TË FUNDIT

    PDK s’merr pjesë në seancë, Kransiqi: Trup të mos përfshihen veteranët në pagën minimale

    June 14, 2022

    Del pasuria e Albin Kurtit – I mban 401 euro në bankë, 128 euro më pak se vitin e kaluar

    June 14, 2022

    Remi: Vjosa e Donika s’mund të jenë kundër UÇK’së, e bëjnë për diçka tjetër

    June 14, 2022
    Facebook Twitter Instagram
    Korrekt Press
    • Ballina
    • Lajme
    • Bota
    • Shqipëria
    • Sport
    • Shëndetësi
    • Showbiz
    • Opinione
    • Kuriozitete
    Facebook Twitter Instagram LinkedIn VKontakte
    Korrekt Press
    You are at:Home»Lajme»Von Cramon ia thotë në sy Vuçiqit: Nuk është mirë të jeni në anën e Putinit
    Lajme

    Von Cramon ia thotë në sy Vuçiqit: Nuk është mirë të jeni në anën e Putinit

    By A.JMay 30, 2022
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Eurodeputetja Viola von Cramon ka treguar se në takimin që pati me presidentin serb Aleksandar Vuçiq ia ka thënë në sy se ai duhet të vendosë se në anën e kujt është, si dhe që “nuk është mirë të jesh në anën e Putinit”.

    Megjithatë, ajo ka thënë se me Vuçiqin ka pasë një diskutim të sinqertë dhe të hapur për çështjet aktuale, ku kanë pozicion të njëjtë, por edhe i kanë adresuar ato çështje ku kanë dallime.

    Në një intervistë për mediumin serb “N1”, ajo tha se ata folën edhe për marrëdhëniet ndërmjet Serbisë dhe Rusisë.

    “Duhet të vendoset në anën e kujt je. Nuk është mirë të jesh në anën e Putinit, pra në anën e gabuar të historisë”, ka zbuluar von Cramon nga biseda që ka pasë me Vuçiqin.

    “Sigurisht që kemi biseduar për marrëdhëniet e Serbisë me Rusinë, marrëdhëniet shumë të ngushta, nëse shikohen historikisht dhe për këtë arsye populli serb ndihet afër Rusisë, për shkak të trashëgimisë historike”.

    Eurodeputetja tha se folën edhe për lidhjet ekonomike dhe lidhjet me infrastrukturën ruse dhe për atë se çfarë do të thotë ky ndikim në politikën e jashtme të Serbisë.

    “Ne diskutuam për disa tema, duke filluar nga çështja e sanksioneve energjetike, varësia energjetike nga Rusia, alternativat e ndryshme për Serbinë, duke përfshirë burimet e ripërtëritshme të energjisë, efikasitetin e energjisë”, tha ajo.

    Ndërkaq, von Cramon tha se Bashkimi Europian është i interesuar që ta afrojë Serbinë, por se i takon Serbisë të vendosë. Në këtë kontekst, ajo tha se ia ka bërë të qartë se partnerët europianë janë në përputhje me masat europiane e që janë sanksionet.

    “Presioni për atë çështje do të rritet. Nuk është në dorën e BE-së, është një vendim që duhet ta merrni, Në anën e kujt jeni? A e sheh dikush vendin e tij në BE, në familjen europiane? Serbia është padyshim europiane dhe është në interesin tonë që Serbia të jetë në përputhje me politikën e BE-së”, tha ajo.

    Kosova ishte gjithashtu temë në bisedën e raportueses për Kosovën në Parlamentin Europian me Vuçiqin.

    “Ne duhet të sigurojmë që Kosova të marrë vendin e saj. Nuk është në interesin tonë që Serbia të lobojë kundër pavarësisë së Kosovës. Unë do të doja që Kosova të ishte në të njëjtin nivel me Serbinë brenda BE-së. Në fund, mendoj se do të jetë e vështirë për ta futur Serbinë në BE për këtë çështje”, tha von Cramon.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    LEXO GJITHASHTU

    PDK s’merr pjesë në seancë, Kransiqi: Trup të mos përfshihen veteranët në pagën minimale

    June 14, 2022

    Del pasuria e Albin Kurtit – I mban 401 euro në bankë, 128 euro më pak se vitin e kaluar

    June 14, 2022

    Remi: Vjosa e Donika s’mund të jenë kundër UÇK’së, e bëjnë për diçka tjetër

    June 14, 2022

    Comments are closed.

    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo

    AKTUALE

    Lajme

    PDK s’merr pjesë në seancë, Kransiqi: Trup të mos përfshihen veteranët në pagën minimale

    By A.JJune 14, 20220

    Para se të nisë seanca e Kuvendit ku në rend dite është edhe miratimi i…

    Del pasuria e Albin Kurtit – I mban 401 euro në bankë, 128 euro më pak se vitin e kaluar

    June 14, 2022

    Remi: Vjosa e Donika s’mund të jenë kundër UÇK’së, e bëjnë për diçka tjetër

    June 14, 2022

    Vuçiq thotë se Serbia, eshtë e gatshme për marrëveshje për të pagjeturit

    June 14, 2022

    TË TJERA

    Erdhën për 6 muaj dhe qëndruan 16 vite, historia e veçantë e çiftit anglez në Kosovë

    June 14, 2022

    ‘4 muzika live 800 lekë’, fatura e kosovarit në Shqipëri bëhet virale (Foto)

    June 14, 2022

    Ganimete Musliu e Leonora Jakupi e “kallin” atmosferën në kanagjeq

    June 14, 2022

    Rikthehet “2 Korriku – Beguncë”, turneu më i madh në vend

    June 14, 2022
    Rreth nesh
    Rreth nesh

    Korrekt Press është portal i pavarur i lajmeve i krijuar me vet-iniciativë nga një grup udhëheqësish medial.

    Korrekt Press mbulon çdo ngjarje të rëndësishme për Kosovën, rajonin dhe më gjerë.
    Email: info@korrektpress.com

    Facebook Twitter Instagram YouTube TikTok
    LAJMET E FUNDIT

    PDK s’merr pjesë në seancë, Kransiqi: Trup të mos përfshihen veteranët në pagën minimale

    June 14, 2022

    Del pasuria e Albin Kurtit – I mban 401 euro në bankë, 128 euro më pak se vitin e kaluar

    June 14, 2022

    Remi: Vjosa e Donika s’mund të jenë kundër UÇK’së, e bëjnë për diçka tjetër

    June 14, 2022
    REKLAMË
    © 2022 Korrekt Press. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
    • Rreth nesh
    • Raportoni
    • Kontakti

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.