TË FUNDIT

    Myftiu Tërnava viziton familjen e ish-presidentit Thaçi: Ende pa dalë në gjyq, rrjedha po i largon akuzat ndaj tyre

    June 28, 2022

    Blogeri amerikan mahnitet në Prishtinë: Të gjithë janë të rinj në Kosovë

    June 28, 2022

    Krasniqi në Kaçanik: Qeveria mos t’i penalizojë komunat që udhëhiqen nga opozita, t’i rikthejë investimet dhe projektet

    June 28, 2022
    Facebook Twitter Instagram
    Korrekt Press
    • Ballina
    • Lajme
    • Bota
    • Shqipëria
    • Sport
    • Shëndetësi
    • Showbiz
    • Opinione
    • Kuriozitete
    Facebook Twitter Instagram LinkedIn VKontakte
    Korrekt Press
    You are at:Home»Lajme»‘Rrufeja’ e shtatorit që i çoi në burg krerët e OVL-së
    Lajme

    ‘Rrufeja’ e shtatorit që i çoi në burg krerët e OVL-së

    By B.SMay 19, 2022
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Gjykata Speciale të mërkurën shpalli aktgjykimet e para ndaj dy kosovarëve të akuzuar. Pamjet nga Haga në Kosovë u pritën me interesim të madh. “Në emër të popullit të Kosovës”, kryetari i trupit gjykues e shpalli aktgjykimin të cilin familjarët thanë se e kishin pritur. Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj u dënuan me nga 4 vjet e gjysmë burgim për pengim në administrimin e drejtësisë, frikësim të dëshmitarëve dhe shkelje të fshehtësisë së procedurës.

    Një person i maskuar, ende i paidentifikuar, tri herë radhazi çoi dosje të Gjykatës Speciale në zyrat e Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në vitin 2020. Në verë të po atij viti, kishte nisur seriozisht gjithçka. Kjo gjykatë kishte njoftuar për një aktakuzë deri atëherë të pakonfirmuar të dorëzuar nga Prokuroria kundër Hashim Thaçit e Kadri Veselit. Ata ngarkoheshin me pretendime se kishin kryer krime makabre gjatë luftës së fundit, që për shumëkënd në Kosovë është e paprekshme edhe e shenjtë.

    Në OVL-UÇK veçse ishte shfaqur jo pak neveri ndaj Speciales. Kryetari i kësaj organizate, Hysni Gucati dhe nënkryetari Nasim Haradinaj kishin thirrur disa herë konferenca të jashtëzakonshme për media për të prezantuar e shpërndarë materialet që ua çonte në zyrë personi të cilin do ta quanin “Rrufeja”, pasi zhdukej sapo i linte dokumentet.

    Pas secilës vizitë nga “Rrufeja”, Gucati dhe Haradinaj njoftonin për “mijëra dosje që përmbajnë emrat dhe adresat e dëshmitarëve”. Në konferencat për media gazetarëve u ishte lejuar t’i merrnin dokumentet.

    Pas çdo konference, dokumentet konfiskoheshin nga hetuesit në Hagë.

    Fillimisht Specialja nuk konfirmonte se dokumentet konfidenciale ishin autentike. Në procesin gjyqësor, prokuroria dhe gjykata iu referuan atyre si “dokumente zyrtare”.

    Prokuroria e Specializuar kishte thënë se disa aktivitete, në të cilat ishte përfshirë Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kishin për qëllim “të minojnë administrimin e drejtësisë në mënyrë të duhur”.

    Të premten e 25 shtatorit 2020, për më shumë se 8 orë, zyrtarë të EULEX-it i kishin bastisur zyrat e OVL të UÇK-së. Gucati dhe Haradinaj u arrestuan atë ditë dhe më pas u transferuan në paraburgimin e Gjykatës Speciale në Hagë.

    Pasi e kishte kuptuar se Gucati po arrestohej, Haradinaj e pati dhënë një premtim para se të arrestohej edhe vetë.

    “Sa të jetojmë e të kemi frymë, ne jemi kundër kësaj gjykate, fund. Do të punojmë kundër kësaj gjykate, fund. dhe besoj se kjo ditë është një ditë e cila troket në të gjitha dyert e ne qytetarëve të Kosovës”.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    LEXO GJITHASHTU

    Myftiu Tërnava viziton familjen e ish-presidentit Thaçi: Ende pa dalë në gjyq, rrjedha po i largon akuzat ndaj tyre

    June 28, 2022

    Blogeri amerikan mahnitet në Prishtinë: Të gjithë janë të rinj në Kosovë

    June 28, 2022

    Krasniqi në Kaçanik: Qeveria mos t’i penalizojë komunat që udhëhiqen nga opozita, t’i rikthejë investimet dhe projektet

    June 28, 2022

    Comments are closed.

    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo

    AKTUALE

    Lajme

    Myftiu Tërnava viziton familjen e ish-presidentit Thaçi: Ende pa dalë në gjyq, rrjedha po i largon akuzat ndaj tyre

    By B.SJune 28, 20220

    Një delegacion i Bashkësisë Islame të Kosovës, i kryesuar nga myftiu Naim Tërnava, sot e…

    Blogeri amerikan mahnitet në Prishtinë: Të gjithë janë të rinj në Kosovë

    June 28, 2022

    Krasniqi në Kaçanik: Qeveria mos t’i penalizojë komunat që udhëhiqen nga opozita, t’i rikthejë investimet dhe projektet

    June 28, 2022

    Enver Hoxhaj: Çfarëdo udhërrëfyesi i ri për vizat është mjerim politik

    June 28, 2022

    TË TJERA

    Rama: Flitet për një dimër të ashpër dhe mungesa të mëdha

    June 28, 2022

    Në Australi bie numri i të krishterëve e rritet ai i jofetarëve

    June 28, 2022

    Arjan Konomi aksidentohet në Jordani, rrezikon të humbasë krahun

    June 27, 2022

    Cristiano Ronaldo publikon foto me nënën e tij: I bekuar

    June 27, 2022
    Rreth nesh
    Rreth nesh

    Korrekt Press është portal i pavarur i lajmeve i krijuar me vet-iniciativë nga një grup udhëheqësish medial.

    Korrekt Press mbulon çdo ngjarje të rëndësishme për Kosovën, rajonin dhe më gjerë.
    Email: info@korrektpress.com

    Facebook Twitter Instagram YouTube TikTok
    LAJMET E FUNDIT

    Myftiu Tërnava viziton familjen e ish-presidentit Thaçi: Ende pa dalë në gjyq, rrjedha po i largon akuzat ndaj tyre

    June 28, 2022

    Blogeri amerikan mahnitet në Prishtinë: Të gjithë janë të rinj në Kosovë

    June 28, 2022

    Krasniqi në Kaçanik: Qeveria mos t’i penalizojë komunat që udhëhiqen nga opozita, t’i rikthejë investimet dhe projektet

    June 28, 2022
    REKLAMË
    © 2022 Korrekt Press. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
    • Rreth nesh
    • Raportoni
    • Kontakti

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.