TË FUNDIT

    Besa Ismaili: Nisma ligjore e PDK-së në pajtim me kërkesën e qytetarëve, voto për Trustin!

    June 14, 2022

    Kush është gruaja që dyshohet se u përfshi në zhdukjen e biznesmenit Bedri Rexhepi?

    June 14, 2022

    Këmisha e duksa, Kuran e verëra: Këto janë krejt dhurata që mori Kurti prej se erdhi në pushtet (Dokument)

    June 14, 2022
    Facebook Twitter Instagram
    Korrekt Press
    • Ballina
    • Lajme
    • Bota
    • Shqipëria
    • Sport
    • Shëndetësi
    • Showbiz
    • Opinione
    • Kuriozitete
    Facebook Twitter Instagram LinkedIn VKontakte
    Korrekt Press
    You are at:Home»Lajme»Studimi i fundit: Burrat shqiptarë nuk ndihmojnë në rritjen e fëmijëve
    Lajme

    Studimi i fundit: Burrat shqiptarë nuk ndihmojnë në rritjen e fëmijëve

    By B.SMay 25, 2022
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Një studim i ‘World Vision Albania’ zbulon se vetëm 1 në 10 burra e ndihmon bashkëshorten në rritjen e fëmijëve.

    Organizata jo-fitimprurëse “World Vision Albania” përmbylli dhe publikoi javën e kaluar një studim i cili shërben si analizë mbi marrdhënien nënë-fëmijë dhe faktorët që ndikojnë në fuqizimin dhe optimizimin e mirëqënies së të dyja palëve.

    “Vetëm 1% e grave shqiptare të anketuara janë të fuqizuara, ndërkohë që vetëm 6% e fëmijëve të anketuar kanë arritur mirëqenien në të gjitha dimensionet e vlerësuara”, citon studimi, ndërkohë që gjetjet kryesore tregojnë se duhet një nënë e fuqizuar për të rritur fëmijë të fuqizuar.Studimi i realizuar në periudhën Maj-Qershor 2021 ka përfshirë 464 gra nëna të grupmoshës 35-50 vjeç dhe 464 fëmijë të grupmoshës 11-17 vjeç, në tetë qytete të Shqipërisë.

    Studimi synon të mbështesë me të dhëna lidhjen mes fuqizimit të gruas dhe mirëqënies së fëmijës.

    Gjetjet tregojnë një balancë jo të mirë në lidhje me indeksin e ndarjeve të përgjegjësive familjare midis grave dhe burrave, të tilla si kujdesi për familjen dhe puna e papaguar në shtëpi.Këto aktivitete mbulohen në pjesën më të madhe nga gratë, ku si pasojë këto të fundit nuk marrin pjesë mjaftueshëm në jetën sociale, e cila është e rëndësishme për shëndetin e tyre mendor.

    “Si rrjedhojë e ndarjes së pabarabartë të punëve dhe detyrave shtëpiake, gratë janë më të izoluara nga jeta sociale”, tregojnë gjetjet e studimit.

    “Mungesa e kohës, sasia e madhe e punëve të shtëpisë dhe mungesa e ndarjes së barabartë të përgjegjësive shtëpiake kanë ndikimin e tyre në formimin e jetës së grave shqiptare”, citon raporti.Sipas raportit, vetëm 9% e grave të anketuara raportojnë se ato mund të ndajnë përgjegjësinë e kujdesit familjar me bashkëshortët e tyre.Gjetjet gjithashtu citojnë se pothuajse gjysma e grave të anketuara (56%) kanë shëndet mendor të moderuar, 33% kanë shëndet mendor të mirë, dhe 10,8% tregojnë shenja potenciale të depresionit.

    “Ajo që ndikon në gjëndjen time emocionale është hapësira që më duhet për t’u kujdesur për veten dhe në vetëbesim”, përgjigjet Fiqeretja 44-vjeçare, pjesmarrëse në anketim.Në vijim, gratë që kanë përjetuar apo kanë qenë dëshmitare të dhunës familjare raportojnë nivel më të lartë tensioni psikologjik.

    “Të dhënat tregojnë se vetëm 22% e grave të anketuara kanë akses në ndihmë ligjore, ndërsa vetëm 9% kanë të drejta civile si për shembull të drejta për të udhëtuar, të drejtat e kujdestarisë pas divorcit, të drejta mbi pronën dhe trashëgiminë”, citon raporti.Ky është një tregues që gratë shqiptare kanë pak njohuri mbi të drejtat e tyre dhe shërbimet që shteti iu ofron atyre, duke i bërë më vulnerabël ndaj rasteve të abuzimit.Gjetjet e studimit tregojnë se më shumë se gjysma e grave të anketuara pranojnë se kanë peshë në vendimarrje të përbashkët me bashkëshortin, dhe shumë rrallë në vendimarrje të pavarur.

    Gratë e anketuara raportuan dhe mbi disbalancën në lidhje me të drejtat e pronës.

