TË FUNDIT

    Arbana Xharra për Presidenten Osmani pas publikimit fotos gjysmë të Ramës: Arrogancë dhe pamaturi politike

    June 14, 2022

    Erdhën për 6 muaj dhe qëndruan 16 vite, historia e veçantë e çiftit anglez në Kosovë

    June 14, 2022

    Në Parlamentin Evropian diskutohet raporti për Kosovën, i bëhet thirrje Këshillit që urgjentisht të marret vendimin për vizat

    June 14, 2022
    Facebook Twitter Instagram
    Korrekt Press
    • Ballina
    • Lajme
    • Bota
    • Shqipëria
    • Sport
    • Shëndetësi
    • Showbiz
    • Opinione
    • Kuriozitete
    Facebook Twitter Instagram LinkedIn VKontakte
    Korrekt Press
    You are at:Home»Lajme»Rasti në Ferizaj: Kur polici guxon ta përdorë armën?
    Lajme

    Rasti në Ferizaj: Kur polici guxon ta përdorë armën?

    By B.SMay 31, 2022
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Një zyrtar policor u detyrua që ta përdor armën për vetëmbrojtje më 27 maj në Ferizaj, duke e plagosur Qendrim Januzin, i cili dyshohet se e ka vrarë Gazmend Hysenin.

    Nga sa dihet deri më tani, Jonuzi kishte kthyer armën në drejtim të policit, që në kohën kur ndodhi rasti nuk ishte në uniformë policore.

    Inspektorati Policor i Kosovës e susoendoi policin, që shtiu me armë, për 72-orë, por pas verifikimit të pamjeve filmike, IPK ka vendosur që mos të rekomandojë vazhdimin e suspendimit.

    “Rasti do të hetohet në procedurë të rregullt, sipas autorizimeve të Prokurorisë”, tha të hënën e 30 majit kryeshefi i IPK-së, Kushtrim Hodaj.

    Çfarë thotë Ligji i Policisë për përdorimin e armës?

    Zyrtarëve policorë, përdorimin e armës ia lejon edhe Ligji për Policinë – saktësisht neni 27 – vetëm nëse konsiderohet se me përdorimin e mjeteve më të vogla të forcës nuk do të arrihen objektivat legjitime të policisë.

    “Të mbroj jetën e vet ose jetën e të tjerëve nga sulmet e pashmangshme”, thuhet në nenin 27.

    Po ashtu në këtë nen potencohet se zyrtari policor është i autorizuar ta përdorë armën e zjarrit vetëm atëherë kur është absolutisht e domosdoshme dhe vetëm deri në atë nivel që kërkohet për ta arritur objektivin ligjor të policisë, kur përdorimi i saj është në proporcion me shkallën e rrezikut dhe seriozitetin e veprës penale në atë situatë.

    Megjithatë, para se ta përdorë armën e zjarrit, zyrtari policor jep vërejtje gojore, prezanton vetën si zyrtar policor, duke urdhëruar personin që të ndalet, por edhe duke e paralajmëruar se do të shtie nëse nuk ndalet.

    “Si masë e veçantë në rrethana urgjente, zyrtari policor mund të mos e bëjë paralajmërimin në rast se një veprim i tillë e rrezikon zyrtarin policor ose personat e tjerë nga një rrezik serioz i pashmangshëm”.

    Sipas nenit të lartcekur, arma mund të shkrepet edhe për arrestimit e personin i cili paraqet rrezik për jetën e të tjerëve dhe që u reziston urdhrave ligjor.

    Elezi: Policët s’kryejnë teste të rregullta psikologjike

    Ndërkaq drejtori për siguri në Institutin për Studime Ndërkombëtare, Bedri Elezi, thotë për Albanian Post se policët duhet të ketë aftësinë fizike dhe juridike për vlerësimin e shkallës së sigurisë deri në momentin kur detyrohen ta përdorin armën e zjarrit si mjeti i fundit për mbrojtën e jetës së tij, kolegëve dhe qytetarëve.

