TË FUNDIT

    Reagon Ganimete Musliu: Pse mos të mbulohet ndërtesa e Qeverisë me flamurin e UÇK-së sot?

    May 19, 2022

    Krasniqi: E ndaluam haraqin e pushtetit, falë fitores së PDK-së 450 mijë familje kosovare do të paguajnë energjinë pa ngritje të çmimit

    May 19, 2022

    ‘Rrufeja’ e shtatorit që i çoi në burg krerët e OVL-së

    May 19, 2022
    Facebook Twitter Instagram
    Korrekt Press
    • Ballina
    • Lajme
    • Bota
    • Shqipëria
    • Sport
    • Shëndetësi
    • Showbiz
    • Opinione
    • Kuriozitete
    Facebook Twitter Instagram LinkedIn VKontakte
    Korrekt Press
    You are at:Home»Lajme»Qeveria ua pezullon lejet e importit katër kompanive të naftës
    Lajme

    Qeveria ua pezullon lejet e importit katër kompanive të naftës

    By A.JApril 19, 2022
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Ministrja e Tregtisë, Rozeta Hajdari, ka thënë se Dogana e Kosovës ka gjetur te katër subjekte që merren me përpunimin e produkteve të naftës parregullsi që pengojnë mbikëqyrjen, rrezikojnë cilësinë e produkteve dhe mund t’i sjellin dëm buxhetit të shtetit.

    Hajdari në një konferencë për media bashkë me drejtorin e Doganës, Agron Llugaliu, të martën ka thënë se Dogana nuk ua ka vazhduar autorizimet këtyre subjekteve.

    Sipas saj, ato u kanë shitur produkte të naftës kompanive të palicencuara dhe e kanë shmangur akcizën duke e deklaruar gabimisht produktin.

    “Dogana ka kryer analiza dhe kontrollet te 4 subjekte që merren me përpunimin e produktet e naftës dhe ka gjetur parregullsi që pengojnë mbikëqyrjen rrezikojnë cilësinë e produkteve dhe mund t’i sjellin dëm buxhetit të shtetit. Dogana nuk ua ka vazhduar autorizimet katër subjekteve. Disa nga subjektet u kanë shitur produkte të naftës kompanive të palicencuara, nuk kanë përdorur, mjete matëse të verifikuara dhe kanë shmangur akcizën duke deklaruar gabimisht përbërjen e produktit”, ka thënë Hajdari.

    Ajo ka shtuar se Ministria që drejton ua ka revokuar dhe pezulluar këtyre subjekteve edhe lejet e importit të lëndës së parë dhe shitjen me shumicë të produktit final.

    “Ne si ministri e Industrisë kemi revokuar dhe pezulluar 4 subjekteve lejet për importin e lëndës së parë, deponimin e lëndës së parë dhe produktit final dhe shitjen me shumicë të produktit final, që është vaji i rëndë ose mazut. Njërit subjekt ia kemi pezulluar edhe lejen për importin e vajrave të rënda”, është shprehur ajo.

    Hajdari ka thënë po ashtu se në kazermat e FSK-së është gjetur naftë me përmbajtje të lartë të sulfurit.

    “Gjatë javëve të fundit kemi marrë dhe testuar disa mostra të dizellit në kazermat e FSK-së. Kemi “gjetur shumë raste të jokonformitetit. Në një rast kemi gjetur disel me përmbajtje të sulfurit prej 77.4 miligram për kilogram që tejkalon shumëfish shkallën e lejuar prej 10 miligram për kilogram. Për këto raste do të njoftojmë edhe prokurorinë”, ka thënë ajo.

    Inspektorati sipas saj, në bashkëpunim me Doganën dhe ATK-në ka gjetur se një numër i madh i shitësve ka tejkaluar marzhën tregtare të lejuar me vendimin e Qeverisë.

    Drejtori i Përgjithshëm i Doganës së Kosovës, Agron Llugaliu, deklaroi se nga kontrolli i kryer ndaj katër subjekteve, nuk është gjetur “ndonjë interes për vendi”, derisa shtoi se në vendin e hetimeve, kamerat e vendosura nuk i ruanin xhirimet.

    “Për këtë proces të homogjenizimit, këto kompani kanë përfituar nga lirimi në taksë të akcizës. Nga kjo është mundësuar të ketë shmangie të pakontrollueshme të të hyrave”, tha drejtori.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    LEXO GJITHASHTU

    Reagon Ganimete Musliu: Pse mos të mbulohet ndërtesa e Qeverisë me flamurin e UÇK-së sot?

    May 19, 2022

    Krasniqi: E ndaluam haraqin e pushtetit, falë fitores së PDK-së 450 mijë familje kosovare do të paguajnë energjinë pa ngritje të çmimit

    May 19, 2022

    ‘Rrufeja’ e shtatorit që i çoi në burg krerët e OVL-së

    May 19, 2022

    Comments are closed.

    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo

    AKTUALE

    Lajme

    Reagon Ganimete Musliu: Pse mos të mbulohet ndërtesa e Qeverisë me flamurin e UÇK-së sot?

    By B.SMay 19, 20220

    Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka reaguar ndaj Qeverisë, për mos solidarizim me UÇK-në, derisa…

    Krasniqi: E ndaluam haraqin e pushtetit, falë fitores së PDK-së 450 mijë familje kosovare do të paguajnë energjinë pa ngritje të çmimit

    May 19, 2022

    ‘Rrufeja’ e shtatorit që i çoi në burg krerët e OVL-së

    May 19, 2022

    Anulimi i vendimit për shtrenjtimin e rrymës: Të gjitha reagimet rreth aktvendimit, çka do të ndodh tash

    May 19, 2022

    TË TJERA

    Elvana Gjatës i ndodh e papritura, bie nga vetura në tokë

    May 18, 2022

    Erdogan: Aleatët e NATO-s duhet t’i respektojnë shqetësimet e Turqisë

    May 18, 2022

    Ukraina pretendon se mbi 28 mijë ushtarë rusë janë vrarë

    May 18, 2022

    Elvana Gjata mori gjithë vëmendjen në sfilatën e Valdrin Sahitit

    May 17, 2022
    Rreth nesh
    Rreth nesh

    Korrekt Press është portal i pavarur i lajmeve i krijuar me vet-iniciativë nga një grup udhëheqësish medial.

    Korrekt Press mbulon çdo ngjarje të rëndësishme për Kosovën, rajonin dhe më gjerë.
    Email: info@korrektpress.com

    Facebook Twitter Instagram YouTube TikTok
    LAJMET E FUNDIT

    Reagon Ganimete Musliu: Pse mos të mbulohet ndërtesa e Qeverisë me flamurin e UÇK-së sot?

    May 19, 2022

    Krasniqi: E ndaluam haraqin e pushtetit, falë fitores së PDK-së 450 mijë familje kosovare do të paguajnë energjinë pa ngritje të çmimit

    May 19, 2022

    ‘Rrufeja’ e shtatorit që i çoi në burg krerët e OVL-së

    May 19, 2022
    REKLAMË
    © 2022 Korrekt Press. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
    • Rreth nesh
    • Raportoni
    • Kontakti

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.