Analisti politik, Ilir Ibrahimi ka reaguar pas vrasjes së fundit në Ferizaj ku gjithë kritikat i mori bota e repit për ngjarjen që përfundojë tragjikishi, shkruan Insajderi.
Sipas Ibrahimit, para se të kritikoni repin, ndëgjoni tekstet e hedhi valle me këngën e Ali Pashës apo Jakup Ferrit.
“Para se ta kritikoni Rap dhe gjuhën e përdorur në këtë zhanër, paramendojeni veten duke hedhur valle me këngën e Ali Pashës apo Jakup Ferrit. Nëse nuk i keni dëgjuar tekstet nga ngazëllimi I ritmit të muzikës në valle, është mirë ta dëgjoni me kujdes.”, ka shkruar Ibrahimi.
Qëndrim Jonuzi, vëllai i këngëtarit “Buta”, e qëlloi mbrëmë e 28 majit për vdekje Gazmend Hysenin, shokun e tij të fëmijërisë dhe të rinisë.