjerman, Olaf Scholz mbajti një fjalim të posaçëm dje me rastin e përfundimit të Luftës së Dytë Botërore. 8 Maji 1945 shënon kapitullimin e Gjermanisë hitleriane. Por 8 Maji 2022 e gjen Europën në një luftë të re. Scholz përmendi në këtë kontekst përgjegjësinë historike të Gjermanisë, nga e cila rrjedh përgjegjësia për mbështetjen e Ukrainës. Gjermania e ka nxjerrë mësimin qendror nga historia katastrofike mes vitete 1933 dhe 1945, tha Scholz: “Kurrë më! Kurrë më luftë. Kurrë më gjenocid. Kurrë më sundim të dhunës. E megjithatë ka ndodhur sërish luftë në Europë.” Për kancelarin gjerman kjo mund të nënkuptojë vetëm “ne ndihmojmë me qëllim që të marrë fund dhuna.” Për këtë arsye janë dërguar për herë të parë armë në një zonë lufte, tha Scholz.

    Si “poshtërsi dhe manipulim të historisë” e quajti Scholz barazimin e “luftës barbare sulmuese” që po zhvillon Rusia me luftën kundër nacionalsocializmit. “Gjermania atëherë ka qenë fajtore me të dyja kombet, atë rus dhe atë ukrainas. Me të dy ne synojmë prej dekadash pajtimin”, tha Scholz. Por tani presidenti rus kërkon të nënshtrojë Ukrainën, të shkatërrojë kulturën dhe identitetin e saj. Kancelari gjerman premtoi ndihma të mëtejshme për Ukrainën, edhe armë të rënda. “Ne e mbështesim Ukrainën në luftë kundër agresorit. Të mos e bësh këtë do të thotë kapitullim para dhunës së qartë dhe forcim i agresorit.”

    “Ndërrim epokash”

    Bundespräsident Frank-Walter Steinmeier – DGB Bundeskongress
    Edhe presidenti gjerman, Frank-Walter Steinmeier mbajti një fjalim me rastin e përfundimit të Luftës së Dytë Botërore Steinmeier bëri fjalë për një “ndërrim epokash”. 8 Maji nuk ka qenë vetëm një ditë e kujtimit dhe paralajmërimit, por “për një kohë të gjatë” edhe një “ditë e shpresës”, tha Steinmeier në Kongresin Federal të Shoqatave të Sindikatës Gjermane, DGB. “Por sot në këtë 8 Maj është shkatërruar ëndrra e një shtëpie të përbashkët europiane; makthi ka zënë vendin e saj”, tha presidenti gjerman. “Ky 8 Maj është një ditë e luftës.”

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    LEXO GJITHASHTU

    Musliu: PDK, Shoqëria civile e mediat t’i kërkojnë falje Adem Grabovcit

    May 17, 2022

    Krasniqi: Kjo qeveri depresive ka bërë që të krijojmë një alternativë të qeverisjes së mirë

    May 17, 2022

    Vlora Çitaku do të jetë në krye të Departamentit për Punë të Jashtmë në ‘Qeverinë në hije’ të PDK’së

    May 17, 2022

    Comments are closed.

    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo

    AKTUALE

    Lajme

    Musliu: PDK, Shoqëria civile e mediat t’i kërkojnë falje Adem Grabovcit

    By B.SMay 17, 20220

    Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu ka thënë se PDK, shoqëria civile e…

    Krasniqi: Kjo qeveri depresive ka bërë që të krijojmë një alternativë të qeverisjes së mirë

    May 17, 2022

    Vlora Çitaku do të jetë në krye të Departamentit për Punë të Jashtmë në ‘Qeverinë në hije’ të PDK’së

    May 17, 2022

    Musliu: Nëse në Hagë vendoset drejtësia, Gucati e Haradinaj nesër lirohen

    May 17, 2022

    TË TJERA

    Elvana Gjata mori gjithë vëmendjen në sfilatën e Valdrin Sahitit

    May 17, 2022

    Presidentja Osmani: Flokët i drejtova pas 12 vjetësh, më bindi Valdrin Sahiti

    May 17, 2022

    Erdogan nuk tërhiqet: Kundërshton anëtarësimin e Suedisë dhe Finlandës në NATO

    May 17, 2022

    Deri tani flitej për fitore, ushtaraku shtang rusët: Gjërat po shkojnë keq, kemi përballë 42 shtete

    May 17, 2022
    Rreth nesh
    Rreth nesh

    Korrekt Press është portal i pavarur i lajmeve i krijuar me vet-iniciativë nga një grup udhëheqësish medial.

    Korrekt Press mbulon çdo ngjarje të rëndësishme për Kosovën, rajonin dhe më gjerë.
    Email: info@korrektpress.com

    Facebook Twitter Instagram YouTube TikTok
    LAJMET E FUNDIT

    Musliu: PDK, Shoqëria civile e mediat t’i kërkojnë falje Adem Grabovcit

    May 17, 2022

    Krasniqi: Kjo qeveri depresive ka bërë që të krijojmë një alternativë të qeverisjes së mirë

    May 17, 2022

    Vlora Çitaku do të jetë në krye të Departamentit për Punë të Jashtmë në ‘Qeverinë në hije’ të PDK’së

    May 17, 2022
    REKLAMË
    © 2022 Korrekt Press. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
    • Rreth nesh
    • Raportoni
    • Kontakti

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.