TË FUNDIT

    PDK s’merr pjesë në seancë, Kransiqi: Trup të mos përfshihen veteranët në pagën minimale

    June 14, 2022

    Del pasuria e Albin Kurtit – I mban 401 euro në bankë, 128 euro më pak se vitin e kaluar

    June 14, 2022

    Remi: Vjosa e Donika s’mund të jenë kundër UÇK’së, e bëjnë për diçka tjetër

    June 14, 2022
    Facebook Twitter Instagram
    Korrekt Press
    • Ballina
    • Lajme
    • Bota
    • Shqipëria
    • Sport
    • Shëndetësi
    • Showbiz
    • Opinione
    • Kuriozitete
    Facebook Twitter Instagram LinkedIn VKontakte
    Korrekt Press
    You are at:Home»Lajme»Stavileci: Pushteti arrogant e mosdëgjues po thellon krizën dhe varfërinë e familjeve kosovare
    Lajme

    Stavileci: Pushteti arrogant e mosdëgjues po thellon krizën dhe varfërinë e familjeve kosovare

    By A.JMay 29, 2022
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    “Rritja e pagave dhe tërheqja e 30 për qind të kursimeve nga Trusti, janë zgjidhja për të ndaluar varfërimin e qytetarëve.”

    Kështu tha anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Blerand Stavileci, sot, në një konferencë për media, ka thënë se tash e dy vite qytetarët e vendit tonë po vazhdojnë të përballen me kriza e vështirësi të njëpasnjëshme.

    Stavileci, duke kritikuar politikat qeverisëse, ka thënë se ende pa i kaluar pasojat e rënda të njërës krizë, qytetarët po goditen nga efektet e pamëshirshme të krizës tjetër, që janë rritja e çmimeve.

    “Nisi me pandeminë, vazhdoi me energjinë elektrike, me reduktime dhe shtrenjtime, dhe tani e sa muaj me ngritje marramendëse çmimesh dhe rekorde të zeza inflacioni. Sot si asnjëherë më parë që nga çlirimi, familjet po varfërohen muaj pas muaji dhe gjendja e tyre po rëndohet orë e çast. Buxheti i familjeve kosovare po zvogëlohet me shpejtësi të madhe, çmimet po rriten me shpejtësi edhe më të madhe e shporta po pakohet drastikisht me prodhimet bazë të jetesës.”, ka thënë Stavileci.

    Më tej, ai ka prezantuar numra dhe fakte për gjendjen familjeve kosovare, se si ato kanë jetuar më parë dhe si po jetojnë sot.

    “Më lejoni t’ua prezantojë të dhënat e fundit në kohë reale për shportën e prodhimeve bazë për të jetuar. Në këtë krizë të madhe ekonomike, të gjitha familjet po mundohen ta gjejnë rrugën e ekzistencës, e edhe aktorët e tregut atë të mbijetesës për t’i mbuluar shpenzimet dhe për t’i kryer obligimet ndaj shtetit.”, ka thënë Stavileci.

    Në të gjithë këtë kohë krize, Stavileci ka thënë se, fatkeqësisht, ka vetëm një protagonist të munguar, e ky është pushteti.

    “Ky pushtet në vend se të ishte në ulësen e parë për t’i dhënë zgjidhjes drejtimin, ka braktisur atë për t’i bërë krizës thellimin. Pushtetit po i mungon veprimi e po i rritet mosdëgjimi. Padija dhe mosdëgjimi po e ushqejnë arrogancën, injorimin dhe diskriminimin e qytetarëve dhe familjeve të tyre. Kjo shportë e pakuar e familjeve për t’u mbushur përsëri ashtu siç ishte dikur, duhet ta ketë vëmendjen e pushtetit dhe përmbushjen e veprimeve të qeverisë, për të cilat ajo duhet të ketë vizion dhe kurajo”, ka thënë anëtarësi i Kryesisë së PDK-së.

    “Nuk bëhet qeverisja duke munguar e abstenuar. Nuk zgjidhen krizat duke i shpërfillur e thelluar. Nuk ndihmohen familjet duke i varfëruar. Familjet kosovare, sot më shumë se kurrë, kanë nevojë urgjente për t’i ndihmuar”, ka thënë ai.

    Në fund, Stavileci ka thënë se pas fitores së 450 mijë familjeve kundër shtrenjtimit të padrejtë, të paarsyeshëm e të paligjshëm të energjisë elektrike, do ta vazhdojmë me punën për gjetjen e rrugëdaljes për ta kthyer fuqinë blerëse të familjeve dhe për të mos lejuar varfërimin e mëtejshëm të tyre, meqenëse Qeverisë nuk po i bëhet vonë.

    “Kemi dhënë shumë rekomandime, edhe për ligjin e pagave, edhe për pagën minimale, edhe për trustin pensional. Ato duhet të ndodhin sa më shpejtë. Rritja e pagave dhe tërheqja e trustit”, ka përfunduar Blerand Stavileci.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    LEXO GJITHASHTU

    PDK s’merr pjesë në seancë, Kransiqi: Trup të mos përfshihen veteranët në pagën minimale

    June 14, 2022

    Del pasuria e Albin Kurtit – I mban 401 euro në bankë, 128 euro më pak se vitin e kaluar

    June 14, 2022

    Remi: Vjosa e Donika s’mund të jenë kundër UÇK’së, e bëjnë për diçka tjetër

    June 14, 2022

    Comments are closed.

    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo

    AKTUALE

    Lajme

    PDK s’merr pjesë në seancë, Kransiqi: Trup të mos përfshihen veteranët në pagën minimale

    By A.JJune 14, 20220

    Para se të nisë seanca e Kuvendit ku në rend dite është edhe miratimi i…

    Del pasuria e Albin Kurtit – I mban 401 euro në bankë, 128 euro më pak se vitin e kaluar

    June 14, 2022

    Remi: Vjosa e Donika s’mund të jenë kundër UÇK’së, e bëjnë për diçka tjetër

    June 14, 2022

    Vuçiq thotë se Serbia, eshtë e gatshme për marrëveshje për të pagjeturit

    June 14, 2022

    TË TJERA

    Erdhën për 6 muaj dhe qëndruan 16 vite, historia e veçantë e çiftit anglez në Kosovë

    June 14, 2022

    ‘4 muzika live 800 lekë’, fatura e kosovarit në Shqipëri bëhet virale (Foto)

    June 14, 2022

    Ganimete Musliu e Leonora Jakupi e “kallin” atmosferën në kanagjeq

    June 14, 2022

    Rikthehet “2 Korriku – Beguncë”, turneu më i madh në vend

    June 14, 2022
    Rreth nesh
    Rreth nesh

    Korrekt Press është portal i pavarur i lajmeve i krijuar me vet-iniciativë nga një grup udhëheqësish medial.

    Korrekt Press mbulon çdo ngjarje të rëndësishme për Kosovën, rajonin dhe më gjerë.
    Email: info@korrektpress.com

    Facebook Twitter Instagram YouTube TikTok
    LAJMET E FUNDIT

    PDK s’merr pjesë në seancë, Kransiqi: Trup të mos përfshihen veteranët në pagën minimale

    June 14, 2022

    Del pasuria e Albin Kurtit – I mban 401 euro në bankë, 128 euro më pak se vitin e kaluar

    June 14, 2022

    Remi: Vjosa e Donika s’mund të jenë kundër UÇK’së, e bëjnë për diçka tjetër

    June 14, 2022
    REKLAMË
    © 2022 Korrekt Press. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
    • Rreth nesh
    • Raportoni
    • Kontakti

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.