    “Megjithëse kodi civil dhe ai familjar e njohin të drejtën e gruas mbi pronën, vetëm një përqindje e vogël e grave në Shqipëri zotërojnë një pronë, sepse ligji nuk zbatohet dhe gratë vazhdojnë të jenë të margjinalizuara në cështetj e trashëgimisë”, citon raporti.Një arsye se përse ligji mbi pronën neglizhohet kur flitet për gratë, është për shkak të normave sociale dhe kulturore sipas të cilave gruaja shihet si e paaftë të përfaqësoje kryetaren e shtëpisë në çështje ligjore.“Në vitin 2018, vetëm 8% e grave ishin pronare të një tokë”, tregon raporti.Përsa i përket fëmijëve, vajzat dhe djemtë e anketuar raportojnë se shumica e tyre punojnë për të ndihmuar familjen

    .Vajzat zakonisht angazhohen më shumë se djemtë në punët shtëpiake të tilla si pastrimi, gatimi apo larja e rrobave, ndërsa si vajzat ashtu edhe djemtë angazhohen njëlloj në kujdesin ndaj pjestarëve të familjes.“Puna formale e fëmijëve shënon 7% të fëmijëve të anketuar, shifër kjo që i përafrohet të dhënave nga Byroja e Cështjeve Ndërkombëtare të Punës në 2020, ku raportohej se 5% e fëmijëve të moshës 5-14 vjeç në Shqipëri punojnë”, citon studimi i World Vision.

    Rezultatet e gjetura nga World Vision tregojnë se më shumë se gjysma e fëmijëve të anketuar në Shqipëri vuajnë nga të paktën një formë dhune, si vazjat ashtu dhe djemtë.“Dhuna verbale/emocionale është më e përhapura (55% e rasteve), ndërsa 25% janë ekspozuar ndaj dhunës fizike”, tregojnë rezultatet e studimit.“Gjithashtu 24% e fëmijëve të anketuar raportojnë të kenë dëgjuar raste të abuzimeve seksuale në komunitetin e tyre, dhe 26% raportojnë për ngacmime online”, vijojnë gjetjet.Sipas World Vision, mirëqenia e fëmijëve është thelbësore, prandaj edhe investimi për fuqizimin e nënave, adresimin e problematikave, përfshirë këtu edhe normat e dëmshme sociale, është një parakusht i domosdoshëm për të rritur fëmijë të arsimuar dhe me mirëqënie

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    LEXO GJITHASHTU

    Besa Ismaili: Nisma ligjore e PDK-së në pajtim me kërkesën e qytetarëve, voto për Trustin!

    June 14, 2022

    Kush është gruaja që dyshohet se u përfshi në zhdukjen e biznesmenit Bedri Rexhepi?

    June 14, 2022

    Këmisha e duksa, Kuran e verëra: Këto janë krejt dhurata që mori Kurti prej se erdhi në pushtet (Dokument)

    June 14, 2022

    Comments are closed.

    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo

    AKTUALE

    Lajme

    Besa Ismaili: Nisma ligjore e PDK-së në pajtim me kërkesën e qytetarëve, voto për Trustin!

    By B.SJune 14, 20220

    Besa Ismaili, ish deputete e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), në një opinion lidhur me…

    Kush është gruaja që dyshohet se u përfshi në zhdukjen e biznesmenit Bedri Rexhepi?

    June 14, 2022

    Këmisha e duksa, Kuran e verëra: Këto janë krejt dhurata që mori Kurti prej se erdhi në pushtet (Dokument)

    June 14, 2022

    Vuçiq s’e ndalë propagandën, teksa në Beograd kujtojnë disfatën e Serbisë në Koshare

    June 14, 2022

    TË TJERA

    Erdhën për 6 muaj dhe qëndruan 16 vite, historia e veçantë e çiftit anglez në Kosovë

    June 14, 2022

    ‘4 muzika live 800 lekë’, fatura e kosovarit në Shqipëri bëhet virale (Foto)

    June 14, 2022

    Ganimete Musliu e Leonora Jakupi e “kallin” atmosferën në kanagjeq

    June 14, 2022

    Rikthehet “2 Korriku – Beguncë”, turneu më i madh në vend

    June 14, 2022
    Rreth nesh
    Rreth nesh

    Korrekt Press është portal i pavarur i lajmeve i krijuar me vet-iniciativë nga një grup udhëheqësish medial.

    Korrekt Press mbulon çdo ngjarje të rëndësishme për Kosovën, rajonin dhe më gjerë.
    Email: info@korrektpress.com

    Facebook Twitter Instagram YouTube TikTok
    LAJMET E FUNDIT

    Besa Ismaili: Nisma ligjore e PDK-së në pajtim me kërkesën e qytetarëve, voto për Trustin!

    June 14, 2022

    Kush është gruaja që dyshohet se u përfshi në zhdukjen e biznesmenit Bedri Rexhepi?

    June 14, 2022

    Këmisha e duksa, Kuran e verëra: Këto janë krejt dhurata që mori Kurti prej se erdhi në pushtet (Dokument)

    June 14, 2022
    REKLAMË
    © 2022 Korrekt Press. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
    • Rreth nesh
    • Raportoni
    • Kontakti

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.