Forcat e armatosura të Ukrainës kanë vrarë snajperistin më të mirë rus, sipasa burimeve ruse pro-qeveri, shkruan Newsweek.
Lajmet për vdekjen e Alexander Kislinksy, snajperistit nga njësia ruse GRU e vendosur në Ukrainë, ishin raportuar me 24 maj në disa kanale ruse në Telegram dhe VK, një platformë ruse e rrjeteve sociale i ngjashëm si Facebook.
Llogaritë pro-ruse e cilësuan vdekjen e snajperistit në Ukrainë si të një “heroi” dhe “të një luftëtari” që meriton “përkujtimin e përhershëm”. Një fotografi nga funerali i Kislinksyt qarkulloi në VK, duke nënkuptuar se trupi i tij ishte sjellur në Rusi për t’u varrosur