TË FUNDIT

    Aksidenti në Austri, flasin nga kompania: Pasagjerët kanë lëndime të lehta

    May 19, 2022

    SBASHK: Punëtorët e arsimit në protestë, nesër nuk mbahet mësim

    May 19, 2022

    Kryetari i PDK-së mban sot konferencë për media, nuk dihet arsyeja

    May 19, 2022
    Facebook Twitter Instagram
    Korrekt Press
    • Ballina
    • Lajme
    • Bota
    • Shqipëria
    • Sport
    • Shëndetësi
    • Showbiz
    • Opinione
    • Kuriozitete
    Facebook Twitter Instagram LinkedIn VKontakte
    Korrekt Press
    You are at:Home»Lajme»Stavileci, PDK: Me eskursione qeveritare nuk luftohet kriza ekonomike dhe inflacioni
    Lajme

    Stavileci, PDK: Me eskursione qeveritare nuk luftohet kriza ekonomike dhe inflacioni

    By A.JMay 11, 2022
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Blerand Stavileci, tha se inflacioni i çmimeve në Kosovë ka shënuar rekord të zi ku norma vjetore e interesit në muajin prill ka arritur në 11.2 përqind.

    Përballë kësaj krize të rëndë ekonomike, Stavikeci tha se Qeveria po qëndron si spektatore.

    “ME ESKURSIONE TË GJATA E TË PADOBISHME QEVERITARE NUK LUFTOHEN KRIZAT EKONOMIKE DHE INFLACIONI. Sot përsëri jemi dëshmitarë të një rekordi edhe më të zi për sa i takon inflacionit të çmimeve në vendin tonë. Norma vjetore e inflacionit e matur në muajin prill 2022 ishte 11.2%. Ndërkaq, Qeveria e vendit tonë nga një spektatore krizash të brendshme është kthyer në një pasionante eskursionesh jashtë vendit”, ka shkruar Stavileci në faqen e tij në Facebook.

    Të gjitha këto goditje të njëpasnjëshme për qytetarët dhe ekonominë, siç thotë Stavileci, nuk po i këndellin pushtetarët nga rrethi vicioz i ideve dhe gjumi i thellë që i ka kapluar.

    “As mundin minimal nuk po e marrin që me masa e intervenime ekonomike t’i japin përgjigje krizës ekonomike. Hiperdeflacioni qeveritar po e rritë pasigurinë dhe pamundësinë e qytetarëve për t’u përballë me të gjitha këto kriza që po rëndojnë mbi kurrizin e tyre”, tha Stavileci.

    Sipas tij, dalja nga ky rreth vicioz i mosveprimit të pushtetarëve dhe apatisë qeverisëse, nuk është çështje e fantazisë shkencore, por pikë së pari është çështje e moralit qeveritar dhe vullnetit politik për të respektuar qytetarët dhe shtetin tonë.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    LEXO GJITHASHTU

    Aksidenti në Austri, flasin nga kompania: Pasagjerët kanë lëndime të lehta

    May 19, 2022

    SBASHK: Punëtorët e arsimit në protestë, nesër nuk mbahet mësim

    May 19, 2022

    Kryetari i PDK-së mban sot konferencë për media, nuk dihet arsyeja

    May 19, 2022

    Comments are closed.

    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo

    AKTUALE

    Lajme

    Aksidenti në Austri, flasin nga kompania: Pasagjerët kanë lëndime të lehta

    By B.SMay 19, 20220

    Autobusi me udhëtarë nga Kosova që po udhëtonte në Gjermani, është aksidentuar në Austri në…

    SBASHK: Punëtorët e arsimit në protestë, nesër nuk mbahet mësim

    May 19, 2022

    Kryetari i PDK-së mban sot konferencë për media, nuk dihet arsyeja

    May 19, 2022

    Vuçiq ia bën ‘Like’ Edi Ramës në reagimin e tij për Ballkanin e Hapur

    May 19, 2022

    TË TJERA

    Elvana Gjatës i ndodh e papritura, bie nga vetura në tokë

    May 18, 2022

    Erdogan: Aleatët e NATO-s duhet t’i respektojnë shqetësimet e Turqisë

    May 18, 2022

    Ukraina pretendon se mbi 28 mijë ushtarë rusë janë vrarë

    May 18, 2022

    Elvana Gjata mori gjithë vëmendjen në sfilatën e Valdrin Sahitit

    May 17, 2022
    Rreth nesh
    Rreth nesh

    Korrekt Press është portal i pavarur i lajmeve i krijuar me vet-iniciativë nga një grup udhëheqësish medial.

    Korrekt Press mbulon çdo ngjarje të rëndësishme për Kosovën, rajonin dhe më gjerë.
    Email: info@korrektpress.com

    Facebook Twitter Instagram YouTube TikTok
    LAJMET E FUNDIT

    Aksidenti në Austri, flasin nga kompania: Pasagjerët kanë lëndime të lehta

    May 19, 2022

    SBASHK: Punëtorët e arsimit në protestë, nesër nuk mbahet mësim

    May 19, 2022

    Kryetari i PDK-së mban sot konferencë për media, nuk dihet arsyeja

    May 19, 2022
    REKLAMË
    © 2022 Korrekt Press. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
    • Rreth nesh
    • Raportoni
    • Kontakti

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.