TË FUNDIT

    Besa Ismaili: Nisma ligjore e PDK-së në pajtim me kërkesën e qytetarëve, voto për Trustin!

    June 14, 2022

    Kush është gruaja që dyshohet se u përfshi në zhdukjen e biznesmenit Bedri Rexhepi?

    June 14, 2022

    Këmisha e duksa, Kuran e verëra: Këto janë krejt dhurata që mori Kurti prej se erdhi në pushtet (Dokument)

    June 14, 2022
    Facebook Twitter Instagram
    Korrekt Press
    • Ballina
    • Lajme
    • Bota
    • Shqipëria
    • Sport
    • Shëndetësi
    • Showbiz
    • Opinione
    • Kuriozitete
    Facebook Twitter Instagram LinkedIn VKontakte
    Korrekt Press
    You are at:Home»Lajme»SBASHK-u i jep 15 ditë afat Qeverisë Kurti, para grevës së përgjithshme
    Lajme

    SBASHK-u i jep 15 ditë afat Qeverisë Kurti, para grevës së përgjithshme

    By B.SMay 31, 2022
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK), ka paralajmëruar grevë të përgjithshme nëse brenda 15 ditëve Qeveria e Kosovës nuk i plotëson kërkesat e tyre sa i përket Ligjit të Pagave.

    Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, ka thënë se mundësia e fundit për të pasur një dialog me Qeverinë është ndërmjetësuesi ligjor, i cili e ka për obligim t’i dërgojë Qeverisë një letër dhe të insistojë për dialog.

    Ai ka folur edhe për grevën e 20 majit, duke thënë se është analizuar në detaje edhe për hapat e mëtutjeshëm.

    “Çështja e ligjit të pagave për ne mbetet ende e panjohur sepse nuk kemi pasur takime me njerëz kompetent që e dinë çfarë po bëhet me ligjin e pagave. Nga ana tjetër në kuadër të BSPK-së ne kemi analizuar protestën e fundit me 20 maj dhe jemi dakorduar se cilët do të jenë hapat e ardhshëm. Duke u bazuar se në ligjin për greva ku thuhet se është obligim i sindikatave se para se të shkojnë në hapin e fundit e që është greve përgjithshme duhet angazhuar ndërmjetësuesi ligjor i cili si i tillë do të dërgojë shkresa në kryeministri me kërkesën që të fillohet me dialogun mes qeverisë dhe sindikatave. BSPK edhe në emrin tonë ka dërguar përmes këtij ndërmjetësuesi shkresë dhe duhet të presim 15 ditë që qeveria t’i thotë po këtij angazhimi ose jo”, ka thënë ai për EO.

    Kryesindikalisti nuk është se po i beson aq shumë Qeverisë, duke thënë se kjo e fundit mund t’i ikë dialogut. Jasharaj e konsideron ligjor çdo veprim që do ta ndërmarrin si Sindikatë.

    “Nëse i thotë jo atëherë konsiderohet me ligjin e grevave se çdo veprim që e marrim tutje është ligjor. Nëse i thotë po insistimit për dialog atëherë do të fillojë dialogu dhe ne nuk mund të precizojmë se sa mund të zgjasë ky dialog ngase qeveria mund t’i ikë dialogut. Kemi bërë hapin e fundit para grevës së përgjithshme duke respektuar ligjin e grevave. Ne do të marrim vendim me BSKP-në se çfarë do bëjmë tutje. Pas gjithë këtyre veprimeve sindikale protestë dhe grevave të 20 majit, të mendohet dhe të përgatitemi për grevë të përgjithshme por krejt varet sesi do të sillet Qeveria karshi ligjit të grevave që kërkon ndërmjetësim. Afati është që Qeveria brenda 15 ditësh të thotë po ose jo insistimit të ligjit për greva”, ka thënë Jasharaj

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    LEXO GJITHASHTU

    Besa Ismaili: Nisma ligjore e PDK-së në pajtim me kërkesën e qytetarëve, voto për Trustin!

    June 14, 2022

    Kush është gruaja që dyshohet se u përfshi në zhdukjen e biznesmenit Bedri Rexhepi?

    June 14, 2022

    Këmisha e duksa, Kuran e verëra: Këto janë krejt dhurata që mori Kurti prej se erdhi në pushtet (Dokument)

    June 14, 2022

    Comments are closed.

    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo

    AKTUALE

    Lajme

    Besa Ismaili: Nisma ligjore e PDK-së në pajtim me kërkesën e qytetarëve, voto për Trustin!

    By B.SJune 14, 20220

    Besa Ismaili, ish deputete e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), në një opinion lidhur me…

    Kush është gruaja që dyshohet se u përfshi në zhdukjen e biznesmenit Bedri Rexhepi?

    June 14, 2022

    Këmisha e duksa, Kuran e verëra: Këto janë krejt dhurata që mori Kurti prej se erdhi në pushtet (Dokument)

    June 14, 2022

    Vuçiq s’e ndalë propagandën, teksa në Beograd kujtojnë disfatën e Serbisë në Koshare

    June 14, 2022

    TË TJERA

    Erdhën për 6 muaj dhe qëndruan 16 vite, historia e veçantë e çiftit anglez në Kosovë

    June 14, 2022

    ‘4 muzika live 800 lekë’, fatura e kosovarit në Shqipëri bëhet virale (Foto)

    June 14, 2022

    Ganimete Musliu e Leonora Jakupi e “kallin” atmosferën në kanagjeq

    June 14, 2022

    Rikthehet “2 Korriku – Beguncë”, turneu më i madh në vend

    June 14, 2022
    Rreth nesh
    Rreth nesh

    Korrekt Press është portal i pavarur i lajmeve i krijuar me vet-iniciativë nga një grup udhëheqësish medial.

    Korrekt Press mbulon çdo ngjarje të rëndësishme për Kosovën, rajonin dhe më gjerë.
    Email: info@korrektpress.com

    Facebook Twitter Instagram YouTube TikTok
    LAJMET E FUNDIT

    Besa Ismaili: Nisma ligjore e PDK-së në pajtim me kërkesën e qytetarëve, voto për Trustin!

    June 14, 2022

    Kush është gruaja që dyshohet se u përfshi në zhdukjen e biznesmenit Bedri Rexhepi?

    June 14, 2022

    Këmisha e duksa, Kuran e verëra: Këto janë krejt dhurata që mori Kurti prej se erdhi në pushtet (Dokument)

    June 14, 2022
    REKLAMË
    © 2022 Korrekt Press. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
    • Rreth nesh
    • Raportoni
    • Kontakti

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.