Rreth 12 mijë nxënës më pak kanë vijuar mësimin në këtë vit shkollor në Kosovë. Kështu ka deklaruar kryesuesi i Kolegjiumit për Arsim parauniversitar, Samir Shahini, në Komisionin për Arsim të martën.
Sipas Shahinit, më shqetësues është fakti se kjo rënie nuk është përcjellë me një reformim të sistemitparauniversitar nga udhëheqësit.
Ditë më parë, zv/ministri i arsimit, Dukagjin Pupovci, e ka përmendur këtë problematikë të cilën e ka arsyetuar me lindje më të paktëta, e rritje të numrit të nxënësve në shkollat private.
Përvec kësaj, në këtë komision u diskutua edhe për grevën e paralajmëruar, për të cilën u tha se më prioritet duhet të jenë interesat e nxënësve.
Teksa para anëtarëve të komisionit u paraqitën edhe problemet që po ju shkakton mungesa e bordit të OSHP-së, dhe pamundësia e zbatimit të kontratave kolektive për mësimdhënësit.