Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, është deklaruar i pafajshëm të martën mbi rastin e akuzave të shtuara në aktakuzën e konfirmuar nga Dhomat e Specializuara, të ndryshuar më 29 prill, të këtij viti.
Megjithatë, gazetari Vehbi Kajtazi e ka quajtur bizare mbajtjen e tij padrejtësisht në burgun e Hagës.
Madje, Kajtazi shtroi disa pyetje se për çka po mbahet ai në Hagë: “kujt i ka bërë keq apo kënd e ka dëmtuar?”.
Në një cicërimë në Twitter, Kajtazi tha se “nëse Krasniqi akuzohet për shkrime e libra koti, atëherë gjysma e shkruesve në Kosovë, do të përfundonin në Hagë”.
“Ne ndërdije, krejt mundem me i pa të fajshëm pos Jakup Krasniqit. Për çka është ne Hagë? Kujt i ka bërë keq? Kënd e ka dëmtu? Nëse akuzohet për shkrime e libra koti, atëherë gjysma e shkruesve në Kosovë do të përfundonin në Hage. Bizare mbajtja e tij në burg”, përfundoi ai.
Ne nderdije, krejt mundem me i pa te fajshem pos Jakup Krasniqit. Per çka eshte ne Hage? Kujt i ka ba keq? Kend e ka demtu? Nese akuzohet per shkrime e libra koti, atehere gjysma e shkruesve ne Kosove do te perdundonin ne Hage. Bizare mbajtja e tij ne burg. https://t.co/zGioalSOZU
— Vehbi Kajtazi (@vehbikajtazi) May 10, 2022