    Elezi deklaron se “sipas informacioneve që ne kemi në Policinë e Kosovës, nuk kryhen testet e rregullta psikologjike, teste të nevojshme për vlerësimin e kapaciteteve fizike të zyrtarëve të cilët armët e zjarrit i kanë mjete primare të punës”.

    Prandaj, sipas tij, “ne kemi pasur raste edhe kur zyrtarë policorë kanë përdorur armët e zjarrit pa u plotësuar kushtet ligjore të përdorimit të tyre”, theksoi Elezi për AP.

    Ai tregon se në Kosovë viteve të fundit ka pasur edhe raste të humbjes së jetëve të qytetarëve nga armët zyrtare të policisë së Kosovës.

    “Vlen të përmendet fakti se gjithashtu kemi pasur edhe një rast në AKI, kur përdorimi i armës zyrtare ka privuar nga jeta një punonjës të AKI-së”.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    LEXO GJITHASHTU

    Arbana Xharra për Presidenten Osmani pas publikimit fotos gjysmë të Ramës: Arrogancë dhe pamaturi politike

    June 14, 2022

    Erdhën për 6 muaj dhe qëndruan 16 vite, historia e veçantë e çiftit anglez në Kosovë

    June 14, 2022

    Në Parlamentin Evropian diskutohet raporti për Kosovën, i bëhet thirrje Këshillit që urgjentisht të marret vendimin për vizat

    June 14, 2022

    Comments are closed.

    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo

    AKTUALE

    Lajme

    Arbana Xharra për Presidenten Osmani pas publikimit fotos gjysmë të Ramës: Arrogancë dhe pamaturi politike

    By B.SJune 14, 20220

    Gazetarja Arbana Xharra, ka reaguar për fotografinë që presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e shpërndau,…

    Erdhën për 6 muaj dhe qëndruan 16 vite, historia e veçantë e çiftit anglez në Kosovë

    June 14, 2022

    Në Parlamentin Evropian diskutohet raporti për Kosovën, i bëhet thirrje Këshillit që urgjentisht të marret vendimin për vizat

    June 14, 2022

    ZPS thotë se s’ka defekte në akuzat e reja, kërkon të hudhet poshtë mocioni i mbrojtjes së Thaçit

    June 14, 2022

    TË TJERA

    Erdhën për 6 muaj dhe qëndruan 16 vite, historia e veçantë e çiftit anglez në Kosovë

    June 14, 2022

    ‘4 muzika live 800 lekë’, fatura e kosovarit në Shqipëri bëhet virale (Foto)

    June 14, 2022

    Ganimete Musliu e Leonora Jakupi e “kallin” atmosferën në kanagjeq

    June 14, 2022

    Rikthehet “2 Korriku – Beguncë”, turneu më i madh në vend

    June 14, 2022
    Rreth nesh
    Rreth nesh

    Korrekt Press është portal i pavarur i lajmeve i krijuar me vet-iniciativë nga një grup udhëheqësish medial.

    Korrekt Press mbulon çdo ngjarje të rëndësishme për Kosovën, rajonin dhe më gjerë.
    Email: info@korrektpress.com

    Facebook Twitter Instagram YouTube TikTok
    LAJMET E FUNDIT

    Arbana Xharra për Presidenten Osmani pas publikimit fotos gjysmë të Ramës: Arrogancë dhe pamaturi politike

    June 14, 2022

    Erdhën për 6 muaj dhe qëndruan 16 vite, historia e veçantë e çiftit anglez në Kosovë

    June 14, 2022

    Në Parlamentin Evropian diskutohet raporti për Kosovën, i bëhet thirrje Këshillit që urgjentisht të marret vendimin për vizat

    June 14, 2022
    REKLAMË
    © 2022 Korrekt Press. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
    • Rreth nesh
    • Raportoni
    • Kontakti

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.