TË FUNDIT

    Arbana Xharra për Presidenten Osmani pas publikimit fotos gjysmë të Ramës: Arrogancë dhe pamaturi politike

    June 14, 2022

    Erdhën për 6 muaj dhe qëndruan 16 vite, historia e veçantë e çiftit anglez në Kosovë

    June 14, 2022

    Në Parlamentin Evropian diskutohet raporti për Kosovën, i bëhet thirrje Këshillit që urgjentisht të marret vendimin për vizat

    June 14, 2022
    Facebook Twitter Instagram
    Korrekt Press
    • Ballina
    • Lajme
    • Bota
    • Shqipëria
    • Sport
    • Shëndetësi
    • Showbiz
    • Opinione
    • Kuriozitete
    Facebook Twitter Instagram LinkedIn VKontakte
    Korrekt Press
    You are at:Home»Lajme»Rrjeti i Grave të Kosovës kërkon heqjen e taksave për produktet menstruale
    Lajme

    Rrjeti i Grave të Kosovës kërkon heqjen e taksave për produktet menstruale

    By A.JMay 28, 2022
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Në Ditën Botërore të Higjienës Menstruale, Rrjeti i Grave ka kërkuar që të hiqen taksat për produktet esenciale të higjienës menstruale.

    Rrjeti i Grave të Kosovës ka bërë të ditur se ka dërguar te Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve rekomandimet përmes së cilave ka kërkuar heqjen e taksës prej 18 për qind në produktet menstruale.

    RrGK ka përsëritur se kjo taksë është diskriminuese dhe barrë shtesë për vajzat dhe gratë në Kosovë dhe pengesë drejt realizimit të së drejtës së tyre për kujdes të përballueshëm shëndetësor.

    “RrGK rekomandon që të ndryshohet Ligji nr. 05/L-037 për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar, si dhe Udhëzimi Administrativ Mof- Nr. 03/2015 për Zbatimin e Ligjit Nr. 05/L-037 për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar, kështu që produktet e higjienës menstruale të lirohen nga TVSH-ja, raporton Zeri.info.
    Teksa sot shënojmë 28 Majin-Ditën Botërore të Higjienës Menstruale, le të sjellim në sferën publike faktin se produktet menstruale nuk janë luks, dhe assesi nuk duhet të vazhdojnë të tatohen si të ishin të tilla”, thuhet në njoftim.

    Edhe organizata QIKA për vitin e dytë me radhë ka organizuar “Javën Kundër Varfërisë Menstruale dhe Stigmatizimit të Menstruacioneve” ku përveç publikimit të dhjetëra teksteve informuese për shëndetin menstrual, po ashtu ka shpërndarë peceta menstruale falas në shkolla, universitete dhe hapësira të tjera publike anekënd Kosovës.

    “Viteve të fundit kemi një lëvizje globale që ka sjellë në debat publik konceptin e ‘barazisë menstruale’ i cili nënkupton qasje në produkte menstruale falas si një e drejtë elementare, si dhe lirimin nga taksat shtetërore për produktet e tilla. Në Kosovë nuk kemi vërejtur asnjë iniciativë të institucioneve publike për të zbutur varfërinë menstruale, përkundrazi pecetat menstruale sipas Ligjit për TVSH nuk bëjnë pjesë në produktet esenciale dhe si të tilla taksohen 18%. Ne konsiderojmë që taksimi i produkteve menstruale është diskriminues”, thuhet në reagim.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    LEXO GJITHASHTU

    Arbana Xharra për Presidenten Osmani pas publikimit fotos gjysmë të Ramës: Arrogancë dhe pamaturi politike

    June 14, 2022

    Erdhën për 6 muaj dhe qëndruan 16 vite, historia e veçantë e çiftit anglez në Kosovë

    June 14, 2022

    Në Parlamentin Evropian diskutohet raporti për Kosovën, i bëhet thirrje Këshillit që urgjentisht të marret vendimin për vizat

    June 14, 2022

    Comments are closed.

    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo

    AKTUALE

    Lajme

    Arbana Xharra për Presidenten Osmani pas publikimit fotos gjysmë të Ramës: Arrogancë dhe pamaturi politike

    By B.SJune 14, 20220

    Gazetarja Arbana Xharra, ka reaguar për fotografinë që presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e shpërndau,…

    Erdhën për 6 muaj dhe qëndruan 16 vite, historia e veçantë e çiftit anglez në Kosovë

    June 14, 2022

    Në Parlamentin Evropian diskutohet raporti për Kosovën, i bëhet thirrje Këshillit që urgjentisht të marret vendimin për vizat

    June 14, 2022

    ZPS thotë se s’ka defekte në akuzat e reja, kërkon të hudhet poshtë mocioni i mbrojtjes së Thaçit

    June 14, 2022

    TË TJERA

    Erdhën për 6 muaj dhe qëndruan 16 vite, historia e veçantë e çiftit anglez në Kosovë

    June 14, 2022

    ‘4 muzika live 800 lekë’, fatura e kosovarit në Shqipëri bëhet virale (Foto)

    June 14, 2022

    Ganimete Musliu e Leonora Jakupi e “kallin” atmosferën në kanagjeq

    June 14, 2022

    Rikthehet “2 Korriku – Beguncë”, turneu më i madh në vend

    June 14, 2022
    Rreth nesh
    Rreth nesh

    Korrekt Press është portal i pavarur i lajmeve i krijuar me vet-iniciativë nga një grup udhëheqësish medial.

    Korrekt Press mbulon çdo ngjarje të rëndësishme për Kosovën, rajonin dhe më gjerë.
    Email: info@korrektpress.com

    Facebook Twitter Instagram YouTube TikTok
    LAJMET E FUNDIT

    Arbana Xharra për Presidenten Osmani pas publikimit fotos gjysmë të Ramës: Arrogancë dhe pamaturi politike

    June 14, 2022

    Erdhën për 6 muaj dhe qëndruan 16 vite, historia e veçantë e çiftit anglez në Kosovë

    June 14, 2022

    Në Parlamentin Evropian diskutohet raporti për Kosovën, i bëhet thirrje Këshillit që urgjentisht të marret vendimin për vizat

    June 14, 2022
    REKLAMË
    © 2022 Korrekt Press. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
    • Rreth nesh
    • Raportoni
    • Kontakti

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.